Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Gazetari Klodian Tomorri deklaroi se korrupsioni mbetet faktori kryesor që, sipas tij, dëmton eficiencën e shpenzimeve publike në Shqipëri, ndërsa ngriti shqetësime edhe për raportin mes qeverisë dhe mediave kombëtare.
I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, Tomorri u shpreh se fondet publike shpërndahen pavarësisht ndikimit real që krijojnë për qytetarët, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre, sipas tij, humbet për shkak të korrupsionit.
Duke komentuar marrëdhënien mes kryeministrit dhe medias, Tomorri tha se tre media kombëtare në Shqipëri janë shpallur investitorë strategjikë me vendim qeverie, gjë që sipas tij ngre pikëpyetje mbi pavarësinë editoriale.
‘Po sigurisht, shiko, investohen ato për t'u investuar ose më saktë shpërndahen nga buxheti. Pavarësisht se sa krijojnë impakt për qytetarët. Sepse ne kemi folur edhe historinë e rrugëve që kushtojnë shumë shtrenjtë, e ilaçeve që blihen shumë shtrenjtë dhe janë me cilësi mediokre e kështu me radhë. Pra, paratë i shpërndan ky, pavarësisht se qytetarët nuk marrin vlerën e përshtatshme për ato para që kanë shpenzuar, sepse paratë i tret korrupsioni.
Dhe korrupsioni sjell çmime më të larta të projekteve të investimeve publike, çmime më të larta të shërbimeve publike e kështu me radhë. Gjëra për të cilat janë diskutuar. Tani, raporti i Edi Ramës me median, unë mendoj një fakt në Shqipëri. Tre mediat më të mëdha, tre mediat kombëtare, janë investitorë strategjikë të shpallur me vendim të Edi Ramës.
Dhe ky është një fakt, domethënë unë nuk di vend tjetër ku interesat ekonomike të medias të jenë pleksur kaq keq me qeverinë, në terma qoftë edhe të favoreve që jep qeveria sesa Shqipëria.
Dhe kjo thotë shumë mbi atë se sa e pavarur është media dhe ne e shohim sesi temat e nxehta në mediat kombëtare praktikisht ose trajtohen lehtëshëm ose nuk preken fare.
Përsa i përket pjesës tjetër, asaj që tha Bledi, të kësaj historisë së gjobvënies që ka hyrë si një fenomen rëndom tashmë në Shqipëri, sigurisht që edhe kjo është pasojë e politikave të kësaj qeverie dhe unë mendoj që Edi Ramës i intereson kjo histori.
Unë nuk e shoh si Bledi që ai ka probleme nga fenomeni i gjobvënies në media. Përkundrazi, atij i intereson ta ketë këtë sistem sepse ne e dimë që ka media që Edi Rama i përdor vetë për të shantazhuar qoftë anëtarë të Partisë Socialiste...
Epo kjo bën që të gjithë të njihemi me të thatin, se kështu pastaj krijohet i gjithë ky perceptimi për median dhe automatikisht edhe ato pak zëra që tentojnë të ushtrojnë një lloj integriteti dhe pavarësie, automatikisht përfshihen në perceptimin e përgjithshëm. Pra kjo është loja që bëhet...
Dhe çfarë ndodhi? Qeveria e kuptoi se nuk mund t'i kontrollonte dot mediat online sepse praktikisht kushdo mund të ndërtojë media online, janë mundësitë e pafundme. Dhe çfarë bëri? Sa e pa që dolën portalet e para serioze në treg, e inflacionoi dhe këtë punë.
Sepse filloi të krijojë portalet e veta në masë, të cilët nuk e kishin problem të shpifnin, të thoshin gjëra të çuditshme, pra për të inflacionuar, dhe unë mendoj që ka qenë e gjitha një strategji.
Për të inflacionuar këtë segment mediatik me idenë që qytetarit apo publikut t'i krijohet ideja 'a mo se këta thonë gjëra të paqena, shpifje' e kështu me radhë’, u shpreh gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe aktivisti Aulon Kalaja ka bërë një denoncim lidhur me situatën e një pallati...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka lëshuar një thirrje të fortë përmes një reagimi në rrjetet sociale, ...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, i ftuar në “Programin e Drekës” në...
Kryeministri Edi Rama pati një përplasje online me Reporterët Pa Kufij lidhur me raportin e fundit për lirinë e medias në Shqip&eu...
Me debate është shoqëruar mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Situata u përshkallëzu...
Organizata “Reporterët Pa Kufij” dhe kryeministri Edi Rama prej disa kohësh janë përfshirë në një debat në...
Një simpatizante e Partisë Socialiste në Korçë ka gjetur një mënyrë unike për të festuar 35-vjetorin e theme...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e kryesisë, është shprehur se, Kuvendi Kombëtar do të sa...
1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë...
Kryeredaktori i Syri Tv, 'Romir Saraçi' i ftuar sot në studion e ‘Task Forcë’ tha se reagimet e ambasadës gjermane d...