Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratie, Sali Berisha po zhvillon sot në selinë blu një deklaratë për mediat, ku ka folur lidhur me vizitën dhe takimet e tij në Strasburg.
Berisha tha se ishte pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rusopulos. Më tej u shpreh se kishte zhvilluar takime të veçanta me delegacionin parlamentar në këtë asamble të Italisë, Suedisë, Greqisë.
Berisha tha Këshilli i Europës ishte institucioni i parë që ka vizituar gjatë kohës që ishte president, ndërsa shtoi se pas 13 vitesh pati sërish një pritje miqësore nga KiE. Kryedemokrati tha se dje ishte zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që pas tij ka munguar aty prej vitesh. Berisha shtoi se në takimet që ka zhvilluar ka paraqitur "të vërtetat pak të njohura mbi regjimin e Ramës".
"U ktheva nga një udhëtim, qëndrim dhe vizitë njëditore në Strasburg, i ftuar nga grupi i Partisë Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, por edhe grupi i demokratëve konservatorë në këtë asamble, për të shkëmbyer mendime për gjendjen në Shqipëri. Në këtë vizitë, u prita në një takim të veçantë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Rusopulos. U takova në takime të veçanta me delegacionin parlamentar në këtë asamble të Italisë, Suedisë, Greqisë. Zhvillova një takim të veçantë në komitetin prestigjioz të antitorturës në këtë institucion. Takova zyrtarë dhe miq të shumtë.
Në karrierën time politike, ky institucion është institucioni i parë që unë kam vizituar si President Republike. Këshilli i Europës është institucioni më i vjetër evropian pas Luftës së Dytë Botërore, i cili në themel ka zgjedhjet e lira, liritë dhe të drejtat e qytetarëve evropiane. Me këtë institucion kam pasur marrëdhënie intensive, qoftë si president apo kryeministër, qoftë si kryetar i partisë më të madhe opozitare. Këshilli i Europës me bankën e tij dhe me ekspertizat e jashtëzakonshme i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë shumë ët madhe financiare, teknike në betejën kundër korrupsionit, në të gjitha problemet e autonomisë lokale dhe rajonale, në çështjet e demokracisë.
Ai këshill, me iniciativën e Sali Berishës ka votuar rezoluta kundër regjimit socialist në kohën kur isha në opozitë.
Kësaj here, pas 13 vitesh, unë përsëri aty isha në shtëpinë time dhe pata një pritje shumë miqësore dhe të përzemërt.
Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar kaq e kaq vite.
Por duhet t’u them këtu, ishte një kënaqësi shumë e veçantë, pas të themi pothuajse skandalit ndërkombëtar të Edi Ramës, çka kishte detyruar në një akt të pashembullt me një lider evropian, kishte detyruar drejtuesit e këtij institucioni të anulojnë darkën zyrtare të parashikuar për kryeministrin e Shqipërisë, pasi ai nuk ishte i denjë për këtë darkë. Nuk ishte i denjë, ia anuluan darkën.
Nuk po ndalem në reagimet e tij pas anulimit të darkës që janë një turp i madh për të mos thënë dhe gjer më shumë.
Por tani po informoj shqiptarët se unë aty isha zëri i tyre, zë që u paraqiti grupeve parlamentare të vërtetat mjerisht pak të njohura mbi regjimin e Edi Ramës, narkoshtetin dhe narkodiktaturën në Shqipëri. Mendoj se ishte shumë e dobishme dhe e domosdoshme që parlamentaret e grupeve kryesore parlamentare siç është grupi i PPE në këtë institucion, të mësonin me dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme, të vërtetat e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të cilat u ndoqën me interes shumë të madh.", tha Berisha.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet e tij sociale spotin e çeljes s&...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e takimeve të tij në Strasburg, pasi sipas tij, u shkrinë të ...
TIRANË- Kryenegociatorja e BE-së Kaja Kallas ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se vetëm PS-ja mund të an&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kryenegociatoren e BE-së Kaja Kallas, gjatë konferencës për media...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në bisedimin e shefen e BE-së, Kaja Kallas, kanë diskutuar dhe për fushën e s...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se është e domosdoshme që i gjithë rajoni i Ballkanit të jet&...
TIRANË- Marrëveshja e financimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë është firmosur ditën e sotme në T...
kaja kallas TIRANË- Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama fo...
kaja kallas TIRANË- Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas po zhvillon sot një konferencë të p...
takimi TIRANË- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama. Në takim ish...