POLITIKE

‘Takim ekskluziv’/ Edi Rama bën fushatë të financuar nga ‘palë të treta’ me diasporën  

I.A Përditësimi i fundit 12 Prill 2025, 08:33

‘Takim ekskluziv’/ Edi Rama bën fushatë të financuar

Të dielën në orën 15:00, në qendrën e kongreseve ‘Malpensa Fiere’ në Busto Arsizio të provincës së Varezes në Itali, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një miting të madh elektoral, me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve me banim në vendin fqinj.

“Ky është një moment unik për t’u lidhur me rrënjët shqiptare dhe për të diskutuar perspektivat e ardhshme të Shqipërisë,” shkruhet në një reklamë të postuar në rrjetet sociale ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, ndërsa theksohet se hyrja është falas.

“Një mundësi e veçantë për të takuar personalisht Kryeministrin dhe për të ndarë ide mbi të ardhmen e komunitetit shqiptar jashtë vendit,” shton reklama.

Edhe pse eventi cilësohet si një takim kulturor, ai zhvillohet në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe reklama mban një ‘hashtag’ të sloganit të përdorur nga Partia Socialiste, “#Shqipëria2030”.

Fushata e reklamave është postuar në platformat e kompanisë ‘Meta’ nga një faqe anonime në ‘Facebook’, në bashkëpunim me një organizatë në Itali të quajtur ‘E20Italia Associazione Culturale’, e cila drejtohet nga juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare me aktivitet në Milano, Vasenka Rangu Leka.

E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësje, zyra e shtypit në Kryeministri i drejtoi pyetjet tek Partia Socialiste, e cila nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërkohë, sipërmarrësja Vasenka Rangu tha se nuk e kishte të mundur të komentonte deri në javën e ardhshme “për mungesë kohe”.

‘Regjistrohu’ në formular

Partia Socialiste e Shqipërisë, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, po kërkon një manadat të katërt në krye të vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të parat prej rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ku mund të votojë edhe diaspora.

Prej gati një viti, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste – në nivel qendror dhe vendor, kanë nisur një seri të ngjeshur takimesh elektorale me shqiptarët që banojnë jashtë vendit, i njohur si ‘Turi i Diasporës’.

Takimi i së dielës në Busto Arsizio është i pari që mbahet brenda afatit 30-ditor të fushatës zgjedhore. Kryeministri Edi Rama e shpalli këtë takim nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ të mërkurën.

“Me shqiptarët e Italisë, Milano, 13 korrik, ora 15:00,” shkroi Rama me gërma të mëdha shtypi, duke ndarë një poster ku flamuri kombëtar dhe ai i BE-së rrethojnë një pëllëmbë dore të hapur, ku është shkruar numri ‘5′, i cili përfaqëson numrin rendor të PS-së në fletën e votimit.

Ky postim u shoqërua nga një fushatë reklamash në Instagram dhe Facebook, në italisht dhe shqip, ku i bëhej thirrje komunitetit shqiptar në Itali që të marrë pjesë ‘në një takim kulturor’ me kryeministrin.

Nga data 4 prill, në Facebook dhe Instagram janë shfaqur 16 reklama për këtë ngjarje elektorale, e cila prezantohet si një: “Takim Ekskluziv me Kryeministrin Edi Rama!”

“Merr pjesë në një event të jashtëzakonshëm me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, një ditë e dedikuar diasporës shqiptare,” bën thirrje reklama.

Pjesëmarrësit ftohen të regjistrohen nëpërmjet një formulari, ku i kërkohen të dhëna personale si emri, mbiemri, numri i telefonit dhe email-i.

Shqipëria miratoi dhjetorin e kaluar një ligj të ri për të dhënat personale, që e përafron legjislacionin shqiptar me direktivën e BE-së, të njohur si ‘GDPR‘, ndërkohë që institucionet publike kanë shprehur shqetësim për administrimin e të dhënave personale nga partitë politike gjatë fushatës.

Në një deklaratë për mediat në prag të hapjes së fushatës zgjedhore, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve i bënë thirrje partive dhe organizatave politike që të respektojnë ligjin dhe rregulloret mbi përpunimin e të dhënave personale të votuesve.

“Konsiderojmë si detyrë tonën parësore të garantojmë që të drejtat themelore të shtetasve të respektohen në çdo hap, duke zbatuar Kodin Zgjedhor, ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe Rregulloren e Përgjithshme GDPR të Bashkimit Europian”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi dhe Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Shkelje e Kodit në fushatën dixhitale

Sipas të dhënave të bëra publike në bibliotekën e reklamave ‘Ads Library’ nga kompania Meta, fushata e reklamave është paguar nga një organizatë jofitimprurëse e quajtur “E20Italia Associazione Culturale”, e cila kishte shpenzuar deri të premten të paktën 866 euro.

Sipas faqes së saj të internetit, ajo merret me organizimin e eventeve sociale dhe kulturore, si iniciativa bamirësie dhe evente sportive. Një nga eventet e listuara prej saj është një turne futbolli, i cili do të mbahet në korrik në Tiranë, në bashkëpunim me Albitsol Foundation dhe Universitetin e Sporteve.

Pas këtyre dy organizatave qëndron juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare, Vasenka Rangu Leka, e cila ka gjithashtu një kompani komunikimi të quajtur ‘Dora Communications’ dhe boton një revistë elektronike.

Ajo është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e Qendrës Shqiptare në Itali, një prej organizatave më aktive të diasporës shqiptare. Në vitin 2023, Rangu garoi në zgjedhjet për Parlamentin e Lombardisë si pjesë e Listës ‘Moratti’.

Reklamat në Facebook dhe Instagram për të promovuar mitingun e kryeministrit në Busto Arsizio janë bërë nga një faqe në Facebook e quajtur ‘Shqiperia në BE’, e cila është themeluar me 31 mars dhe numëronte 58 ndjekës të premten pasdite.

Në një foto të postuar në rrjetin social ‘X’, ajo shfaqet duke shoqëruar zyrtarë shqiptarë, si kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në takime me zyrtarë dhe homologë në Itali.

Takimi i së dielës pasdite nuk është i pari i organizuar nga Partia Socialiste në Busto Arsizio. Një turbim i ngjashëm u zhvillua edhe më 26 maj 2024, në pallatin e sportit të këtij qyteti, i cili u shoqërua gjithashtu me një fushatë të ngjashme reklamash në ‘Facebook’ nga palë të treta.

Kuadri ligjor shqiptar nuk e rregullon aktivitetin e ‘palëve të treta’, siç është shoqata e sipërpërmendur gjatë fushatës elektorale, edhe pse partitë politike kanë detyrim të deklarojnë vlerën e dhuratave në natyrë ose para që marrin prej tyre.

Megjithatë, në prag të zgjedhjeve, partitë politke garuese nënshkruan një instrument vetërregullues – Kodi i Etikës për Fushatat Dixhitale në Shqipëri, ku angazhohem të mos bëjnë fushata reklamash jotransparente nëpërmjet ‘palëve të treta’.

“Ky kod u shkel që ditën që u nënshkrua,” tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, një organizatë që monitoron sjelljen e subjekteve zgjedhore, duke iu referuar sulmeve me gjuhë denigruese midis palëve në prag të fushatës. “Pa pasur rregullim ligjor është vështirë të arrijmë korrigjimin e sjelljeve të tilla,” shtoi ai./Reporter.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë