Kryeministri Edi Rama fajëson mediat pas talljes së tij për deklaratat ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se deklaratat e tij janë bërë me humor.
Rama:
Është me të vërtetë e jashtëzakonshme se si funksionon sot media dhe se si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor, në frymë miqësie, papritmas shëndrrohet në titull ndërkombëtar të një samiti me dhjetëra vende, ndërkohë që gjithçka tjetër, thelbi i vërtetë, bëhet i parëndësishëm.
Por po, ishte kënaqësi sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të rikujtoja një lapsus të Presidentit Trump, i cili dikur tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që Emmanuel vetë kishte punuar pa lodhje, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Një shaka, një moment miqësor. Sigurisht, s’ka asnjë problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh e ta kthesh në helm politik është thjesht e padrejtë. Prandaj le ta themi troç:
E vërteta është që Presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe aty ku të tjerët kishin provuar por kishin dështuar, dhe vijon ta ndjekë atë me ngulm.
Ajo shkëmbesë nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzish, të cilët në fakt janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Tetor21:23
Ironia e Ramës me Donald Trump, Fatos Lubonja: E papeshuar politikisht se çfarë pasojash mund të ketë
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ironinë e kryeministrit Edi Rama drejtuar presidentëve Macron dhe Aliyev, në lidhje me ngatërrimin e emr...
POLITIKE
2 Tetor21:21
Thellohet skandali/ Tallja e Ramës me Trump përdoret nga e majta amerikane për fushatë, mediat kërkojnë reagim nga Shtëpia e Bardhë
Thellohet më tej skandali i Edi Ramës gjatë një samiti të Komunitetit Politik Europian.
Rama u filmua duke tallur presidentin amerikan...
POLITIKE
2 Tetor20:54
Ankimi i Dekretit të Presidentit/ Dervishaj: GJK duhet ta pezullojë menjëherë. Pse është precedent tejet i rrezikshëm
Për avokatin dhe ish këshilltarin ligjor të ish Presidentit, Ilir Meta, Bledar Dervishaj, e konsideron një precedent tejet të rreziksh&...
POLITIKE
2 Tetor19:33
Gjesti i turpshëm i Ramës bëhet viral/ Gazeta britanike: Rama-Macron kapen duke u tallur me Trump!
Tallja që kryeministri shqiptar, Edi Rama I bëri Presidentit amerikan, Donald Trump nuk u la jashtë vëmendjes edhe të mediave britanike...
POLITIKE
2 Tetor19:25
Begaj pret presidentin e Letonisë: Jemi më të vendosur dhe të bashkuar në aleancë dhe për t'i bërë ballë agresionit të Rusisë
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Vizita e tij në Tiranë pason atë t&eum...
POLITIKE
2 Tetor19:04
"Shumica ka ndërtuar një sistem patronazhimi e klientelist"/ Ermal Hasimja flet troç pas propozimit për të garuar si kryebashkiak i Tiranës
Ermal Hasimja, një nga kandidatët e mundshëm të përfolur nga opozita për Bashkinë e Tiranës ka treguar si e priti...
POLITIKE
2 Tetor19:03
Koka: PD, betejë për zgjedhje të parakohshme, mekanizmi i vetëm për të ndryshuar regjimin
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin Task Force në Syri TV, foli mbi situatën politike aktuale dhe betejën e Partisë Demokratike...
POLITIKE
2 Tetor17:19
U inaugurua me bujë nga Rama e Balluku, Berisha publikon pamje nga shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar për gjendjen e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, vetëm një muaj pas inaugurimit t&eu...
POLITIKE
2 Tetor16:55
Rama i dha 50 milionë lekë zv/ministres për kurim jashtë, gazetari: Pse Mira Rakacolli, nuk i beson Onkologjisë shqiptare?
Nga Osman Stafa
Pse ish-zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, nuk i beson Onkologjisë shqiptare? Dua të shpreh solidaritetin ...
POLITIKE
2 Tetor14:56
Zgjedhjet në 6 bashki/ KQZ propozon datën për çeljen e fushatës
KQZ i ka propozuar Komisionit Rregullator datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në 6 bash...