Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka kritikuar mënyrën se si kryeministri Edi Rama po përballet me protestën në Shqipëri, duke deklaruar se presioni ndaj pedagogëve, nxënësve dhe prindërve nuk mund të shuajë pakënaqësinë që ekziston në shoqëri.
Duke krahasuar protestën në Shqipëri me ato të zhvilluara në Francë, Itali, Belgjikë dhe Portugali, Tela theksoi se bëhet fjalë për situata të ndryshme, me shkaqe dhe kërkesa që nuk mund të barazohen.
Sipas tij, protesta në Shqipëri ka zgjatur prej më shumë se 130 ditësh, është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe ka pasur kërkesa të drejtuara ndaj kryeministrit dhe qeverisë.
Ai deklaroi se përpjekjet për të delegjitimuar protestën dhe presionet ndaj pedagogëve, nxënësve e prindërve nuk mund ta zgjidhin krizën dhe as të shmangin pakënaqësinë e qytetarëve.
‘Pedagogët mund t'i kërcënosh. Pedagogët mund të jenë xhelozë me njëri-tjetrin. Mund të kërcënosh nxënësit në klasa. Mund të kërcënosh prindërit e nxënësve. Por ti nuk mund ta shmangësh dot mllefin që ekziston në shoqëri’, deklaroi Andi Tela.
‘Në raste se ne këtu do të duam të krahasojmë protestën që po ndodh në Shqipëri, me atë që ka ndodhur në Francë, në Itali, në Belgjikë apo në Portugali, duhet të bëjmë një dallim thelbësor. Është pra, ku kanë nisur protestat? Cili është thelbi i protestave në Shqipëri dhe në këto katër vendet perëndimore?
Nëse në Shqipëri ne kemi një protestë, një 130 e ca ditore, paqësore, me numër të jashtëzakonshëm njerëzish dhe me çështje të drejtuara ndaj kryeministrit dhe ndaj qeverisë shqiptare, ndaj kësaj maxhorance, kemi parë që në këtë periudhë të fundit, diku në mes të shtatorit ka nisur një protestë në Francë e nxënësve dhe e studentëve për shkak të kurrikulës dhe të ndihmës mësimore nga pedagogët.
E cila, e cila pati dy momente të një proteste ndërkombëtaret, por në dy data të veçanta, në 6 dhe në 18 tetor, patëm një protestë në Itali në 18 dhe 19 tetor në tre-katër qytete të veriut të Italisë. Patëm një protestë në Bruksel dhe më tej në Bryzh, por e nisur nga sindikatat në Belgjikë.
Patëm një protestë në Portugali, duke imituar protestën që ishte bërë në Francë për qiratë, edhe atje. Të katëra këto protesta nuk kanë asnjë lidhje me protestën që zhvillohet në Shqipëri. Aktet e dhunës në Paris, edhe në Milano, janë akte dhunës të drejtuara ndaj bizneseve, ndaj dyqaneve, ndaj dyqaneve të luksit, të thyera dhe të grabitura.
Përballja atje me policinë ka qenë e ashpër. Por nuk kemi parë në asnjë prej këtyre vendeve skenat që u panë në Shqipëri.
Nuk kishte në qendër të Milanos makinat e ujit dhe gazi lotsjellës, që shpërndante konfliktin nëpër rrugët e tjera të Milanos. Zhvillohej atje, në Piazza Duomo. Atje ishte konflikti, atje ishte gazi lotsjellës, atje ishte përplasja, atje ishin arrestimet. Por nuk kishte policia atje që drejtonte turmën për të marrë rrugët e Milanos siç merrte djathtas, majtas, rrugët e Tiranës.
Si shpërndante gaz lotsjellës në të gjitha këto ambiente. Se si arrestoheshin dhe dhunoheshin qytetarët në Shqipëri. Minorenët në Shqipëri. Nëse ata në Itali, Meloni apo në Francë, Macroni, po diskutojnë dhe po nxjerrin dekret apo vendime qeverie për të marrë masa dhe për t'i ashpërsuar masat ndaj atyre që dhunojnë...
Kryeministri shqiptar mund të ta marrë dhe ta imitojë dhe të marrë atë masën e atyre dhe ta vendosë në Shqipëri. Por thelbi për të cilën ti po përballesh me njerëzit përballë, nuk ka lidhje fare me atë që ndodh në Francë dhe në të tjerë.
Ti duhet t'i përshtatesh këtij realiteti që është në Shqipëri. Ti nuk mundesh dot të injorosh për 130 e ca ditë një protestë paqësore, duke mos realizuar një milimetër të atyre kërkesave, ishin pesë të tilla dhe ti nuk bëre asnjë lëvizje për të plotësuar qoftë njërën prej tyre, dhe për të thënë më pas ok, hajde dialogojmë.
Gjatë këtyre ditëve e anatemohesh plotë, e delegjitimoi... dhe të njëjtin gjë po përpiqet të bëjë sot me këtë protestë. Të cilën, sigurisht, pedagogët mund t'i kërcënosh. Pedagogët mund të jenë xhelozë me njëri-tjetrin.
Mund të thonë, pse del ky grupi i unionit dhe nuk del grupi i tjetër. Mund të kërcënosh nxënësit në klasa. Mund të kërcënosh prindërit e nxënësve. Por ti nuk mund ta shmangësh dot mllefin që ekziston në shoqëri. Dhe pikërisht sepse në këtë shoqëri kërkohet një paqe sociale, kryeministri është ai që duhet të marrë vendimet e duhura për të arritur te ajo që kërkojnë të gjithë.’, tha Andi Tela në SYRI TV.
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi i pranishëm në protestë tha se me 50 milionë eurot që vodhi Balluku, do të ndryshonte jeta e...
Mark Gjonaj, i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, ku dënon dhunën policore ndaj të rinjve që protestojnë në S...
Kryeredaktori i Syri Television, Romir Saraçi, zbulon detaje të reja lidhur me protesuesin i cili është goditur disa herë nga policia...
Kryeministri Edi Rama përmes një video në rrjetet sociale është vendosur përballë akuzës se mbrojti ish-zëvendë...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotov në drejtim të god...
Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin e Liderëv...
Kritikët e korrupsionit dhe keqqeverisjes kanë të drejtë: Plenkoviqi i Kroacisë, Rama i Shqipërisë dhe Vuçiqi i Serbis...
Ndaj s’ka asnjë shërbim nga shteti, janë të përjashtuar nga qeverisja. Rama krijoi një kapitalizëm aq të egër...
Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër nuk e njeh sindikatën që ka njoftuar bojkotin e procesit mësimor në k...
Për të dytën ditë radhazi studentët dhe pedagogët kanë refuzuar të ulën dhe të dialogojnë me kryeminist...