POLITIKE

U largua nga PS, Marjana Koçeku zbulon për mediat holandeze mesazhin privat të Ramës në WhatsApp

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Korrik 2026, 13:36
U largua nga PS, Marjana Koçeku zbulon për mediat holandeze mesazhin

Nga De Volkskrant

Ka më shumë se një muaj e gjysmë që Shqipëria ndodhet në trazira. Shkaku i drejtpërdrejtë i të ashtuquajturës ‘revolucion i flamingove’ është ndërtimi i një resorti në një zonë të mbrojtur natyrore. Ky është një plan i ideuar nga dhëndri i Donald Trump-it, Jared Kushner, të cilin ai po e hartonte në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. Lajmet për ndërtimin e këtyre hoteleve luksoze po ushqejnë prej kohësh një pakënaqësi të fshehur ndaj kulturës politike në vendin ballkanik.

Tashmë, prej më shumë se 40 ditësh, mijëra deri në dhjetëra mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugë, duke arritur kulmin me 250 mijë protestues. Ata ndiejnë mbështetjen e Marjana Koçekut, një fytyrë e re në politikën shqiptare. Vetë kryeministri e kishte kontaktuar 25-vjeçaren aktiviste një vit më parë për ta pyetur nëse dëshironte të kandidonte për Partinë e tij Socialiste, tregon ajo përmes një bisede telefonike. Ajo fitoi një ulëse në parlament, por kur shpërthyen protestat masive, dyshimet e saj filluan të shtoheshin.

Në ditën e pesëmbëdhjetë të protestave, ajo jep dorëheqjen, duke mbajtur mandatin e saj. Deputetja e pavarur aktualisht ndodhet pranë familjes së saj në malet rreth Liqenit të Komanit pranë Shkodrës, ku para karrierës së saj politike menaxhonte një agroturizëm ekologjik me të cilin u bë e njohur (edhe ndërkombëtarisht).

Pse vendosët të largoheshit nga partia?

Largimi im erdhi si pasojë e një grumbullimi pakënaqësish. U bëra aktiviste që në moshë të re dhe hyra në politikë me shpresën se do të mund të bëja ndryshimin në çështje të rëndësishme si mjedisi, ekologjia dhe turizmi i qëndrueshëm. Por shumë shpejt u bë e qartë se zëri im kritik nuk vlerësohej nga krerët e partisë sime.

U anashkalova plotësisht për tema që i kam shumë për zemër, siç është ndotja e lumit Drin, nga ku unë vij. Kur dolën në dritë skandalet e mëdha mjedisore rreth resortit të Kushner-it, kuptova se më duhej të mbështesja politika që në të vërtetë shkatërrojnë mjedisin. Ky ishte kufiri im moral.

Nuk kishit shumë kohë si anëtare e Partisë Socialiste, a nuk mund ta kishit parashikuar këtë?

Rama më kontaktoi pasi e kisha ballafaquar në podcast-in e tij me problemet me të cilat përballet rajoni im: një problem i madh me mbeturinat, mungesë totale e rrugëve të rregullta dhe e energjisë elektrike, sepse qeveria e tij dhe të gjitha qeveritë para tij thjesht na kishin harruar.

Nuk ka qenë kurrë ëndrra ime të bëhesha politikane. Kam qenë gjithmonë një kundërshtare e ashpër e pushtetit aktual dhe kam protestuar kundër tyre që nga kohët e mia të studentes. Kur iu bashkova Partisë Socialiste, rrethi im ishte plotësisht kundër. Por unë e pashë si detyrë morale, edhe sepse përfaqësimi politik për një grua të re nga një rajon i izoluar e patriarkal më parë ishte diçka e pamendueshme.

Për më tepër, atë vit hynë shumë të rinj në parlament. Sinqerisht mendova: mbase ky është momenti ynë.“

Protestat po vazhdojnë, edhe sa kohë do të zgjasin?

Pres që ato vetëm sa do të rriten. Elita jonë politike është shkëputur plotësisht nga realiteti dhe nuk ka asnjë ide se çfarë kalojnë njerëzit në jetën e tyre të përditshme. Protestuesit me të drejtë kërkojnë ndryshim. Këto protesta bëhen për shtetin e së drejtës, për një demokraci të vërtetë dhe për refuzimin që vendi ynë të plaçkitet. Ne do t'u përmbahemi idealeve tona.

Në një letër të hapur drejtuar Ramës, ju i kërkuat atij të jepte dorëheqjen. Çfarë duhet të ndodhë që të ndryshojë sistemi politik?

Për këtë duhet shumë më tepër sesa thjesht largimi i një njeriu. Ligji aktual zgjedhor mbron klasën e vjetër politike, e cila është rrënjësisht e kalbur dhe u shërben vetëm interesave të një grupi shumë të vogël. Kemi nevojë për njerëz në parlament që ndodhen aty për shkak të kompetencave të tyre, dhe jo për shkak të lojalitetit të tyre të verbër ndaj një lideri partie.

Partitë e reja politike duhet të kenë një shans të barabartë. Kam shumë respekt për ato pak parti të reja e kritike që hynë së fundmi në parlament përmes zgjedhjeve dhe që tani mbështesin protestat. Më shumë diversitet politik do ta bëjë demokracinë tonë më të shëndetshme, më të vërtetë dhe më të gjallë.

Por ndryshimi i madh do të duhet të vijë nga poshtë. Qytetarët shqiptarë, dhe veçanërisht diaspora jonë, aktualisht po tregojnë një angazhim shumë më të madh për ndryshime demokratike sesa e gjithë elita politike. Sistemi duhet të ndryshojë dhe të fillojë të funksionojë për qytetarët, rrugë tjetër nuk ka.“

Në letrën drejtuar Ramës, ju shkruat gjithashtu për një paralajmërim që ai ju kishte bërë.
Nuk dua të flas shumë për këtë, por ai më shkroi në WhatsApp se do të përfundoja vetëm, pa besimin e popullit apo të mbështetësve të mi në male. Përgjigjja ime ndaj tij ishte e thjeshtë: jam mësuar të qëndroj vetëm. E vetmja gjë që ka rëndësi për mua tani është që e mbylla atë derë pas meje dhe jam e lirë. Fatmirësisht, nëna ime nuk ka rrjete sociale, kështu që ajo nuk merr vesh asgjë nga gjithë agresioni dhe manipulimet politike që po shpërndahen për mua që nga largimi im.“

Së fundmi udhëtuat drejt Brukselit për një bisedë me eurodeputetët. Çfarë prisni prej tyre?

Europa duhet të jetë shumë më kritike ndaj qeverisë shqiptare. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të jetë një strategji thjesht gjeopolitike apo një çështje burokratike e plotësimit të raporteve. BE-ja aktualisht flet vetëm me kryeministrin dhe elitën politike, por duhet të dialogojë edhe me popullin shqiptar dhe shoqërinë civile. Rreth 92 për qind e shqiptarëve janë pro-europianë sepse ne besojmë tek vlerat europiane si drejtësia, transparenca dhe shteti i së drejtës, por kjo nuk do të thotë se ne mbështesim qeverinë tonë.

A po flasim këtu me lideren e ardhshme të Shqipërisë?

Ambicia ime është më e madhe se kurrë, por tani për tani e shoh parësore që të angazhohem për vendin tim si deputete e pavarur. Në fund të fundit, koha do ta tregojë se kush do të mbetet në këmbë dhe kush jo. Por një gjë është e sigurt: ky nuk është fundi./Marrë nga De Volkskrant

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan