Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

ITALIA- Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur sot që 12 emigrantët që mbërritë në Shqipëri pak ditë më parë me anijen Libra duhet të kthehen në Itali. Vendimi përcakton se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale. Vendimi bazohet në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të 4 tetorit të kaluar. Partia në pushtet në Itali “Fratelli d’Italia” ka reaguar pas vendimit me anë të një postimi në platformën 'X' duke sulmuar hapur gjykatën.
“Absurd! Gjykata nuk e lejon ndalimin e emigrantëve në Shqipëri. E majta gjyqësore i vjen në ndihmë të majtës parlamentare. Disa magjistratë të politizuar kanë vendosur që nuk ka vende të sigurta origjine: është e pamundur të ndalohen ata që hyjnë ilegalisht, është i ndaluar riatdhesimi i emigrantëve të paligjshëm. Ata duan të heqin kufijtë e Italisë, ne nuk do ta lejojmë”, shkruhet në postim.
Nga ana tjetër aleatët e Melonit, partia "Lega Nord" deklaron se dekreti që nuk e legjitimon ndalimin e emigrantëve në Shqipëri është veçanërisht i papranueshëm.
“Pikërisht në ditën e seancës së gjyqit Open Arms kundër Matteo Salvinit, dekreti që nuk e legjitimon ndalimin e emigrantëve në Shqipëri është veçanërisht i papranueshëm dhe serioz. Gjyqtarët pro emigrantëve duhet të dalin në zgjedhje, por dijeni se ne nuk do të frikësohemi”, deklaron "Lega Nord".
Po ashtu Presidenti i Senatit italian, Ignazio La Russa, tha se ishte shumë i habitur nga vendimi dhe se habia ia kalon çdo komenti.
“Isha shumë, shumë i habitur. Por nuk dua të komentoj, sepse habia ia kalon çdo komenti”, deklaroi La Russa.
Për vendimin ka reaguar dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili tha se gjyqësori duhet të zbatojë ligjet, jo t’i modifikojë ato. Ai ka shtuar se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë është një model për t’u ndjekur.
“Jam mësuar të respektoj vendimet e gjyqësorit por do të doja që të respektohen edhe vendimet e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, sepse demokracia bazohet në ndarjen trepalëshe të pushteteve. Gjyqësori duhet të zbatojë ligjet, jo t’i modifikojë ato. Po pengoni ekzekutivin të bëjë punën. Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë është një model për t’u ndjekur”, komentoi ministri i Jashtëm Antonio Tajani.
Nga ana tjetër, në kampin tjetër të politikës italiane, "Lëvizja 5 yjet" ka deklaruar se Meloni duhet t’u kërkojë falje italianëve, duke filluar nga ata që e votuan, sepse i gënjeu. Ata shtojnë se Meloni donte t’i bënte italianët të besonin se kishte gjetur një mënyrë për t’i mbajtur larg emigrantët duke i dërguar jashtë shtetit, një mashtrim i organizuar aq keq sa u prish vetëm 48 orë pas zbatimit.
“Giorgia Meloni duhet t’u kërkojë falje italianëve, duke filluar nga ata që e votuan, sepse i gënjeu me një mashtrim. Sepse për këtë bëhet fjalë: një mashtrim qindra milionë euro me të cilin Meloni, pasi kuptoi se ajo duhej të mos arrinte të zbatonte bllokadën e çmendur detare të premtuar në fushatën elektorale, donte t’i bënte italianët të besonin se kishte gjetur një mënyrë për t’i mbajtur larg emigrantët duke i dërguar jashtë shtetit, një mashtrim i organizuar aq keq sa u prish vetëm 48 orë pas zbatimit të tij me urdhër të magjistraturës për të liruar dhe dërguar në Itali 12 emigrantët e parë të transferuar në Shqipëri, duke shpenzuar gati 300 mijë euro vetëm për naftë”, deklaruan deputetët e "Lëvizjes 5 Yjet".
Opozita italiane i ka vijuar deklarata me Nicola Fratoianni të 'Avs' i cili tha se qeveria Meloni duhet të rimbursojnë shtetin nga xhepat e tyre për paratë publike të shpërdoruara ditët e fundit për dëbimin e kotë të 16 personave në Shqipëri.
“Ministri Piantedosi dhe gjithë qeveria Meloni duhet të rimbursojnë shtetin nga xhepat e tyre për paratë publike të shpërdoruara ditët e fundit për dëbimin e kotë të 16 personave në Shqipëri. Dhe më pas duhet t’u kërkojnë falje publike këtyre njerëzve”, shkruan Nicola Fratoianni i Avs.
Për vendimin ka reaguar dhe Angelo Bonelli, zëdhënës kombëtar për Green Europe dhe anëtar i Avs, i cili tha se vendimi i Gjykatës së Romës për të mos legjitimuar ndalimin e emigrantëve të deportuar në Shqipëri, mohon qartë veprimet e qeverisë Meloni.
“Vendimi i Gjykatës së Romës për të mos legjitimuar ndalimin e emigrantëve të deportuar në Shqipëri, mohon qartë veprimet e qeverisë Meloni. Është një tjetër demonstrim i paskrupullt e kësaj qeverie, e cila shpenzoi gati një miliardë euro për një operacion të thjeshtë propagandistik, të kundërshtuar nga vetë ligjet italiane dhe evropiane, ndërkohë që ata shpenzojnë fondet për bashkëpunimin, në të cilin u deportuan 16 emigrantë në Shqipëri me një luftanije italiane, 80 anëtarë të ekuipazhit, me një kosto prej 18 mijë eurosh. A është kjo një shpërdorim i turpshëm i parave publike", tha Bonelli.
ITALIA- Gjykata e Romës vendosi sot që emigrantët e parë që mbërritën në Shqipëri të rikthehen në ...
TIRANË- Sekretariati i Etikes ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi për deputetet e PD Elda Hoti dhe Petrit Doda. Gjithashtu p&e...
ITALIA- Kryetarja e Partisë Demokratike (PD) të opozitës së qendrës së majtë, në Itali, Elly Schlein tha sot se d...
TIRANA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, javën e ardhshme do të zhvillojë vizita në shtetet e Ballkanit Per&e...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përplasjen e opozitës me policinë e shtetit një ...
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur foli për ekonominë e varfëruar të Shqipërisë dhe politi...
Goro TIRANË- Është shtyrë për datën 1 nëntor seanca paraprake në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Himar&eum...
Foto ilustruese TIRANË- KQZ i ka dhënë ditën e sotme mandatin e deputetit, Erjon Mekajt. Mekaj është zyrtarish...
fredi beleri dhe edi rama TIRANË- Më 29 tetor, eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri bashkë me anëtar&eu...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çështjen "Partizani" për të sqaruar sipas ti...