Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më...
Është nën kontratë me Mallorca-n deri në 2028, por në Spanjë dhe Turqi, e bëjnë të sigurt rikthimin e Vedat ...
Koreja e Veriut prezantoi të enjten një impiant të ri për prodhimin e lëndës djegëse që përdoret në bombat b...
Sot është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve, të cilët kundërshtojnë projektin turistik në zon&eu...
Një avokat britanik për të drejtat e njeriut thotë se ish-bashkëshortja e nipit të sundimtarit të Dubait është zh...
Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, ësht&...
Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Meçollari dhe plagosjes së kolegut Edison Adri më 4 qershor në Maliq,...
Gjatë emisionit televiziv Top Story, analisti Arjan Curri ka bërë një koment ironik në lidhje me deputetin Erion Braçe, duke shk...
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Proku...
Dosja hetimore ndaj ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku duket se po thellohet, ndërsa paralajmërohen zhvillime të forta nga Pro...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaron se situata politike në vend ka arritur kulmin e tensionit, duke akuzuar maxhorancën për kontroll të plotë të parlamentit dhe përpjekje për të penguar drejtësinë.
Sipas Boçit, parlamenti ka dalë tashmë në “pamjen e tij të vërtetë”, duke u kthyer në një strukturë të kontrolluar nga maxhoranca dhe, sipas tij, në një aneks politik të Partia Socialiste e Shqipërisë. Ai tha se refuzimi për heqjen e imunitetit përbën një përplasje të hapur mes parlamentit dhe drejtësisë, duke theksuar se ekzekutivi dhe shumica parlamentare po veprojnë për të mbrojtur interesat e tyre politike.
Boçi: Themi që jemi në kulmin e tensionit politik, sepse tashmë parlamenti ka dalë në atë pamjen e vërtetë. I kapur, i kontrolluar nga maxhoranca, një aneks politik i Partisë Socialiste, mos të themi vetëm i ekzekutivit, që i bindet vetëm urdhërave politik dhe mospranimi për heqjen e imunitetit tregon dhe kundërvënien që sot parlamenti ka ndërtuar me drejtësinë, që sot ekzekutivi bashkë me parlamentin kanë ndërtuar me drejtësinë, me atë drejtësi që deri më tani e kanë reklamuar që është produkt i tyre, i vullnetit të tyre dhe i dëshirës së tyre për të pasur me demek drejtësi në Shqipëri, gjë që nuk është e vërtetë, nuk ka ndodhur dhe aq më tepër që dëshminë më të fortë e jep edhe ky lloj impostimi që ato kanë marrë përsipër vetë.
Shqetësimi kryesor në raport me situatën le të themi nuk është thjesht që sot kemi dy qëndrime dhe dy raporte të ndryshme të dala nga Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve. Çështja është që këta do të tentojnë, sipas mendimit tim, që fare mos e futin fusin në rendin e ditës, me qëllim që të shmangin edhe debatin parlamentar dhe atë zhurmën publike që ka akti i tyre, që ata e dinë shumë mirë që është akt i shëmtuar politik, është një mbrojtje e hapur e korrupsionit të qeverisë.
Dhe nuk ka një qartësi në këtë aspekt, me gjithëse Partia Demokratike e ka dorëzuar raportin e anëtarëve të saj dhe qëndrimin e saj në raport me imunitetin. Mungesa e ndonjë raporti nga ana e tyre si duket hec drejt kësaj linjës për ta penguar. Megjithatë, megjithëse themi që, po, jemi në kulmin e tensionit politik, duhet të bëjmë dhe pyetjen tjetër, a ishte e parashikueshme një gjë e tillë?
Ne shpesh e kemi debatuar edhe bashkë përgjatë këtyre muajve, dhe gjithmonë ne kemi parashikuar që Edi Rama, duke qenë që është vetë brenda, këmbë e duar, do përpiqet që këtë çështje ta shtyjë me kohë procedurash, ta kalojë në limitet tre mujore të saj dhe të mbrojë patjetër veten e vet në radhë të parë dhe pastaj Ballukun dhe punët e pista që kanë bërë bashkë, korruptive, që lidhen jo vetëm në një drejtim, jo vetëm me rrugët, jo vetëm me Llogaranë, por që lidhen edhe në drejtime të tjera dhe ndoshta dhe me aksin, sigurisht po kjo akshi, Rama është akoma më evident, më i shfaqur, më i ndërfutur dhe me fijet e tij korruptive.
Pra, kjo situatë dukesh që do do shkonte deri në këtë kulm. Kemi kulm të prishjes së marrëdhënieve të qeverisjes edhe me ndërkombëtarët, jo vetëm sulm ndaj drejtësisë dhe parlamentarizmit, por dhe në aspektin tjetër se ka një paralajmërim të fortë nga Këshilli i Europës, të cilin e kemi diskutuar bashkë. E të vini që dolën me një deklaratë para tre e katër javësh, që në qoftë se nuk dorëzohet Balluku, në kontekst, atëherë bllokohet edhe pjesa e avancimit të iniciativës së Shqipërisë për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Shumë sensitive dhe kanë këmbëngulur të gjithë delegacionet edhe i PPE-së, por edhe delegacionet e tjera ndërkombëtare, sikurse shumë përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë e kanë cilësuar si kusht kryesor dorëzimin e mandatit, jo dorëzimin e Ballukut, nëse themi në këtë sens, por dorëzimin e mandatit që drejtësia të bëjë punën e saj hetimore, të mos pengohet në punën e saj edhe të ketë në dispozicion të gjitha provat që ajo ka kërkuar krahas atyre elementeve që disponon, që përmblidhen në atë dosjen e famshme 16.000 faqe që është e ditur vetëm për deputetët që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve dhe të imuniteteve.
Pra situata është një situatë, megjithëse në kulm, e ndërtuar me shumë dashje nga ana e Ramës, jo me dashje sepse ai në vetvete kërkon që të ndërtojë një konflikt të tillë, por me dashje sepse ai është në pozitën për të mbrojtur në maksimum pozicionin e tronditur të vetes të tij, të kapur në korrupsion galopant masiv, në shumë afera dhe ku përgjegjësia kryesore patjetër është e tij dhe cilën përgjegjësi ai nuk mundet ta shmangë më.
Mundet ta shtyjë në kohë siç po vepron, por nuk mundet ta shmangë më. I gjithë teatri me Gjykatën Kushtetuese për pezullimin ishin thjesht pirueta për ta çuar çështjen deri në kufirin e djegies së të gjitha afateve proceduriale me qëllim që të shpëtojë veten e tij, po sigurisht dhe Ballukun. Dhe mënyrën si e ka shpëtuar Ballukun, qartazi duket që pazari ka funksionuar.
Komisioni Europian ka reaguar për vendimin e Partisë Socialiste për të rrëzuar kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit ...
Kreu i SPAK, Klodian Braho ka folur mbi raportin e depozituar një ditë më parë në Kuvend, ku pasqyrohej e gjithë veprimtaria e zhv...
Grupi Parlamentar i PD ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontroll...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me deputetin gjerman Peter Beyer, ku në qendër të bisedës ishte...
Ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit ...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka folur në lidhje me raportin e paraqitur një ditë më parë nga socialistët, të cil&eum...
Gazmend Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, reagoi pas vendimit të Partisë Socialiste për të refuzuar k&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar pas një iniciative të Kreut të Gjykatës së Lartë Sokol...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ishte i pa saktë ditën e djeshme kur në mbledhjen e g...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi po mban jë deklaratë për mediat nga selia blu ku u ka bërë thirrje qytet...