Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te tre rezolutat ndërkombëtare, CDI, PPE dhe IDU, ku Edi Rama cilësohet narkodiktator. Sipas Berishës në rezoluta thuhet se Rama përdor drejtësinë për të sulmuar drejtuesit e opozitës.
"Po pse u ndala në këto, përsëri. Nëqoftëse ju lexoni tre rezolutat e fundit që përfshijnë të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë, pa përjashtim, ato Shqipërinë e damkosin, narkoshtet, narkodiktaturë, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, i rendisin të gjitha tiparet e një diktature, kurse ju këtu, mediat e kontrolluara nga qeveria, nuk dëgjoni kurrë të flasin për diktaturë, nuk flasin për farsën elektorale, por flasin për procese që fiton Edi Rama. Nuk flasin për procese politike, por flasin për drejtësi të pavarur. Nuk flasin për dhunim të kushtetutës, nuk flasin për korrupsionin e Edi Ramës, por flasin për korrupsion të opozitës, sikur është ajo që ka administruar dhe administroi gjatë këtyre viteve 57 miliardë euro. Mund të rreshtojmë shumë gjëra, por gjithçka që u bë për të na mposhtur, dështoi.
Dua të them këtu se një meritë shumë të madhe keni ju të rinjtë, që u rreshtuat ndër të parët në krahun e duhur. Nuk ishte e lehtë ajo. Nuk ishte e lehtë ajo, ajo ishte shumë e vështirë, sepse të gjithë ne së bashku, jo pabaza, me shumë të drejtë e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë Amerikën vendin e lirisë. Por e vërteta është se grushti i shtetit që iu bë demokracisë shqiptare, ju bë pikërisht nga vendi i madh i lirisë dhe kjo është një realitet i pamohueshëm, është një akt i turpshëm. Asnjë akt tjetër nuk ka bërë më shumë për lirinë e kombeve të tjera, saç kanë bërë SHBA-të, por duhet thënë se herë pas here kanë kryer dhe grushte shtetit, gjë të cila janë njolla të zeza në historinë e cilitdo që i kryen ato.
Respekti i vullnetit të qytetarëve të vendit është kusht themelore. Tani kërkonin me çdo kusht kësaj partie, që ishte matur me një diktaturë, që kishte përmbysur një diktaturë, ti caktonin kryetarin. Kërkonin me çdo kusht që këtë parti ta kthenin në një aleatë të PS-së, partisë së krimit dhe kjo vetëm e vetëm se e majta ekstreme amerikane kërkonte të shuante forcat konservatore, ose ti mposhte ato. Forca të cilat kudo që janë, qëndrojnë për familjen, patriotizmin, dinjitetin njerëzor, për liritë, që kanë një program shumë të thjeshtë. Duhet të zëvendësoheshin. Këta patën një guxim epik, dëshmuan një guxim në dhjetorin e vitit ’90, edhe ju keni dëshmuar një guxim epik në shtator të vitit 2021 dhe sot ne këtu bashkohemi së bashku më të bindur dhe më të vendosur se kurrë, për ta përcjellë këtë diktaturë.
Për ta përmbysur këtë diktaturë. Jam i vetëdijshëm se sa i vështirë ka qenë ky proces, por sot jemi absolutisht më afër se kurrë realizimit të qëllimit tonë. E patë si ja mbathi diktatori gjakatar sirian, s’dihej se ku ishte. Nuk ka asgjë që mund ti rezistojë mosbindjes civile. Por ne duhet ta vazhdojmë atë. Në një hark kohor një mujor ne kemi kthyer botën me vete. Kjo është e vërteta dhe është e jashtëzakonshme. Por ama ne duhet të kuptojmë, të ndërgjegjësohemi se kjo mbështetje është një detyrim madhor për ne, për të përmbushur misioni tonë; Ndarjen e Shqipërisë nga kjo diktaturë. Koha është shumë e ngjeshur, por në raste se ne shfrytëzojmë çdo orë çdo ditë në këtë betejë, ne do të jemi fitimtar siç ishin këta në vitin ’90. Do të jetë ky revolucioni i dytë demokratik i shqiptarëve, një nga faqet më të ndritura të përpjekjeve të tyre për liri, interes dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar," tha Berisha.
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se dikatura komuniste e Enver Hoxhës është ndër më të egrat ...
TIRANË- Ka përfunduar marshimi i të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike para Kryeministrisë, i mbajtur për ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e tij me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë. Me anë të një pos...
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu lidhur ne 8 Dhjetorin, Ditë Kombë...
sali berisha TIRANË- Në sheshin "Azem Hajdari" të Qytetit Studenti janë mbledhur të rinjtë e Forumit Rinor të Partis&eum...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur sot një deklarat&...
ambasada amerikane TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shpërndarë një video ...
selia e pd TIRANË- Sot për Ditën e Rinisë, Partia Demokratike do të zhvillojë një marshim-protestë n&eu...
FRANCA- Katedralja e Notre Dame në Paris ka rihapur dyert e saj ditën e djeshme, 5 vite e gjysmë pas zjarrit që shkatërroi &cced...
Edi-Linda Rama PARIS- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Katedrales së Notre-Dame, n...