6 mandate në krye të FSHF-së/ Armand Duka tërheq mbështetjen për Infantinon për “çështje integriteti”
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një man...
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një man...
Një javë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të kishte dy ose tre avionë zjarrfikës deri në fund...
Rruga “Terzia” në fshatin Shoshaj të Bashkisë së Matit ndodhet në gjendje thuajse të pakalueshme. Nëpërmjet...
Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...
Një sportist i klubit “Studenti” i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, duke denoncuar se prej më shumë se ...
Një fazë e sipërme e raketës Falcon 9 të kompanisë SpaceX është përplasur me sipërfaqen e Hënës, d...
Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë–Ksami...
Një projektligj i qeverisë për krijimin e një shoqërie shtetërore, e cila do të marrë nën administrim pothuajse t...
Kompania MABCO, e drejtuar nga Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorë...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të lajmit se kompania që ka fituar tenderin për avionë...
Të premten e shkuar, Kryeministri qëndroi në mënyrë solemne para një salle të mbushur me drejtuesit më të lartë qeveritarë dhe ushtarakë dhe deklaroi se ajo ditë ishte “në kuptimin më të plotë dhe më të drejtpërdrejtë të fjalës, një ditë historike për industrinë e re ushtarake”.
Arsyeja?
“Flota e prodhuar në Shqipëri për Forcat tona të Armatosura, e prodhuar sipas standardeve të NATO-s, e prodhuar nga profesionistë shqiptarë, sapo ka nisur të vihet në dispozicion të ushtrisë shqiptare”.
Rasti për këtë fjalim ishte dorëzimi i 40 mjeteve ushtarake nga kompania privato-publike Timak Defence për ushtrinë shqiptare.
Sipas përshkrimit të drejtueses ekzekutive të kompanisë, bëhej fjalë për 37 automjete të lehta taktike, të quajtura “Ujku”, dhe tre kamionë vetëshkarkues, të quajtur “Shkëmbi”.
Në ceremoninë pompoze folën, ndër të tjerë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Ministri i Mbrojtjes dhe Kryeministri, të cilët lëvduan “prodhimin shqiptar” të një standardi aq të lartë sa, sipas Kryeministrit, prodhuesi Timak Defence kishte lidhur kontrata me 30 shtete të botës për shitjen e mjeteve të prodhuara në Shqipëri.
Por gjatë ceremonisë dhe më pas, nga videot e postuara në rrjetet sociale, shumë qytetarë vunë re se makinat e reklamuara si prodhim i Timak Defence kishin të shkruar kudo në trupin e tyre markën Toyota Land Cruiser dhe kishin përmasat, formën dhe ndërtimin tipik të një makine të tillë.
E njëjta gjë edhe për kamionët vetëshkarkues, të cilët mbanin markën e kompanisë gjermane MAN.
I gjendur përballë komenteve ironike dhe tallëse ndaj videove të këtyre makinave postuar pnë kanalet e tij sociale, Kryeministri Rama postoi një përgjigje sqaruese për ata që ai i quajti “urrejtës kompetentë”. Në përgjigje, ai ripohoi se “makinat janë të standardeve të NATO-s dhe po, janë prodhuar në Shqipëri”.
Por, për të shpjeguar logot e Toyotës, ai shtoi se makinat ishin prodhuar me pjesët e këmbimit të marra nga “kolosë të industrisë automotive”. Për ta përforcuar këtë fakt, përmendi edhe një herë pretendimin se “30 vende aleate e mike kanë lidhur kontrata blerjeje nga kompania shqiptare”.
Përgjigjen, Kryeministri e mbylli me thënien, që ia atribuoi gjyshes së tij, se “urrejtja është e zeza e t’Zot”.
Si është e vërteta?
Exit.al analizoi të gjitha të dhënat dhe u konsultua edhe me burime zyrtare që dëshirojnë të mbeten anonime dhe arriti në përfundimet e mëposhtme.
Kamionët MAN
Tre kamionët vetëshkarkues janë kamionë standardë MAN TGS që shiten nga prodhuesi i rëndësishëm gjerman MAN.
Timak Defence nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe asnjë lloj modifikimi në to, duke i dorëzuar ashtu siç janë prodhuar.
Madje, Timak nuk ka vendosur asnjë lloj logoje apo shenje të vetën mbi këta kamionë.
Në mënyrë ironike, edhe pse kamionët kanë në grilën ballore simbolin e famshëm të luanit të Brunsvikut, pa asnjë druajtje Timak Defence i ka ripagëzuar “Shkëmbi”!
Makinat Toyota
37 makinat që Forcat e Armatosura kanë blerë nga Timak Defence janë Toyota 4x4 të modelit LandCruiser 76.
Edhe makinat Toyota janë blerë nga seria standarde tregtare dhe nuk kanë asnjë ndryshim nga modelet që shiten për tregun e gjerë.
Ndryshe nga kamionët, makinave Toyota u janë bërë këto shtesa sipërfaqësore:
— Janë lyer me bojën tipike të kamuflazhit ushtarak për t’u dhënë pamje ushtarake.
— U janë montuar grila metalike në xhamat anësorë.
— U është shtuar një skarë/shina në çatinë e tyre për të mbajtur pajisje.
— U është zëvendësuar grila ballore me logon e Toyotës me një grilë të personalizuar me emrin e Timak Defence.
Është e paqartë nëse këto shtesa janë bërë në Shqipëri apo jashtë, por ato janë elementare dhe mund të bëhen nga mekanikë të zakonshëm makinash.
Madje, mund të bëhen edhe nga vetë individët, duke ndjekur videot udhëzuese në rrjet.
Grila të përafërta xhamash, të prodhuara për përmasat e këtij modeli Toyota, sikurse edhe shinat për çatinë e makinës, ofrohen lirshëm në treg.
Pra, makinat "Ujku" që Timak Defence i shiti ushtrisë shqiptare janë Toyota LandCruiser 76 tregtare, të lyera me bojë dhe me grila dritaresh të shtuara.
Nuk kanë lidhje me standardet e NATO-s
Qeveria thotë se mjetet që ka blerë janë “mjete të lehta taktike” dhe “sipas standardeve të NATO-s”. Megjithatë, ajo nuk ka identifikuar ndonjë standard konkret, rezultat testimi apo ndonjë certifikatë përputhshmërie.
Mjetet e lehta taktike — të cilat klasifikohen mes makinave të zakonshme tregtare 4x4 dhe transportuesve të rëndë të blinduar ushtarakë — janë makina të projektuara për eksplorim, komandim apo transport personash dhe pajisjesh në zona lufte apo me rrezik të lartë.
Ndryshe nga makinat tregtare, standardet ushtarake kërkojnë që ato të ofrojnë nivele të caktuara të lëvizshmërisë e manovrimit dhe sidomos të mbrojtjes së personelit që transportojnë.
Në lidhje me mbrojtjen, sipas standardeve minimale të NATO-s (STANAG 4569, niveli 1), ato duhet të ofrojnë mbrojtje nga zjarri i armëve të lehta — plumbat e kalibrit të vogël, granatat e dorës dhe copat e predhave të pashpërthyera.
Toyotat që ka blerë ushtria shqiptare nga Timak nuk ofrojnë mbrojtjeje ndaj asnjë lloj arme zjarri—as nga armët më të lehta dhe me kalibra më të vegjël.
Prandaj, të paktën në aspektin e mbrojtjes së personelit, ato nuk përmbushin standardin më të ulët të NATO-s.
E vërteta është se makinat që ka blerë ushtria jonë nga Timak janë makina të standardit tregtar që ofrojnë sigurinë dhe aftësinë që ofrojnë makinat që blihen në tregun e gjerë — pra, në këtë rast, sigurinë dhe standardin që ofron një Toyota standarde Land Cruiser 76.
Këto makina mund të adaptohen për të ofruar mbrojtje ndaj personelit, madje për të arritur nivelin 1 të standardit të NATO-s (STANAG 4569), por kjo do të kërkonte që ato të modifikoheshin me xhama antiplumb dhe karroceri të blinduar, përveç modifikimeve të tjera.
Timak nuk ka bërë modifikime të tilla.
Si përfundim, pas propagandës fshihet një fakt i thjeshtë: ushtria shqiptare ka blerë, përmes kompanisë Timak Defence, makina standarde Toyota LandCruiser 76.
Natyrisht, ato janë të dobishme për të udhëtuar në terrene të vështira dhe mund të plotësojnë më së miri nevoja të caktuara për ushtrinë.
Por ato janë krejtësisht prodhim i Toyotës dhe jo i Timak Defence dhe janë makina të nivelit tregtar dhe jo ushtarak.
Kontrata me 30 vende të botës?
Pas sqarimit të mësipërm, është e qartë se pretendimi që Timak Defence ka kontrata me 30 vende të botës për t’i furnizuar me këto makina “prodhim të sajin” është të paktën i dyshimtë.
Duke qenë se prodhimet e pretenduara të Timakut janë makina që shiten dhe mund të blihen kudo, nuk ka ndonjë arsye që ushtri të huaja të porosisin makina Toyota apo kamionë MAN te Timak në Shqipëri.
Ndoshta te Timak mund të porositeshin modifikime të mjeteve të blera, por edhe kjo duket e vështirë, duke qenë se Timak Defence nuk ka teknologji dhe kapacitete për të bërë modifikime të nivelit ushtarak.
Kompania mëmë, Timak, ka kapacitet për modifikime karrocerish makinash, kryesisht përshtatjen e karrocerive me elemente alumini apo metalesh të tjera.
Por, përtej këtyre modifikimeve, Timak nuk ka asnjë kapacitet për prodhimin e sistemeve kryesore të një makine: shasisë dhe strukturës, sistemit motorik, sistemit të lëvizjes, sistemit elektrik, etj.
Nuk ka kapacitete as për montimin e sistemeve ushtarake.
Në përgjithësi, Timak Defence nuk ka kapacitete teknologjike dhe prodhuese për të prodhuar asnjë lloj makine.
Nevoja dhe prokurimi
Është e paqartë se me çfarë procedure, ku dhe me çfarë çmimi janë blerë 40 mjetet që Timak i dorëzoi ushtrisë shqiptare dhe rreth 40 të tjera që priten të dorëzohen vitin e ardhshëm.
Po ashtu, është e paqartë se sa kanë kushtuar elementet sipërfaqësore që u janë vendosur këtyre makinave.
Timak Defence është në pronësi 80 për qind private dhe shteti ka, përmes kompanisë KAYO, vetëm 20 për qind të aksioneve.
Për rrjedhojë, kompania nuk u nënshtrohet rregullave të prokurimit publik, edhe pse prokuron pajisje për shtetin dhe me fondet e shtetit.
Por, përveç mungesës totale të transparencës, ka edhe një paqartësi mbi justifikimin e këtyre blerjeve: me çfarë nevoje operative janë justifikuar mjetet dhe mbi çfarë analize është përcaktuar numri, konfigurimi dhe çmimi i automjeteve të blera nga Timak Defence?
Kjo analizë është e rëndësishme, veçanërisht kur Forcat e Armatosura pritet të pajisen me makina të blinduara ushtarake të tipit IVECO LMV2 në shumën prej rreth 13 milionë eurosh, të dhëna falas nga BE-ja në kuadër të Fondit Evropian për Paqen.
Po nga ky fond do të jepen edhe 15 milionë euro të tjera falas, gjithashtu për blerje mjetesh transporti për përdorim ushtarak dhe emergjenca civile.
Prandaj, pyetja mbetet: a janë kaq të nevojshme blerjet që po bëhen me anë të Timak Defence?
Si mund të keqinformojnë gjithë krerët e shtetit dhe të ushtrisë?
Në fund mbetet një pyetje themelore:
Si mundet që drejtuesit më të lartë të shtetit dhe ushtrisë të keqinformojnë kaq hapur për një gjë që mund të verifikohet kaq lehtë?
Kryeministri i sulmoi ata që vunë në dyshim “prodhimin shqiptar” të mjeteve, duke i quajtur “urrejtës që hiqen si kompetentë”.
Por a nuk do ishte mirë që “urrejtësve” t’ua tregonte vendin duke ju dëshmuar se është kryeministër kompetent dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:
— Meqë mjetet janë prodhuar nga Timak me pjesë këmbimi nga jashtë, çfarë pjesësh dhe nga kush i bleu Timak ato dhe çfarë montimesh e modifikimesh bëri në Shqipëri? Madje, Kryeministri mund të postojë edhe video nga uzina ku Timak i ka prodhuar këto makina.
— Meqë mjetet përmbushin standardet e NATO-s, cilat janë këto standarde dhe pse nuk bëhen publike testet dhe certifikatat përkatëse?
— Meqë Timak ka nënshkruar kontrata me 30 vende të botës për këto automjete, cilat janë këto vende dhe çfarë porosish kanë bërë?
— Dhe, jo më pak e rëndësishmja, me çfarë çmimi janë blerë këto mjete nga ushtria shqiptare tek Timak?
Deri sa t'ju përgjigjet këtyre pyetjeve, ajo që Kryeministri e paraqiti si një ditë historike të prodhimit ushtarak shqiptar do të mbetet një ditë historike e keqinformimit qeveritar shqiptar. /Exit/
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar kandidaturën e Eric P. Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, duke...
Gazeta amerikane “The Boston Globe”, i ka kushtuar një artikull të gjatë Shqipërisë, duke ndërthurur protestat e...
Një emigrant i ardhur nga diaspora iu bashkua protestës në ditën e 67-të të saj dhe mori fjalën nga podiumi i ngritur pë...
Profesori Lush Susaj mbajti një fjalim para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë, ku bëri thirrje për dorëheqjen e...
Në ditën e 67-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhe të reja përmes ...
Ka nisur marshimi i përnatshëm drejt Kryeministrisë në ditën e 67-të të protestës qytetare, ku pjesëmarrësit k...
Gazetari Enton Abilekaj, deklaroi se problemi i pushtetit lokal në Shqipëri nuk lidhet me numrin e bashkive, por me mënyrën se si ato jan&eu...
Në vitin 2024 qeveria greke shpalli një tender për të blerë 25 avionë për shuarjen e zjarrit me fond limit rreth 155 milion&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën se qëndrojnë pas anulimit t&e...
Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu është marrë në pyetje nga ...