POLITIKE

Tomorri: Nëse çështja e Ballukut përfundon te vila në Dhërmi, atëherë po shmanget thelbi i aferave

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Qershor 2026, 19:28
Tomorri: Nëse çështja e Ballukut përfundon te vila në

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në emisionin "Task Force" në Syri TV se qytetarët kanë humbur besimin se sistemi i drejtësisë do të arrijë ndonjëherë te kryeministri Edi Rama, pavarësisht numrit të madh të zyrtarëve të lartë të qeverisë që janë hetuar apo përfunduar pas hekurave. Sipas tij, Rama ka ditur ta kthejë edhe goditjen e bashkëpunëtorëve të tij nga drejtësia në një instrument propagandistik dhe politik në favor të vetes.

Duke u ndalur te ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe sekuestrimi i vilës së saj në Dhërmi, Tomorri ngriti pikëpyetje mbi drejtimin që mund të marrë hetimi. Ai tha se, pa paragjykuar procesin, nëse e gjithë çështja e korrupsionit ndaj Ballukut do të reduktohej vetëm te një vilë e përfituar gjatë kohës kur drejtonte Albcontrol-in, atëherë opinioni publik do të kishte të drejtë të dyshonte se po shmanget thelbi i akuzave dhe përgjegjësive politike.

Debati në studio:

Meço: Çfarë e mban Edi Ramën në pushtet? Çfarë është duke e mbajtur Edi Ramën në fakt?

Tomorri: Shiko, Edi Rama ka qenë një mjeshtër i propagandës. Ka ngritur një aparat edhe një makineri shumë të fortë propagande dhe arriti që edhe këto që ministrat e tij binin, kapeshin me presh në dorë në vjedhje, t'i shndërronte në, ose t'ja shiste publikut si merita të këtij, se thoshte kjo ishte e paimagjinueshme ndonjëherë që të kapte drejtësia, po e bëra unë drejtësinë. Kishim ne që e bëmë drejtësinë e pavarur që sot po ndodhin këto. Tani qytetarët, dhe kjo besoj se është një nga ato faktorët që e ndezin edhe më shumë atë protestë, që e nxisin edhe më shumë, e kanë kuptuar që zoti Rama nuk mund të bjerë me drejtësi, me sistem drejtësie. Se ka pas qenë një shpresë e madhe SPAK-u do vete te Rama, po i afrohet rajoni, ky Veliaj, argatë... Velinda... tani radha do i vijë te Rama. Kjo u mor vesh që te Rama radha s'ka për të vajtur asnjëherë. Ndaj Rama ose do largohet me revoltë popullore dhe me protesta popullore, ose do vazhdojë të jetë aty, për drejtësi do jetë aty edhe mbas 100 vjetësh, ose sa t'i japë zoti jetë. Do ta kemi aty. Këta shokët e vet do vazhdojnë nëpër burgje dhe ai e ka historik të, e ka qejf t'i çojë shokët nëpër burgje.

Por ai do vazhdojë të qeverisi. Pra ai nuk ka marrë praktikisht as më të voglën kosto që një ushtri e madhe ministrash, drejtorësh, të emëruar nga ai vetë, me firmën e vet, kanë rezultuar që kanë vjedhur, kanë futur duart në paratë e qytetarëve, kanë shkuar më tej në krijime grupesh kriminale, organizatash të strukturuara kriminale. Ai nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për këtë. Përkundrazi e ka kthyer në meritë.

Meço: Dhe asnjë kosto, kjo është e vërtetë.

Tomorri: Kur ka, kur ka dashur, kur nuk i është prishur punë, nuk është bërë barrierë. Kur ka dashur dhe e ka dashur situata, sigurisht që është bërë barrierë, ka vendosur dhe parlamentin për t'i mbrojtur. Dhe sigurisht tani të gjithë kanë të drejtën të mendojnë që nëse akuza për zonjën Balluku do të jetë që diku aty kur ishte drejtoreshë e Albpetrolit, qenka tunduar dhe paska marrë një vilë... Albkontrollit, më fal.

Që nga tunduar dhe paska marrë një vilë 140 metra katrorë, se ishte dhe e vogël ajo tani për standardet e vjedhjeve...

Meço: Edhe të fundojnë, të fundojnë në tipe besoj dje dhe vendimet që u dhanë dhe për çështjen e dosjes së Arben Ahmetajt...

Tomorri: Pa dashur, pa dashur të paragjykojmë, në qoftë se akuza për korrupsion apo kompleta akuza ndaj zonjës Balluku do të katandiset te kjo vila, që zonja Balluku qenka tunduar dhe e paska marrë gjatë kohës që ishte drejtoreshë e Albcontrol.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan