
Avokati Artan Gjermeni ka argumentuar arsyen pse u dorëhoq nga çështja e Erion Veliajt, ditën e sotme, pas vendimit të GJKKO për rrëzimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës për të mos qëndruar pas kafazit prej qelqi në seancat gjyqësore dhe për t’u njohur me aktet e dosjes.
Ai u shpreh se ishte pikërisht ky shkaku pse u largua nga dosja e Veliajt, duke shtuar se nuk realizoi dot të drejtat elementare të kryebashkiakut.
“Ky ishte shkaku pse unë dhashë dorëheqjen. Kur një avokat një realizon dot veprimet elementare, të drejtat elementare të një të pandehuri”, u shpreh avokati Gjermeni.
Ai theksoi se pretenduan trajtim me standarde të dyfishta të të pandehurve, duke e krahasuar rastin Veliajt me atë të ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta për t’u njohur me aktet.
“Ne e paraqitëm me datën 2 na e rrëzuam dhe relatuam në seancën e sotme atë të datës 4 të Ilir Metës”, u shpreh avokati duke shtuar se “Nuk kam të drejtë të abuzoj me këtë gjë, se pse është marrë ky vendim nga ana e Gjykatës.”
Ndërsa avokati theksoi se: “Nuk mundesh të lexosh 60 mijë faqe dhe t’ia relatosh personit që mbron.”
Gjermeni shtoi se funksionet e tij si përfaqësues ligjor i Veliajt do vazhdojë derisa avokatja e caktuar të vazhdojë funksionin.
Artan Gjermeni: Në seancën e datës 2 dhjetor është parashtruar nga i pandehur Veliaj kërkesat:
Heqja e masës së vendosur në kafaz, vënia e plotë e akteve të plotë e akteve të dosjeve, shtyrjen e seancave derisa kjo e drejtë t’i plotësohej për t’u njohur me aktet.
Avokati ka pjesën e vet të njohjes së akteve, i pandehur pjesën e vet.
Nuk mundesh të lexosh 60 mijë faqe dhe t’ia relatosh personit që mbron. Ne kemi pretenduar para gjykatës të trajtimit me dy standarde të të pandehurve, të trajtimit të tyre.
Është i njëjti prokuror edhe në rastin Meta, midis të tjerëve, të cilit iu është mundësuar kërkesa për njohjen e akteve. U urdhërua SPAK t’i mundësonte një pjesë të akteve të dosjeve.
Ne e paraqitëm me datën 2 na e rrëzuam dhe relatuam në seancën e sotme atë të datës 4 të Ilir Metës.
Dhashë dorëheqjen nga çështja, funksionet e mia të avokatit vazhdojë derisa avokatja e caktuar të vazhdojë funksionin. Nuk kam të drejtë të abuzoj me këtë gjë pse është marrë ky vendim nga ana e Gjykatës. Kurrë në jetën time s’do të reflektoj me nota negative ndaj gjykatës.
Por ky ishte shkaku pse unë dhashë dorëheqjen. Kur një avokat një realizon dot veprimet elementare, të drejtat elementare të një të pandehuri.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Dhjetor14:47
Pensionistët të zhgënjyer me bonususin e fundvitit: Nuk mjafton
Pensionistët në Belsh janë paraqitur për të tërhequr bonusin e pensionit, por ata shprehen se kjo ndihmë është e ...
AKTUALITET
12 Dhjetor14:43
GJKKO dërgon për gjykim dosjen e grupit të Laert Haxhiut
GJKKO dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut, akuzat
NJOFTIM PËR MEDIAT
Prokuroria e Posa&cc...
AKTUALITET
12 Dhjetor14:40
BIRN: Rrjeti për Gazetarë të Sigurt dënon kërcënimet online ndaj gazetarit Osman Stafa
Gazetari Osman Stafa ka marrë një mesazh kërcënuese përmes një profili anonim në rrjetet sociale, veprim që u dën...
AKTUALITET
12 Dhjetor14:31
Gjykata e Tiranës lë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë dhe IMT-së
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës dhe të Inspektora...
AKTUALITET
12 Dhjetor14:26
Lojëra të paligjshme fati në Korçë , procedohen 4 shtetas dhe u sekuestrohen celularët
Policia e Korçës ka goditur një rast aktiteti të paligjshëm të lojërave të fatit, ku janë proceduar penalisht 4...
AKTUALITET
12 Dhjetor13:55
Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u ...
AKTUALITET
12 Dhjetor13:51
VIDEO/ Deputeti i PD denoncon indiferencën e shtetit: Banorët e fshatit Shumicë në Tropojë riparojnë vetë rrugën
Deputeti i Partisë Demokratike për Tropojën Isuf Çelaj ka denoncuar me një shënim në faqen e tij në facebook gjendje...
AKTUALITET
12 Dhjetor13:47
Shqipëria, me më shumë autobusë për frymë se BE-ja, por me flotë të vjetruar
Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të lartë të autobusëve për frymë në Europë, por kjo nuk ësh...
Nga Petrit Vasili
AKTUALITET
12 Dhjetor13:45
Nga Totozani tek Shabani, varrosja e të vetmit kompromis!
Vite më parë Igli Totozani do të zgjidhej Avokat i Popullit pas të vetmit kompromis mes mazhorancës së PD–LSI në at&e...
AKTUALITET
12 Dhjetor13:42
Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta
Çmimet e larta janë çështja më shqetësuese ekonomike e shqiptarëve sipas rezultateve të Barometrit të Ballkan...