Kush i çoi protestuesit dje në Rinas për t'i larguar nga Tirana dhe për t'i lodhur rrugëve!
Protesta e djeshme në Tiranë mori një kthesë të pazakontë kur turma e protestuesve u zhvendos nga qendra e kryeqytetit drejt aut...
Protesta e djeshme në Tiranë mori një kthesë të pazakontë kur turma e protestuesve u zhvendos nga qendra e kryeqytetit drejt aut...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka përfundu...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit amerikan Donald Trump me rastin e ditëlindjes së tij,...
“Katër miliardë euro investim i huaj”, “ky zhvillim do na vendosë në majë të turizmit botëror”, &ld...
Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirdit&...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërk...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person ka mbet...
Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish sot në protestën e 16, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama. Nën slog...
Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka shprehur mbështetjen e tij për të rinjtë që po protestojnë në Shqipëri dhe k&...
Numri i konsumatorëve shqiptarë që prodhojnë energji për nevojat e tyre është më shumë se dyfishuar në dy vi...
I ftuar në emisionin “Task Force”, Redaktori i Syri TV, Elkier Bushkolaj, foli mbi lidhjet e dyshuara të karteleve të drogës me qeverisjen Rama në Shqipëri, ku u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar sinjale të qarta për SPAK-un.
Ai theksoi se aktiviteti kryesor i pastrimit të parave lidhet me sektorin e ndërtimit dhe turizmit, që varen direkt nga kryeministri Edi Rama, duke përfshirë edhe ndryshimet e fundit ligjore që i japin kontroll mbi lejet e ndërtimit.
Bushkolaj paralajmëroi se rrethi i hetimeve po ngushtohet rreth kryeministrit dhe se çdo lëvizje e tij ndaj SPAK-ut apo autoriteteve të tjera është e kufizuar, ndërsa fuqizimi i grupeve kriminale nuk mund të ndodhte pa bekimin e shtetit.
Ai u shpreh gjithashtu se pas aktiviteteve ndërkombëtare dhe presionit të partnerëve, SPAK po përgatitet për veprimet e fundit që mund të prekin drejtpërdrejt figurën e kryeministrit.
Pjesë nga deklarata:
Pas asaj deklarate të Ramës me telefonin, ne kemi vizitën e kreut ose të titullarit të SPAK-ut në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe linjën që Departamenti Amerikan i Shtetit anonçoi për këtë vizitë, pra që kishte të bënte me kartelet e drogës dhe pastrimin e parave.
Që pas asaj deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit, ne kemi një tjetër qasje në raport me Shqipërinë. Nga data 10 shtator e 2025-ës, të paktën deri në 10 shkurt të 2026-ës, ne kemi plot 19 deklarata nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, urimin e ditës së pavarësisë nga Trump dhe Rubio, që kanë dy elementë që nuk mund t'i nënvlerësojmë: kartelet e drogës me aktivitet ndërkombëtar dhe pastrimi i parave.
Po ku na lidhen këto me kryeministrin Edi Rama? Aktiviteti kryesor i pastrimit të parave është sektori i ndërtimit dhe sektori i turizmit, që varen në mënyrë kapilare dhe direkte nga kryeministri Edi Rama, qoftë edhe me ndryshimin e fundit ligjor, ku ka marrë edhe monopolin e lejeve të ndërtimit. Jo më larg se dje, një tjetër investigim i një prej mediave më të rëndësishme në Evropë u ndal pikërisht te kjo, tek skaneri i kullave bosh dhe çfarë fshihet pas këtyre kullave bosh.
Në SHBA, duke parë modelin amerikano-latin, e kanë të qartë se si ndodh fuqizimi i grupeve kriminale.
Po, është për zgjerimin, është për portet e Senegalit, që kontrollohen nga mafia shqiptare. Ne kemi vënë re mediat ndërkombëtare, po themi të paktën tre vitet e fundit, këtë e kanë kryefjalë. Nuk kanë më kryefjalë atë piktorin dhe destinacionin turistik siç ishte Shqipëria, por Shqipërinë si narkoshtet. Në SHBA e kanë të qartë që fuqizimi i grupeve që përfshihen në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike nuk ndodh nëse nuk ka bekimin e qeverisë në vendin amë ku ato pastrojnë para.
Pra, fuqia më e madhe e grupeve kriminale nuk është brutaliteti, sikurse thuhet rëndom në media, por është lehtësia që shteti i tyre amë u ka krijuar për pastrimin e parave, dhe kjo nuk ndodh rastësisht. Që kjo të ndodhë, duhet të jenë në dispozicion një sërë institucionesh. Duhet të jenë tatimet, nga ku hyjnë këto para. Duhet të jetë Banka e Shqipërisë, që nuk bën dhe nuk merr asnjë masë konkrete në raport me euron që është në nivele. Sot një ndërtues e ka të pamundur, nëse nuk varet nga një trafikant droge që ta zhvillojë aktivitetin e tij.
Po fsheh të dhënat dhe ka edhe mbyllje. Madje ka biznese që kryejnë veprimtarinë e eksportit që janë zhvendosur drejt Uzbekistanit. Konkretisht kompania e Gjergj Liqezës, një prej ish-ministrave të qeverive socialiste, dhe kemi edhe zhvendosje të kompanive drejt Egjiptit.
Nuk janë të rastësishme dy termat: kartelet e drogës dhe pastrim parash. Se ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka të qartë. Ishte Dhoma Amerikane e Tregtisë që, për herë të parë pas divergjencave me Bashkimin Europian, ranë dakord se paqja fiskale është një mekanizëm që ndihmon çështjen e pastrimit të parave. Tani janë edhe artikujt ndërkombëtarë që po e përforcojnë këtë gjë.
Dhe në gjithë këtë histori, unë besoj se kjo do të jetë lëvizja e fundit e SPAK-ut në raport edhe me ndërkombëtarët, që mund të shkojnë drejt Edi Ramës. Se aty nuk ka njeri që të hajë dardha pas shpinës, se firmat kanë, mbajnë firmën e tij për shumë prej projekteve.
Ne e kemi firmën e tij, të paktën në dy raste, për krerë të organizuar të grupeve kriminale që janë në kërkim dhe të akuzuar për ngjarje të rënda, dhe ndër të tjera për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ka në dosje ku na thuhet çështja e arkitektëve, pra se si arkitektë ndërmjetësojnë. Është një arkitekt, arkitekti Emre. Është e zbardhur në dosje që arkitekti Emre do të ndihmojë që të merret leja për ndërtimin e një kompleksi.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka të qartë këtë panoramë. Oficerët e ambasadës që janë pranë SPAK-ut e kanë të qartë. Pra çdo lloj lëvizjeje që Edi Rama mund të bëjë në raport me autoritetet shqiptare, me SPAK-un, me Gjykatën Kushtetuese, me Gjykatën e Lartë, kam përshtypjen që në rastin konkret nuk mund të bëjë lëvizje.
Pse? Sepse aktiviteti kryesor i këtyre grupeve ka qenë jashtë, pra nuk janë cënuar interesat e popullit shqiptar apo të shtetit shqiptar, në masën që janë cënuar interesat e vendeve të Bashkimit Europian ku këto kanë aktivitetin kryesor. Dhe mos të harrojmë që shumë prej këtyre grupeve operojnë edhe në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për herë të parë që nga rënia e komunizmit, kemi një familje shqiptare që sanksionohet për këtë çështje, për lidhje me kartelet e drogës, dhe ky është një element që duhet parë me kujdes për të kuptuar se si po afrohen drejt kryeministrit.
Patjetër, unë gjykoj se rrethi i fundit është ky. Koha që po fiton Edi Rama në raport me këtë çështje dhe të tjera, dhe unë gjykoj se është një kohë për pazar për veten e tij, është një skenar që ne e kemi parë. Po gjithashtu rasti i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kroacisë, Sanader, rasti i Gruevskit, mënjanimi nga politika i Milo Gjukanoviçit, që në perceptimin tim kishte një profil të ngjashëm me Edi Ramën, jo vetëm prej faktit që kanë qenë të dy basketbollistë, por prej oazit që krijuan për grupet kriminale, konkretisht me kontrabandën e cigareve dhe trafikun e lëndëve narkotike. Për fat të keq, Departamenti Amerikan i Shtetit na sinjalizoi se ka një koordinim mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, edhe për fat të keq në kohën kur shkëlqente Open Balkan.
Ky kryeministër që ne sot e pamë, që as nuk denjoi të shkonte për Mirlinda Karçanaj dhe t'i premtonte 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e kemi parë që nuk ka munguar në asnjë mbledhje të Ballkanit të Hapur. Dhe është një element që desha ta cek pak aty te Aveniri.
Prokuroria e Prizrenit, që ka marrë ato 130 persona të akuzuar për shitblerje votash, është ekuivalente me prokurorinë e Elbasanit apo të Durrësit. Nëse do të bëja, ose po themi të Lezhës. Tani gjykojeni punën e SPAK-ut në këtë drejtim. Pra imagjinoni nëse atje në Prizren do të kishte dalë një kandidat që nuk justifikon dot 30 mijë vota, se çfarë do të kishte ndodhur. Dhe po e theksoj, është ekuivalente me prokurorinë e Elbasanit, të Durrësit apo të Lezhës për të gjithë ata që flasin për arritje dhe suksese të SPAK-ut.
Kryeministri Edi Rama ka telefonuar ish-Presidentin Hashim Thaçi që ndodhet në paraburgim në Hagë. Gjatë një postimi në...
Pas debatit të fortë në Komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi sërish në rrjetet sociale, du...
Kreu i PD Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në protestën që do të ...
Kryeministri Edi Rama prezantoi të martën Igli Tafën si kreun e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë s&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, lidhur me mënyrën se si është trajtua...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot nismën e kryeministrit Edi Rama për mbrojtjen nga pezullimi duke hequr nenin 242 dhe...
Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po përpiqet që të shpëtojë Belinda Ballukun nga pezullimi nga detyra. ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në mbledhjen e Grupit...
Kryeministri Edi Rama në prezantimin e drejtorit të ri të AKSHI-t, Igli Tafa inkurajoi punonjësit e Agjencisë Shtetërore Komb&eu...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar sot 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në ...