Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi një tjetër, Violand Braçellari u shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...

TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Vangjeli është shprehurse në zyrën e PD-së kanë denoncime nga banorë të Shijakut lidhur me shkeljet e kryetarit të kësaj bashkie Elton Arbana.
Sipas saj në Shijak është ndërtuar në tokë bujqësore, me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për urbanistikën pasi kompetencat për lejet e ndërtimit e komplekseve rezidenciale i ka vetëm KKT. Vangjeli më tej shtoi se në këmbim të kësaj leje ndërtimi Kryetari i Bashkisë së bashku me 2-3 punonjës së bashkisë janë shpërblyer me nga 1 vilë secili.
Ajo gjithashtu gjatë fjalës së saj tha se Bashkia Shijak në kundërshtim me ligjin depoziton mbetjet në zonë kadastrale pyjore, me distancë rreth 100 m pranë lumit Erzen, ndërmjet fshatrave Cizmeli, Shetel dhe Eminas i Vogël, duke kryer krim mjedisor pasi vetë bashkia, këtë zonë, e ka të regjistruar në inventarin e saj si zonë pyjore.
Zëdhënësja e antikorrupsionit më tej u shpreh se banorë të cilët u prekën nga tërmeti 2019 u morën tokën për të ndërtuar një supermarket. Ajo gjithashtu gjatë deklaratës së saj publikoi edhe disa pamje dhe dokumente ku sipas saj faktojnë shkeljet.
Deklarata e zëdhënëses së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Në adresën e Antikorrupsionit të PD kanë mbërritur denoncime nga banorë të Shijakut lidhur me shkeljet e kryetarit të kësaj bashkie Elton Arbana. 1. Me anë të Vendimit nr.369, datë 03.08.2020 (nr.6095 prot) Elton Arbana në kundërshtim me ligjin ka miratuar leje ndërtimi për kompleksin e parë të vilave me adresë Lagjia Popullore Shijak.
Denoncuesit theksojnë se Kompleksi Rezidencial është ndërtuar në tokë bujqësore, (Kodër Shilore Shijak), me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për urbanistikën pasi kompetencat për lejet e ndërtimit e komplekseve rezidenciale i ka vetëm KKT dhe se në këmbim të kësaj leje ndërtimi Kryetari i Bashkisë së bashku me 2-3 punonjës së bashkisë janë shpërblyer me nga 1 vilë secili. Ata na vendosën në dispozicion edhe pamjet që shihni pas meje.
2. Hedhje mbeturinash në pyll..
Bashkia Shijak në kundërshtim me ligjin edhe pse zyrtarisht prononcon të kundërtën me fjalë depoziton mbetjet në zonë kadastrale pyjore, me distancë rreth 100 m pranë lumit Erzen, ndërmjet fshatrave Cizmeli, Shetel dhe Eminas i Vogël (Gjepalaj Shijak), duke kryer krim mjedisor pasi vetë bashkia, këtë zonë, e ka të regjistruar në inventarin e saj si zonë pyjore.
Mbetjet groposen nën tokë në shtresa aluvionale, duke ndotur kështu ujin e puseve përreth. Denoncuesit cituan edhe se është falsifikuar procedura gjatë shqyrtimit dhe marrjes së vendimit të këshillit bashkiak për këtë qëllim pasi anëtarëve të tij nuk u është paraqitur gjendja reale dhe janë detyruar specialistët e bujqësisë pranë bahkisë që të japin konkluzione në favor të shkeljes së ligjit, nuk është marrë konfirmim nga prefektura, nuk është kryer studimi i zonës në fjalë dhe as i janë drejtuar strukturave shtetërore të tjera për dhënie mendimi para marrjes së këtij vendimi pasi sikurse shihet qartë nga pamja kjo është një zonë pyjore.
3. U dhanë shtëpi për banorë të cilët u prekën nga tërmeti 2019 dhe në këmbim ju morën tokën për të ndërtuar një supermarket… Kjo foto tregon vendndodhjen e tre shtëpive të prishura me qëllim përvetësimin e terrenit në mënyrë të paligjshme nga Kryetari i Bashkisë dhe dhënia po e kundraligjshme e 3 apartamenteve të ndërtuara pas fatkeqësisë natyrore (tërmeti 2019) në këmbim të terrenit 3 shtetasve me inicialet: D. RR., M. RR., dhe RR. RR.
4. Për një godinë të padëmtuar nga tërmeti janë marrë 8 mil lekë për dëmshpërblim. Bëhet fjalë për godinën ku aktualisht ka vendndodhjen e ushtrimit të aktivitetit OSHEE Shijak prej 12 viteve. Në katin e 2 të të cilës ushtron aktivitetin një biznes bar-restorant. Godina nuk mund të jetë e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore tërmeti 2019 pasi gjatë gjithë kohës ka funksionuar ushtrimi i pandërprerë i aktivitetit të OSHEE Shijak.
5. Denoncuesit treguan se para tërmetit 2019 kanë qenë rreth 60 familje të pastreha dhe në përfundim janë kompensuar rreth 180 familje. Familje të ndryshme për të përfituar sa më shumë banesa pas tërmetit kanë kryer divorce fiktive si rasti i familjes me mbiemër me inicialin “F”. Përveç sa më sipër, sipas mediave, Elton Arbana mbahet mend si i përfshirë në përgjimet e BILD lidhur me dosjen 339 në të cilën zyrtarë socialistë i nënshtrohen grupeve kriminale.
Beleri GREQI- Nëse gjithçka shkon sipas planit, të hënën e ardhshme, pak pas orës 12:30, Fredi Beleri do të b&eum...
antony blinken dhe igli hasani SHBA- Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka ndarë një fotografi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në tubimin e organizuar poshtë banesës së tij lidhur m...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas gjashtë muajsh në "arrest shtëpie" dhe refuzimit të re...
arben shehu, kreu i KLSH TIRANË- Kuvendi ka propozuar së fundmi ngritjen e një strukture të re parlamentare brenda Komisionit për ...
fredi beleri TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri do të lirohet përkohësisht nga burgu, për të shkuar n&eu...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me protestën e organizuar dje para kr...
olsi rama TIRANË- Olsi Rama është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për herë të dytë b...
TIRANË- Një përplasje virtuale ka ndodhur mes deputetit Dashamir Shehi dhe Tedi Blushit. Përplasja ka zanafillën në një int...
fredi beleri GREQI- Media greke "Protothema" ka lajmëruar në një artikull se ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar lej...