Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit u shpreh se projekti qeveritar ‘Porta e Alpeve’ është pa transparencë dhe kufij të qartë.
Ajo theksoi se fondet e destinuara për zhvillimin malor po devijohen në mënyrë të pashpjegueshme drejt zonave bregdetare dhe fushore, duke shërbyer si privilegje për klientelën e qeverisë. Në përfundim, ajo paralajmëroi se paratë e qytetarëve po shndërrohen në ‘rrush e kumbulla’ dhe nuk sjellin asnjë përfitim për komunitetet lokale.
Topalli:
Kur një projekt nuk ka kufij të qartë, nuk ka transparencë financiare dhe nuk ka kritere publike, atëherë hapet dera për atë që kjo qeveri di të bëjë më mirë: favorizime, grabitje pronash dhe klientelizëm. Ka një pyetje që askush nga qeveria nuk i përgjigjet: Si ka mundësi që fondet për Alpet dhe zhvillimin malor përfundojnë në zona bregdetare? Nëse projekti quhet "Porta e Maleve, e Alpeve", pse përfshihen territore që identitetin ekonomik e kanë te deti, turizmi bregdetar dhe te fusha? Kjo bën projektin të duket jo si strategji zhvillimi, por si një hartë politike interesash.
Këto paradokse nuk janë gabime teknike në fakt. Janë mjegull politike. Sa më i paqartë projekti, aq më e lehtë bëhet ndarja e fondeve dhe privilegjeve për klientët e qeverisë. Dhe kur shteti nuk jep harta, kritere dhe as transparencë, njerëzit kanë të drejtë të dyshojnë se pas zhvillimit fshihet një operacion për kontroll territori.
Kur flitet për Portën e Alpeve për Lezhën dhe Shkodrën, askush nuk shpjegon: Sa fonde shkojnë te secili qark? Cilat janë projektet konkrete? Kush përfiton? Me çfarë kriteresh? Paradokset në fakt, që duken në sipërfaqe, gjithmonë fshehin interesin e tyre poshtë. Me këtë qeveri, Alpet kanë zbritur deri në det në Lezhë, që ka bregdetin, lagunën, fushën, që na doli papritur Porta e Alpeve. Me këtë logjikë, nesër në portin e Shëngjinit mund të mbajmë një stacion ski pa problem.
Ky nuk është projekt zhvillimi. Kjo është një gjeografi sipas tenderit. Ose Alpet kanë lëvizur nga vendi, ose fondet po ecin sipas interesit. Kur qeveria fut bregdetin te Porta e Alpeve, nuk po ngatërron hartën; po teston sa shumë mund të deformojnë realitetin pa dhënë kurrë asnjëherë asnjë shpjegim. Lezha ka detin. Paradokset që duken në sipërfaqe shpesh fshehin interesin e vërtetë, përsëris, por për pushtetin rëndësi nuk ka relievi; rëndësi ka relievi i interesave. Në këtë vend, edhe malet nuk ndjekin më natyrën. Ndjekin klientin.
Kur zgjedhjet manipulohen, ekonomia kontrollohet nga klientela dhe parlamenti trajtohet si dekor, atëherë sigurisht që Al Capone nuk është më figurë filmi. Është model qeverisjeje. Dhe projekti i paketës së maleve dhe i Portës së Alpeve është njëri prej tyre. Unë do kisha dashur shumë ta votoja. Dhe ndoshta edhe do ta votoj. Por unë jam e bindur se paratë që ju i quani me emrin e bukur e interesant “Porta e Alpeve”, do shkojnë rrush e kumbulla.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza të forta në Kuvend lidhur me procesin e licencimit të bank...
Berisha: Ajo që po shfaqet në aeroportin e Vlorës. Nuk marr anën të asnjë pale, sepse janë institucione të tjera at...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita nuk do të pranojë që askush në parlament të qëndroj mbi kushtetut...
Nga Ilir Meta Të nderuar Gjykatës dhe Prokurorë të Republikës së Shqipërisë! Duke ju uruar suksese në detyrë...
Është zbardhur drafti i ndryshimeve për Rregulloren e Kuvendit, që opozita dhe mazhoranca u dakordësuan një ditë më par&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë ditën e sotme një reagim, në lidhje me raportimet se Denio...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se udhëtimi i fundit i kryeministrit Rama me avion kushtoi 300 mijë...
Rikthehen tensionet në Maqedoninë e Veriut pas protestave të studentëve shqiptarë për të drejtën e provimit të ju...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka sulmuar ashpër Tel Avivin, lidhur me imazhet e ndara nga ...
Deputeti i PD, Besart Xhaferri, tha se situata e aksidenteve rrugore në vend është kthyer në një emergjencë kombëtare, nd&e...