Ndërhyrja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve u kërkua nga deputetët e Partisë Socialiste. Kapitali publikon bisedat e deputetëve socialistë, të cilat çuan në ndërhyjen e policisë dhe ndalimin e 6 protestuesve, një veprim i cili shkaktoi edhe habi, pasi për 30 ditë me radhë qeveria e kishte mbajtur policinë larg konfrontimit me protestuesit.
Fillimisht ka qenë Taulant Balla, i cili ka udhëzuar deputetët si të shpëtojnë nga vezët e protestuesve. Si një komandant toge në kohërat e zborit të Enver Hoxhës, zoti Balla orienton deputetët, që të kryejnë manovra shmangieje për t'u shpëtuar vezëve.
"Vëmendje. Nga krahu i Toptanit ka protestues me vezë. Hajdeni nga krahu i Xhamisë," u ka shkruar kreu i grupit Parlamentar, deputetëve socialistë.
Por ndonëse në hyrje deputetët e Ramës arritën të shmangnin protestuesit, situata ka ndryshuar gjatë mesditës, kur në dalje automjetet e disa prej deputetëve u qëlluan me vezë nga protestuesit.
I pari që është ankuar për policinë ka qenë Erjon Braçe, makina e të cilit u qëllua disa herë me vezë nga protestuesit.
"Kjo që policia lejon degjenerimin e deputetëve në sy të kamerave është e papranueshme. Dhe janë gjithsej veç 100 copë. Dhe praktikisht është sulm fizik," shkruan Braçe.
Drejtorja e komunikimit të Ramës, Jonida Shehu ka kërkuar që deputetët të shmangin protestuesit.
Në diskutim ka hyrë edhe Blendi Gonxhja, por zoti Gonxhja duket se është penduar për atë që ka shkruar dhe e ka fshirë menjëherë. Përgjithësisht zoti Gonxhja shkruan gjëra të çuditshme pa lidhje me temën apo situatën, si për shembull ankesat se nuk po shiten biletat e koncertit të Kanye West. Nuk dihet nëse edhe këtë herë ka ngritur problemin e biletave të koncertit sepe mesazhi është fshirë me shpejtësi.
Por diskutimi ka vazhduar nga zoti Braçe, i cili i ka cilësuar sulmet ndaj deputetëve si gjueti të qëllimshme.
"Shikoni, unë mendoj që kjo është e qëllimshme dhe kjo është gjueti e qartë ndaj çdo deputeti, pa pyetur është burrë apo grua. Nëse policia e shtetit ka këtë qëllim shumë mirë; bravo i qoftë të gjithëve, por s'ja kemi kujt borxh," vijon ankesën Braçe.
Edhe deputeti socialist i Lezhës, Admir Kadeli është ndjerë i frikësuar.
"Minimumi pse nuk i futni makinat e deputetëve brenda, por i lini të dalin në këmbë? Cënohet siguria e Parlamentit nga makinat e deputetëve?!" pyet Kadeli në formë ankesë ndaj administratës drejtuese të Kuvendit, e cila nuk lejon makinat e deputetëve brenda rrethimit të Parlamentit.
Fiks 20 minuta pas këtyre diskutimeve, policia ndërhyri dhunshëm duke shoqëruar 6 protestues dhe duke i mbajtur ata për disa orë në ambientet e komisariateve të Tiranës. Por përveçse zbulojnë se pse qeveria ndërseu policinë kundër protestuesve, bisedat mes deputetëve socialistë tregojnë edhe diçka tjetër më të madhe; tashmë maxhoranca është e trembur nga protestuesit dhe shikon komplote gjithandej. /Kapitali/
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
30 Qershor22:23
'Parlamenti krimit'/ Protestuesit ulen në shenjë qëndrese para Parlamentit: Rama ik
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin rrugëve të Tiranës ditën e 31-të të revoltës q...
POLITIKE
30 Qershor22:03
Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, Reuters: Administrata Trump rezerva ndaj Tiranës
Ndërsa liderët e NATO-s përgatiten për samitin në Turqi javën e ardhshme, planet për një samit të aleancës n&e...
POLITIKE
30 Qershor21:49
“Rama jep dorëheqjen”/ Mbi tre orë në sheshin para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës, koordinuesit: Nesër në orën 10:00 para SPAK!
Pas mbi 3 orësh në shesin para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, itinerar ky që ndi...
POLITIKE
30 Qershor21:13
Deputeti socialist “bën një tjetër zbulim” se kush i sponsorizon protestuesit (nuk është as Irani, as Greqia)
Deputeti i PS Pirro Vengu deklaroi se janë zbuluar sponsorizuesit e protestës dhe përfituesit e saj.
Vengu tha se sposorizuesit janë ata q&...
POLITIKE
30 Qershor21:11
POLITICO: Tensionohen protestat e “Revolucionit të Flamingove” në Shqipëri
“Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri u nxeh të martën me përleshje midis protestuesve dhe policisë, vetëm nj&eu...
POLITIKE
30 Qershor20:54
Ishte mes personave të shoqëruar në polici, Shkëlzen Bushi: Rama nuk do protestë paqësore!
Shkëlzen Bushi, një prej protestuesve të shoqëruar nga policia gjatë incidenteve të ndodhura para Kuvendit, ka marrë fjal&eum...
POLITIKE
30 Qershor20:48
“Rama kumbar i krimit dhe drogës! Fuck you”/ Protestuesi thirrje: Të mos biem pre e provokimeve të patronazhistëve
Thirrje për të ruajtur karakterin paqësor të protestës u bënë edhe gjatë tubimit të 31-të qytetar, ku një...
POLITIKE
30 Qershor20:35
Protestuesit paralajmërojnë aksion para SPAK-ut: Nesër dorëzojmë "The Albanian Files"
Protestuesit e mbledhur në ditën e 31-të të protestës qytetare kanë paralajmëruar një tjetër aksion për më...
POLITIKE
30 Qershor20:17
"Sa më shumë të na rrihni, aq më shumë do të vijmë", aktivistja me deklarata të forta para Kryeministrisë
Protesta e 31-të qytetare para Kryeministrisë u shoqërua me deklarata të forta edhe nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu drejtua prot...
POLITIKE
30 Qershor20:08
“Belindës i duhen 1 javë për të gjetur çelësat e një shtëpie”/ Protestuesi: Nuk tutemi nga ky qelbësira Rama!
Deklarata të forta janë mbajtur edhe në protestën e 31-të qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ku një prej ...