Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka bërë sot një deklaratë për mediat pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ish-deputetin Ervin Salianji. Boçi tha se lënia në burg e Salianjit, tregon se kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga paranoja për të kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe për të goditur me të kundërshtarët politikë.
Ai shtoi se PD dënon përdorimin nga politika të drejtësisë, por edhe nënshtrimin apo kolaboracionizmin me të keqen të gjyqtarëve apo prokurorëve. Sipas tij, Salianji është një prej tre të burgosurve politikë të opozitës, që mbahen peng nga partia-shtet, që kërkon përjetësimin narkoshtetit përmes mashës së drejtësisë. Gjithashtu Boçi tha se mazhoranca do ta marrë përgjigjen më 11 maj.
DEKLARATË PËR MEDIA N/KRYETARI I PD, LUÇIANO BOÇI:
Gjykata e Lartë mori sot vendim për të vazhduar me shtrembërimin e drejtësisë dhe përdorjen politike të saj, duke lënë në burg Ervin Salianji. Deputeti i PD që prej tetorit të vitit të kaluar ndodhet në burgun e Fierit, me një urdhër politik të zbatuar dhe të mbajtur sot në fuqi nga drejtësia politike e dyshes Rama-Xhafaj. Lënia në burg e deputetit Ervin Salianji, tregon dhe një herë se Edi Rama nuk heq dorë nga paranoja për të kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe për të goditur me të kundërshtarët politikë.
Ervin Salianji nuk bëri gjë tjetër, vetëm sa denoncoi një individ të dënuar për trafik droge në Itali, vëllain e një prej sejmenëve të Ramës, hartues i reformës së dështuar të drejtësisë, Fatmir Xhafaj. Partia Demokratike shpreh keqardhje për pamundësinë e Gjykatës së Lartë për t’u ngritur në lartësinë e rolit të saj kushtetues dhe përdorimin e saj politik.
Ne dënojmë përdorimin nga politika të drejtësisë, por edhe nënshtrimin apo kolaboracionizmin me të keqen të gjyqtarëve apo prokurorëve. Salianji është një prej tre të burgosurve politikë të opozitës, që mbahen peng nga partia-shtet, që kërkon përjetësimin narkoshtetit përmes mashës së drejtësisë.
Ai është politikani i ri që u burgos sepse ngriti zërin kur pa njerëzit e pushtetit të ngrihehsin kundër Shqipërisë duke i kanabizuar territorin. Më 11 maj përgjigjia do të jetë e qartë dhe plebishitare si për urdhëruesit ashtu dhe shërbëtorët e kësaj pengmarrjeje politike me gjykatë. Programi elektoral i Ramës është pikërisht ky: mbro sistemin e kanabizimit dhe narkotrafikut të Shqipërisë, dhe dëno denoncuesit e tij. Pas çdo vendimi është Rama dhe Rama do të jetë i pari me një përgjigje për të dhënë kur drejtësia të mbrojë shtetin, jo pushtetin.
Foto ilustruese TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sloganin e protestës së thirrur më 15 Mars, kun...
Ervin Demo BERAT - Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen këtë të martë. Bëhet me...
TIRANA- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme ka përfunduar mbrojtja e avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj. Mëso...
TEPELENË- Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Siç raportohet Peç...
veliaj ne seancen e fundjt TIRANË- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po zhvillohet prej 4 orësh seanca për shyrtimin e a...
TIRANË- GJKKO ka marrë vendimin ditën e sotme për të dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, për &c...
foto ilustruese TIRANË- Gati 246 mijë shqiptarë nga diaspora e re e Shqipërisë aplikuan dhe morën miratim për të vo...
ervin salianji TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit. Ky i fundit k...
selia e pd TIRANË- Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se nesër do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PD. M&e...
agron malaj MAT- Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Siç shihet në shkresën zyrtare të ...