Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës për familjet shqiptare, duke e cilësuar atë si problemin më të madh të çdo familjeje sot.
“Çdokush që më kontakton e ka si problem kryesor shtrenjtimin e jetesës. Rritja e çmimeve me rreth 20% për produktet bazë të shportës gjatë viteve të fundit ka bërë jetën e një familjeje shqiptare pothuajse të pamundur”, theksoi Tabaku.
Ajo solli shembullin e një familjeje të vogël me katër anëtarë, e cila shpenzon mesatarisht 38,700 lekë në muaj vetëm për ushqime. “Ç’mund të bëjë një familje me dy paga minimale prej 40 mijë lekësh? Ç’të paguajë më parë, si mund t’ia dalë?”, u shpreh Tabaku, duke theksuar se edhe paga minimale nuk zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë bizneset.
Deputetja demokrate kritikoi faktin se Shqipëria renditet e fundit jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë, sa i përket rritjes së pagave.
Sipas saj, kjo situatë është pasojë e mungesës së konkurrencës në treg, zhvlerësimit të euros dhe rënies së të ardhurave të disponueshme për familjet.
“Ky model ekonomik punon vetëm për një pakicë. Shumica e qytetarëve ndihen të lënë pas dore, sepse nuk ka shpërndarje të barabartë të rritjes ekonomike dhe të ardhurave”, u shpreh Tabaku.
Sipas Tabakut, zgjidhja është e thjeshtë dhe kërkon vetëm vullnet politik, një vullnet që qeverisë aktuale i ka munguar gjatë gjithë këtyre viteve.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
28 Shtator08:58
Mundësia e një rezolute kundër Gjykatës Speciale, Rama: Kosova nuk e ka një vullnet të tillë
Kryeministri Edi Rama, ka komentuar për herë të parë mungesën e vullnetit në Kosovë për të miratuar një rezo...
POLITIKE
28 Shtator08:50
"Kosova është bërë peng i Serbisë", kryeministri Rama: Të përmbushë pikat e dialogut
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në një intervistë televizive, ka deklaruar se Kosova është bërë vetë një peng i Se...
POLITIKE
28 Shtator07:34
Rënia e koncesioneve
Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, një nga modelet e biznesit që tërhoqën shumë sipërmarrj...
POLITIKE
27 Shtator23:46
Bashkia e Tiranës/ A do pranohej Basha si garues? Përgjigja e Mediut
Edhe pse Partia Demokratike nuk e ka ende një emër të përzgjedhur për ta vënë përballë socialistes Ogerta Manastirl...
POLITIKE
27 Shtator23:20
Teliti-socialistit: Keni frikë Veliajn, ende po negociohet do rrijë në Durrës apo në shtëpi
Debat i ashpër mes këshilltarëve bashkiakë Dorian Teliti dhe Alfred Muharremi në lidhje me shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ve...
POLITIKE
27 Shtator22:28
Raporti i DASH, Balliu: Paratë e drogës kanë shkatërruar tregun dhe jetën e qytetarëve shqiptarë
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar pas raportit të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri duke...
POLITIKE
27 Shtator21:48
VIDEO/ Berisha zbulon mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!
Sali Berisha, në një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një video, ku nxjerr zbuluar mashtrimin e Edi Ramës, në lidhje me &l...
POLITIKE
27 Shtator21:44
Salianji: Raporti i DASH “zhvesh” Qeverinë. Shqipëria vend i padrejtësive ndaj qytetarëve dhe bizneseve
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën...
POLITIKE
27 Shtator21:01
Video/ Negociatat e PD-së për kandidatin e Tiranës, Noka: Kemi përfaqësues shumë të mirë, jo si “Miss covidi”
Negociatat për kandidatin për Bashkinë e Tiranës kanë qenë në fokus të një takimi që Sekretari i Përgjith...
POLITIKE
27 Shtator20:25
Mblidhet Kuvendit i Veriut në Mirditë: Politikat e Ramës i shërbejnë Serbisë, ai do përçarje dhe diskriminim
Politikat përçarëse të qeverisë Rama, dhe diskriminimi i veriut, sollën mbledhjen e Kuvendit të Veriut në Miditë,...