POLITIKE

Vangjeli: Imazhi ndërkombëtar i Ramës u shkërmoq brenda pak ditësh, nuk është më lideri i paprekshëm

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Tetor 2026, 22:38
Vangjeli: Imazhi ndërkombëtar i Ramës u shkërmoq brenda pak

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se imazhi ndërkombëtar i kryeministrit Edi Rama, i ndërtuar ndër vite përmes propagandës dhe promovimit të figurës së tij si lider karizmatik, ka pësuar një goditje të fortë.

Sipas Vangjelit, për një kohë të gjatë mediat e huaja e paraqisnin Ramën përmes stereotipeve të artistit dhe ish-basketbollistit, duke e kthyer figurën e tij në një markë përmes së cilës identifikohej Shqipëria, por sipas analistit, kjo narrativë u trondit brenda pak ditësh, veçanërisht pas protestave të verës së këtij viti

Vangjeli: Shiko, një nga pikat më të forta të Ramës ka qenë, e shoqëruar nga propaganda e tij, ishte që në mënyrë të papritur dhe si një dhuratë për gjithë Shqipërinë ai u shndërrua në një markë. Nëpërmjet të cilës njihej Shqipëria. Dhe për një farë kohe kjo edhe funksionoi në atë pjesën sipërfaqësore të gjësë. Shikoni stereotipin me të cilin ai vizatohej deri dje nga media ndërkombëtare.

Katër-pesë fjali ishin: ish-basketbollist, artist, pikturoi Tiranën, vizaton ndërkohë gjatë kohës së bisedave zyrtare. Domethënë, ishte kaq e konsumuar kjo klishe, e cila përsëritej, përsëritej, aq sa dukej se ishte e ngulitur dhe dukej që Shqipëria në mungesë të eksporteve të tjera, eksportonte imazhin e një lideri karizmatik... të vërtetë, të tillë. Sot, sidomos me protestën në verën e këtij viti, ky imazh për të cilin thuhet se janë investuar miliona e miliona, jo thjesht në kuptimin e parave që jepen, por është investuar shumë, shumë...

U shkërmoq në harkun e 5-6 ditëve dhe e pamposhtën, e kanë bërë në të njëjtën kohë edhe influencat e një brezi të cilit nuk e njeh dhe mbi të gjitha nuk e ka frikë politikën shqiptare, në mënyrë shumë të shpejtë. Dhe ndryshimi i kësaj narrative shënon atë që zakonisht quhet: mediat e mëdha ndërkombëtare janë ato të cilat janë pararoja e qëndrimeve të qeverive të tyre respektive, sidomos në marrëdhënie ndërkombëtare. Është e vërtetë që duket sikur brenda në Shqipëri Rama nuk ka asnjë njeri që mund ta sfidojë, asnjë rrymë dhe asnjë faktor. Protesta që duket se është shuar, megjithëse në mënyrë shumë të çuditshme vazhdon të qëndrojë gjallë flaka me një grusht protestuesish, si për të shënuar në kalendar 'ne ishim atje, u bënë kaq ditë'. Me logjikë të thjeshtë, të pandikuar nga hipoteza të tjera, kjo teorikisht është e pamundur në Shqipëri. Opozita gjithashtu ngjan shumë e frustruar për t'iu kundërvënë.

Forca të tjera politike gjithashtu janë të pafuqishme për të reaguar ndaj tij. Duket sikur ka një mjet dhe një mekanizëm tjetër që deri tani nuk është në nivel shtetëror, por që numëron një sërë armiqsh gjithmonë e më të fuqishëm të Ramës, të cilët tani shkojnë në radhët e atyre që ky dikur shtrëngonte duart si përfaqësues i Shqipërisë, por që në Shqipëri është tregtuar si sukses personal i tij apo thjesht si meritë personale e tij. Më ngjan se kombinimi i këtyre faktorëve me diçka të çuditshme që mund të ndodhë nga hiçi në Shqipëri, siç ndodhi protesta në qershor, mund ta rishkruajë krejt ndryshe historinë për skeptikët që e shikojnë Ramën të pamposhtur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje