Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
ITALI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me shqiptarët e Italisë në Romë. Berisha falenderoi të pranishmit për mikpritjen shqiptarët e Italisë, ndërsa vlerësoi punët e tyre në këtë shtet.
Ai u shpreh se në 34 vitet e fundit, Italia e ka ndihmuar shumë Shqipërinë, ndihmë që ai tha se shkon në miliarda euro. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati ka kujtuar edhe takimet me ish-kryeministrin Silvio Berlusconi, i cili tha se në çdo takim mes tyre shprehej pozitivisht për shqiptarët.
Lideri i opozitës tha se me qeverinë italiane janë firmosur qindra marrëveshje bashkëpunimi në të gjitha fushat, dhe janë ndërmarrë sipërmarrje me rëndësi strategjike për Europën siç është gazsjellësi TAP. Më tej paralajmëroi se projektet e ardhshme mes dy vendeve do jenë edhe më të mëdha.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Së pari përshëndetjet më të përzemërta për ju emigrantë shqiptarë të pranishëm në këtë sallë. Për shqiptarët dhe miqtë e tyre italianë kudo që ndodhen sot në tërë Italinë. Për prindërit dhe familjet tuaja në Shqipëri. Mirënjohje të pakufishme për praninë tuaj. Një falënderim dhe mirënjohje të përzemërt miqve tanë italianë, deputetes së Forza Italia, zonjës Erika Maseti.
Mikut tim, deputetit Aleksandro Batilokio.
Ish-senatorit dhe gazetarit të shquar italian Antonio Razi. Mikut tim Pepe Leone. Një falënderim shumë të madh për pritjen vëllazërore, nderimet e mia më të pakufishme, më të përzemërta, më të flakta. Të dashur miq, lidhje të hershme tradicionale trashëgojnë dy popujt dhe dy vendet tona mike. Arbëreshët në pesë shekuj ekzistencë, falë dashurisë së tyre për dheun mëmë dhe dashamirësisë së vendasve arritën të ruajnë gjuhën, identitetin dhe kulturën e tyre kombëtare. Por jo vetëm kaq, ata i dhanë këtij kombi personalitete të shquara, kryetarë qeverie, guvernatorë, ministra, ambasadorë, poetë, shkrimtarë, artistë, këngëtarë.
Kjo diasporë në Itali do të ishte dhe djepi i rilindjes tonë kombëtare. Pas rënies së Perdes së Hekurt, si ajo pas vdekjes së prijësit tonë të përjetshëm, Skënderbeut, një valë më e madhe emigracioni do të mërgonte në Itali. Një gazetar italian në atë kohë foli për njerëz që vijnë nga një popull fantazëm. Nuk do motivet për të cilat ai e tha atë, por di që ai pothuajse nuk ekzagjeroi asgjë. Sepse ne në atë kohë ishim njerëzit më të rraskapitur të planetit nga diktatura staliniste e kasaphanës së luftës së klasave, nga tirania e hiperkolektivizimit dhe mjerimit, nga diktatura e izolimit dhe indoktrinimit.
Por miqtë e mi, ata shqiptarë fantazmë të asaj kohe dhe të tjerë që mbërritën më vonë, me sakrifica, punë, ndershmëri, mençuri, devocion, u dëshmuan në këtë vend punëtorë të aftë, sipërmarrës të suksesshëm, partnerë luajalë, studentë të shkëlqyer, artistë, shkencëtarë, këngëtarë të mëdhenj që me suksesin e tyre, në dheun e tyre krenohet kombi italian, krenohet kombi shqiptar.
Zoti i bekoftë Italinë, këtë komb të madh. Në 34 vitet e fundit, Italia i ka dhënë Shqipërisë një ndihmë të jashtëzakonshme që shkon në miliarda euro. Italia është vendi ku shqiptarët mësuan se kudo tjetër. Shqiptarët sollën në vendin e tyre me mijëra të reja me të cilën transformuan Shqipërinë. Ndaj dhe unë dua të përulem me mirënjohjen më të madhe para këtij kombi mik, para të gjithë italianëve që pritën, punësuan dhe punojnë me shqiptarët. Një mirënjohje të veçantë kam unë për autoritetet shtetërore të këtij vendi, nga Andreoti tek i pavdekshmi Silvio Berluskoni. Nga Tatarela tek Fini, Butilione e presidenti Tajani e miqtë e mi në Forza Italia. Nuk harroj kurrë takimet e mia me Silvio Berluskonin. Në çdo takim do më thoshte, Sali, me shqiptarët nuk kemi asnjë problem, janë të shkëlqyer. Me qeverinë italiane kemi firmosur qindra marrëveshje bashkëpunimi në të gjitha fushat, por kemi ndërmarrë edhe sipërmarrje me rëndësi strategjike për Europën siç është gazsjellësi TAP. Projektet e ardhshme do jenë edhe më të mëdha.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme me rublikën e tij SY m'SY ku i është përgjigjur komentit të një ...
SPANJË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij në Madrid ka zhvilluar një intervistë për median spanjolle "L...
KOSOVA- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin për ...
KOSOVA- Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë po marrin pjesë edhe gjashtë subjekte politike nga komuniteti serb. Megjithatë,...
Foto ilustruese KOSOVË - Lista Serbe po merr pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare që po mbahen në Kosovë pas dy vitesh boj...
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas votimit ka shijuar një kafe së bashku me prindërit dhe bashkëshorten e tij. Ai ka...
Foto ilustruese ITALI - Ka nisur takimi i Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me diasporën në Romë. Qindra emigrantë shqiptar&e...
pamje nga patrullimi i eulex KOSOVË- Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se parulla...
Ivi Kaso TIRANË - Sekretari për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso në një deklarat&eu...
KOSOVA- Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot qendrën e votimit në shkollën fillore Sveti Sava n&e...