Aktivisti: Shqiptarët kanë marrë në dorë fatin e vendit! Politika të dëgjoj popullin, ndryshe ata dinë “të flasin”
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një...
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj tij për dosjen e sterilizimit. Përmes një deklarate t&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç...
Dhunimi fizik që tre vëllezërit nga Tropoja i bënë të paraburgosurit Petrit Çakri, në sy të gjyqtarit të p...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të të mobilizimit t&...
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjell...

Konfirmimi i pezullimit të Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese ka marrë vëmendjen e mediave të huaja.
Gazeta e madhe franceze Le Figaro, shkruan se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka konfirmuar të premten pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e akuzuar për korrupsion në dhënien e tenderëve publikë.
Balluku, pjesë e qeverisë që nga viti 2019 dhe një nga figurat më të afërta të kryeministrit socialist Edi Rama, ishte pezulluar më 20 nëntor nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas ngritjes së akuzave nga prokuroria. Me të njëjtin vendim, asaj i ishte ndaluar edhe dalja jashtë Shqipërisë.
E vënë në lëvizje nga qeveria, Gjykata Kushtetuese kishte lejuar në dhjetor rikthimin e përkohshëm të Ballukut në detyrë, në pritje të një vendimi përfundimtar. Megjithatë, të premten ajo njoftoi se ka “vendosur të rrëzojë ankimimin dhe të konfirmojë vendimin e gjykatës së posaçme për pezullimin e Ballukut nga funksionet e saj”, shkruan Le Figaro.
Sipas akuzave, ministrja dyshohet për favorizim në procedurat e prokurimit publik që lidhen me ndërtimin e një tuneli 5,9 kilometra të gjatë në një rrugë në jug të vendit, si dhe me ndërtimin e një segmenti të Unazës së Tiranës.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar më herët duke e cilësuar pezullimin si “një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv”.
Le Figaro thekson se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përbën një nga kushtet kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në vitet e fundit, disa ish-ministra të qeverive të Edi Ramës, në pushtet që prej vitit 2013, janë vënë nën hetim nga drejtësia për çështje korrupsioni.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetues e cila rrëzoi një ditë më parë an...
Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku. ...
Juristi Franc Nuri ka komentuar në SYRI TV, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe çfarë pritet që të ndodhë tani. Nuri u shp...
Ligjvënësi demokrat Belind Këlliçi ka reaguar nga Uashingtoni, lidhur me vendimin fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila n&...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka lënë në fuq...
Teksa Gjykata Kushtetuese po përpëlitet pa dinjitet për të zvarritur çështjen Balluku, duket se presioni ndërkombëtar ...
Përveç takimeve zyrtare në Kongres, kryetari i PR, njëkohësisht dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu zh...
Prej rreth 9 orësh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ngujuar për të marrë një vendim në lidhje më p&eu...
Kreu i PD Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kaluar gjithë ditën në zyrë duke u marrë me gjykatësit në lid...
Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë vizitën e në Washington, ku janë takuar me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lart&e...