Përbindëshi i betonit me kazino brenda që do ngrihet nga ortakët e familjes Dako në Malin e Robit
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Nga Ilir Meta
Të nderuar Gjykatës dhe Prokurorë të Republikës së Shqipërisë!
Duke ju uruar suksese në detyrën tuaj dhe sidomos për kalimin me sukses të vetingut, jam i interesuar të di veçanërisht metodologjinë e përdorur për vetingun e pasurisë dhe të ardhurave tuaja.
Siç ju e dini, por edhe unë e di po kaq mirë sepse kam qenë Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, kur u miratua "Ligji i Vetingut" në gusht 2016, ky proces i pandodhur më parë u realizua pasi ju, ashtu si edhe kolegët tuaj, të cilët nuk e kaluan dot vetingun apo që e refuzuan atë, dyshoheshit për korrupsion dhe fshehje të të ardhurave, pasi i gjithë sistemi i drejtësisë u demonizua dhe u paragjykua si i tillë në atë kohë.
Duke ju referuar juve, që e keni kaluar vetingun, doja t'ju pyesja publikisht:
Të ardhurat e secilit prej jush janë llogaritur që nga gushti 2016 dhe në vazhdim, kur për shkak të ligjit të vetingut keni qenë të dyshuar dhe duhej të provonit ligjshmërinë e pasurisë dhe të ardhurave tuaja, apo të ardhurat tuaja janë llogaritur që nga dita e parë që keni marrë rrogën në shtet si prokuror (ose oficer policie gjyqësore) apo gjykatës?
Ju pyes publikisht pasi edhe unë siç dihet, i jam nënshtruar vetingut të pasurisë dhe të ardhurave nga tre kolegë tuaj prokurorë.
Nuk është shqetësimi im kryesor fakti se ky veting dhe analizë financiare më është bërë nga një punonjëse e administratës së SPAK-ut dhe jo nga një ekspert i pavarur, por verifikimi i metodologjisë së llogaritjes krahasuar me metodologjinë e zbatuar në vetingun tuaj përfshirë dhe të tre prokurorëve të çështjes time.
E shtroj këtë pyetje pasi mua në mënyrën më surprizuese dhe më të paimagjinueshme nuk më janë llogaritur të ardhurat e ligjshme, rroga, dietat, përfitimet nga borde qeveritare për më shumë se 10 vite, pra që nga Marsi 1992, kur jam zgjedhur deputet në mazhoritar që student në moshën 22-vjeçare, e në vijimësi si Sekretar Shteti, Zëvendëskryeministër, Kryeministër, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm.
Kur e pyeta kolegun tuaj prokuror, gjatë seancës paraprake të gjykimit se përse nuk më ishin llogaritur këto të ardhura të ligjshme për më shumë se 10 vite, ai u përgjigj se për atë periudhë nuk isha i dyshuar për korrupsion ndaj nuk më ishin llogaritur fare të ardhurat.
Ndaj edhe pyetja ime për ju është:
Të ardhurat tuaja janë llogaritur që nga Gusht 2016, kur të gjithë ju jeni verifikuar se dyshoheshit për korrupsion, apo të ardhurat tuaja janë llogaritur që nga dita e parë që keni marrë rrogën në shtet, kohë në të cilën nuk dyshoheshit për korrupsion?
Jam i detyruar ta bëj këtë pyetje publike vetëm për të kuptuar metodologjinë e vetingut meqenese nuk ka qenë detyra ime në atë kohë të merresha me këto detaje.
Shpresoj në mirëkuptimin tuaj se për mua nuk shërben si shqetësim apo ankesë por meqenëse jam duke shkruar një libër për Reformën në Drejtësi me rastin e 10-vjetorit doja vetëm të saktësoja metodologjinë e vetingut të pasurisë, se si është bërë dhe se kur ka filluar pasi kjo është thelbësore për të nxjerrë konkluzione të rëndësishme por edhe për të bërë propozime me interes të gjerë publik.
Është zbardhur drafti i ndryshimeve për Rregulloren e Kuvendit, që opozita dhe mazhoranca u dakordësuan një ditë më par&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë ditën e sotme një reagim, në lidhje me raportimet se Denio...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se udhëtimi i fundit i kryeministrit Rama me avion kushtoi 300 mijë...
Rikthehen tensionet në Maqedoninë e Veriut pas protestave të studentëve shqiptarë për të drejtën e provimit të ju...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka sulmuar ashpër Tel Avivin, lidhur me imazhet e ndara nga ...
Deputeti i PD, Besart Xhaferri, tha se situata e aksidenteve rrugore në vend është kthyer në një emergjencë kombëtare, nd&e...
Propozimi i fundit i Gjermanisë për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka sjellë d...
Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli replikoi me ministrin e Drejtësisë Toni Gogu i cili akuzoi opozitën se, në vend q&eu...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha sot për mediat para Parlamentit se procesi i integrimit të Shqipërisë është bllokuar prej ...
Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, ka komentuar situ...