POLITIKE

U dhunua në protestën e PD/ Kalaja: Kam parë policë duke u zgërdhirë aty, që i fusnin këta sikur ishin të sëmurë

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Prill 2026, 15:46
U dhunua në protestën e PD/ Kalaja: Kam parë policë duke u

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Aulon Kalaja ka folur rreth protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme para kryeministrisë dhe dhunës së ushtruar ndaj tij nga ana e policisë.

Në një intervistë për SYRI TV, Kalaja u shpreh se se tubimi ishte një e drejtë kushtetuese dhe se ndërhyrja e policisë ishte e pajustifikuar dhe e orientuar drejt shpërndarjes së protestës. Sipas tij, forcat e rendit përdorën dhunë disproporcionale ndaj protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës, duke theksuar se vetë është dëmtuar gjatë ndërhyrjes dhe si pasojë përfundoi në spital.

Aulon Kalaja: Protesta është e drejtë kushtetuese. Ata kanë të drejtë për të neutralizuar personat që janë problematikë në protestë, por jo si qëllim në vetvete ëh, shkatërrimin e protestës, se protesta kërkon energji, protestën ne e kemi legjitime, e kemi të drejtë kushtetuese, na e garanton edhe marrëveshjet ndërkombëtare që ne kemi, mbrohemi pra. Unë e njoh shumë mirë nenin 55 të ligjit të tubimeve dhe absolutisht që ne nuk e kemi shkelur ligjin këtë rast. Unë kam qenë bashkë me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçin aty, i cili edhe ai është i dëmtuar.

Në një ambulancë kemi qenë, se unë nuk kam qenë në dijeni kur u futa në ambulancë, po kam parë videot në orët e vona të natës kur mu kthye ndërgjegjja dhe kemi qenë, paskemi qenë në një ambulancë, ambulancë e cila u vonua, nuk e di, nja 20 minuta, ne kemi ngel rrugëve. Mua më kishin marrë në krah, domethënë duke më çuar aty dhe qëllimi kryesor i policisë ka qenë shpërndarja e protestës, jo neutralizimi i elementëve të cilët kanë ushtruar dhunë sipas tyre ose problematikë, po e quajmë kështu. Tani, në momentin që këta u futën ndryshe nga çdo protestë tjetër, nuk ka ndodh kurrë kjo gjë që ka ndodhur ditën e djeshme, me një plan të mirëmenduar. Unë me të thënë të drejtën, e kisha një informacion, por nuk e besova se ma tha dikush më përpara që kujdes se sot do ketë kështu problematikash.

Nuk është se kam frikë ndonjëherë nga protestat, me të thënë të vërtetën, se po patëm frikë nga protestat, s'marrim pjesë. Ata u futën mes turmës dhe tani ka nxjerr justifikime dhe budalliqe që jo ka pasur një festival te piramida dhe nuk donim që të çonim gazin lotsjellës atje. Unë s'ia kam idenë fare çfarë festivali, por protesta është shumë herë më e rëndësishme se një festival. Pra do të thotë të rrahim njerëzit, se fishekzjarret ju goditën pllakave të kryeministrisë, kurse këta rrahjet i goditën te njerëzit. Nuk goditën as makinat, as kamerat e televizioneve e të tjerë e të tjerë. Dhe në ato momente, siç ju thashë, unë kam qenë me profesor Luçiano Boçin, duke mbajtur një deklaratë për shtyp, aty kanë qenë të gjithë gazetarët dhe në momentin që Klevis Balliu ka qenë mes policisë dhe nuk dilte dot, unë e kam kërkuar dhe i kam thënë lëshojeni që ta nxjerrim këtej, nga ana këtej e gazetarëve, domethënë.

Në ato momente që kam nxjerrë Klevisin, aty më është ushtruar e gjithë dhuna që jua përshkrova pak më sipër. Ndërkohë ne aty kemi qenë diku te 30 veta. Pra nuk kemi pasur qëllim as me pushtuar kryeministrinë, as me bërë grusht shteti apo puç shteti dhe këtë policia e kishte të qartë. Ata ishin diku te 300 forca policie, të vendosura në mënyrë diagonale. Ne kemi qenë 30 veta bashkë me gazetarët.

Dhe ata këtë gjë e kanë bërë në sytë e gazetarëve. Pra qëllimi kryesor i Policisë së Shtetit, që për mendimin tim është një institucion i pabesueshëm dhe ka humbur kredibilitetin e vet dhe ka humbur legjitimitetin e vet, jo nga dhuna që më ka ushtruar mua, por nga qasja që ajo ka ndaj protestës. Nuk njeh profesionalizmin, nuk njeh proporcionalitetin dhe ka bërë atë të paimagjinueshmen ditën e djeshme, duke rrahur eksponentët më të lartë politikë në sytë e gazetarëve, duke i dhunuar njerëzit edhe njerëzit kanë qenë shtrirë për tokë. Ndër to kam qenë dhe unë, një nga personat që, domethënë kemi qenë duke mbajtur një deklaratë për shtyp. Akoma më e rëndë që u fyeva më shumë nga kjo histori, është momenti që kam qenë në spital ushtarak. Më thotë doktori, po vjen ministri i Brendshëm në spital. Dhe me të thënë të vërtetën, pavarësisht se unë ndaj mendime të kundërta politike me të, domethënë unë nuk e njoh se çfarë arsimi ka, nuk e di nga vjen a nga shkon, por unë jam qytetar i Republikës së Shqipërisë. Sado dhe njeriu më i dëmtuar kam qenë unë në spital ushtarak.

Nga të gjithë ato që dëgjoja aty domethënë. Unë kam parë policë duke u zgërdhirë aty, që i fusnin këta sikur ishin të sëmurë.

Ndonjë polic mund të ketë qenë edhe me probleme, por policët e tjerë kanë, janë futur duke u zhgërdhirë. Dhe ministri i Brendshëm takoi policët dhe nuk gjeti kohë për me më takuar mua si qytetar i Republikës. Ai është ministri edhe i imi i brendshëm, fatkeqësisht. Pavarësisht se unë s'e kam votuar dhe s'e kam zgjedhur, se këta janë kukulla, kukullat e Sorosit. Dhe ai nuk pyeti dhe e pyeta doktorin, i thashë, ore a u interesua të paktën për shëndetin e protestuesve?

Se kemi qenë në ato momente, dy protestues te trauma, unë dhe një me mbiemër Tuga, i cili të cilit i kishin vënë dhe roje polic aty se do ta shoqëronin në komisariat. Më duket e kishin dhunuar në komisariat, por nuk dua të spekuloj për këtë, sepse nuk kam informacion të saktë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë