Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
TIRANË- Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me takimin e kryeministrit Edi Rama të zhvilluar në Athinë me emigrantët shqiptarë. Blushi gjatë fjalës së tij u shpreh se aktiviteti i sotëm në të vërtetë ishte mbushje e stadiumit me administratë dhe patronazhistë të ardhur nga Shqipëria.
Ai gjithashtu foli në lidhje me raportimet se rreth 3000 patronazhistë janë nisur sot drejt Greqisë për eskursion me taksat e shqiptarëvë, por edhe të paguar me paratë e korrupsionit të “Rilindjes” për t’u maskuar gjoja si emigrantë. Ai më tej shtoi se ky degradim demokratik ka prodhuar rrënim ekonomik dhe shpopullim dramatik të vendit. Sipas tij në 10 nga 12 Qarqet e Shqipërisë kemi një zbrazje demografike ndërsa shtoi se të dhënat e EUROSTAT-it bëjnë të ditur se rreth 78% e totalit të aplikimeve për azil, janë nën moshën 34 vjeç, pra forca më aktive e vendit dhe shoqërisë.
Shpopullimi i qëllimshëm, pjesë e axhendës antikombëtare të Qeverisë, është një nga plagët më të mëdha që Edi Rama dhe “Rilindja” i ka shkaktuar vendit. Edi Rama është shkaku kryesor që ka përzënë nga Shqipëria rreth 1 milionë shqiptarë në emigrim. Edi Rama është zbatuesi i axhendës antikombëtare të shpopullimit që ka mpakur Shqipërinë në 11 vite, më egër se çdo pushtues dhe armik i kombit shqiptar. Shqiptarët po ikin, duke zënë vendin e tretë në botë për të larguarit nga vendi, sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, në nivele aq dramatike sa i ka detyruar të rrezikojnë edhe jetën vetëm për t’u larguar nga vendi!
Edi Rama dhe “Rilindja” e kanë kthyer Shqipërinë në një narkoshtet, ku: – Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë rrëmbyer nga mafia në pushtet; – Sistemi i kontrollit dhe balancave nuk ekziston për shkak të kapjes së shtetit; – Llogaridhënia është asgjesuar; – Kuvendi është rrëmbyer nga Qeveria dhe veprimtaria politike e përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës në Kuvend dhe pushtet vendor është kufizuar me ligje të posaçme dhe përjashtime; – Opozita “emërohet” me vendime gjykatash dhe drejtuesit e saj realë arrestohen, izolohen, kërcënohen dhe shantazhohen; – Drejtësia është kapur në mënyrë mafioze dhe funksionon me regji duke bërë goditje selektive sipas interesit politik të ditës së Kryeministrit dhe në shërbim të agjendave elektorale të tij.
Ky degradim demokratik ka prodhuar rrënim ekonomik dhe shpopullim dramatik të vendit. Në 10 nga 12 Qarqet e Shqipërisë kemi një zbrazje demografike. Të dhënat e EUROSTAT-it bëjnë të ditur se rreth 78% e totalit të aplikimeve për azil, janë nën moshën 34 vjeç, pra forca më aktive e vendit dhe shoqërisë. Ky nivel kaq i lartë i migrimit potencial, vërehet edhe në universitetet e vendit ku thuajse 79% e rinisë universitare dëshiron të emigrojë pas studimeve.
Edi Rama është autori i vrasjes së shpresës së të rinjve dhe vetëm për shkak të tij dhe të “Rilindjes”, sot jemi vendi më i varfër në Europë, me pagat dhe pensionet më mizerabël në rajonin tonë.
Edi Rama sot duhet t’u kërkonte ndjesë miliona shqiptarëve që i dëboi nga vatrat e tyre, nga shtëpitë e tyre, nga qytetet e tyre dhe nga Shqipëria. Edi Rama sot duhet të kërkonte ndjesë për krimet dhe vjedhjet monstruoze të “Rilindjes”, për vrasjen e shpresës së të rinjve dhe për gjendjen e mjeruar ku ka zhytyr mbi 700 mijë pensionistë shqiptarë. Edi Rama sot u tall me shqiptarët në Athinë, duke mbushur stadiumin me patronazhistë të paguar, me administratë të detyruar dhe me qindra policë e gardistë civilë të marrë me vete nga Tirana.
Mediat raportojnë se rreth 3000 patronazhistë janë nisur sot drejt Greqisë për eskursion me taksat tona, por edhe të paguar me paratë e korrupsionit të “Rilindjes” për t’u maskuar gjoja si emigrantë në mitingun e sajuar të Edi Ramës në Athinë. I vetmi shërbim që Edi Rama, ky Esad Pashë i ri dhe tradhëtar i kombit, mund t’u bëjë sot shqiptarëve është largimi një orë e më parë nga qeverisja e vendit dhe ndëshkimi i merituar për të gjitha krimet që i ka bërë popullit të vet në 11 vite qeverisje.
Diaspora shqiptare është një pasuri dhe vlerë e çmuar kombëtare. Shqiptarët që jetojnë jashtë e kanë merituar prej kohësh t’u jepet mundësia për të votuar dhe për të marrë pjesë në jetën politike, ekonomike dhe sociale të Atdheut të tyre. Partia e Lirisë prej kohësh ka kërkuar që Diasporës t’i garantohet e drejta e votës, por është Edi Rama që e pengon atë qëllimisht sepse është ai dhe “Rilindja” që me politikat e dështuara shtetërore kanë nxitur shpopullimin.
Ndalimi i shpopullimit është kryeprioritet i Partisë së Lirisë. Të bashkohemi kundër shpopullimit duke mbështetur 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve!
Vokshi TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për media ku u shpreh se ven...
Nënat në festë KUKËS- Deputete e PS-së në Kukës, Gerta Duraku ka ndarë një video në rrjetin e tij so...
Edi Rama Vizita e sotme e kryeministrit Edi Rama në Greqi dhe takimi me emigrantët shqiptarë është parë nga shumë faktor...
Rama ATHINË- Kryeministri, Edi Rama ka nisur ditën e sotme turin e takimeve me diasporën "Krenar për Shqipërinë" ku ndal...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë në Greqi ditën e sotme para emigrantëve shqiptarë, në favor të...
Edi Rama ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë ka kërkuar shfuqizimin e lig...
Edi Rama ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, në përfundim të fjal&e...
Edi Rama ATHINA- Kryeministri Rdi Rama gjatë falës së tij në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se ...
Edi Rama ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se se rruga e vetme që d...
Edi Rama ATHINA- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë kujtoi dhe vitet kur shqiptar&eum...