POLITIKE

"Vlerësoj shumë angazhimin e tyre", Berisha sqaron deklaratën e një dite më parë: Nuk kam kërcënuar asnjë gazetar! Kërkova të jenë profesionistë

n.f Përditësimi i fundit 19 Shtator 2024, 21:44
"Vlerësoj shumë angazhimin e tyre", Berisha sqaron
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë së fundmi një reagim në "Facebook" për të sqaruar deklaratën e tij të djeshmë që bëri gjatë një konference për shtyp. Berisha gjatë konferendës tha se disa gazetarë, pa përmendur emra, “do t’i konsideronte si pjesëtarë të organizatës kriminale, skapi i partisë”.

“Konstatoj se tek-tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do të trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë,” tha Berisha.

Kjo deklaratë e Berisha mori një vëmendje të madhe ndërsa sot bëri një sqarim ku shpreher se ka një keqkuptim. Sipas reagimit Berisha shprehet se ai nuk ka kërcënuar dhe nuk kërcënon kurrë gazetarë. Ai më tej theksoi se gjithnjë ai ka vlerësuar dhe vlerëson shumë misionin e gazetarëve.

Berisha shtoi se është shumë i vetëdijshëm për rolin madhor të gazetarëvë dhe për vështirësitë e tyre thuaj të jashtëzakonshme në ushtrimin e detyrës në kushtet e narko-shtetit. Kreu i PD-së shtoi se reagimi i tij nuk ka absolutisht asnjë lidhje me sulmet personale ndaj tij të cilitdo gazetari apo gazetareje.

REAGIMI I PLOTË I BERISHËS:

Sqarim! Disa media nga keqkuptimi, por ndonjë edhe keqdashja kanë marrë si kërcenim reagimin tim të djeshëm ndaj mediave në të cilin jam shprehur sa vijon: shih (1). Lidhur me këto keqkuptime sqaroj sa vijon:


Nuk kam kërcënuar dhe nuk kërcënoj kurrë gazetarë, gjithnjë kam vlerësuar dhe vlerësoj shumë misionin e gazetarëve dhe sot unë jam shumë i vetdijshëm për rolin e tyre madhor dhe për vështirësitë e tyre thuaj të jashtëzakonshme në ushtrimin e detyrës në kushtet e narko-shtetit. Reagimi im nuk ka absolutisht asnjë lidhje me sulmet personale ndaj meje të cilitdo gazetari apo gazetraje.

Këtë e kam shprehur qartë dje duke thënë se: ‘Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre( gazetarëve) në debatin për këtë dosje (aktpadinë time politike kundër meje) dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin’. Në përputhje me këtë qendrim nuk ka ndodhur kurrë që një gazetari ti bjerë telefoni nga unë apo në emër timin “pse ke sulmuar Berishën”.

Në prononcimin tim kam ngritur zërin vetëm në mbrojtje të dinjitetit dhe profesionalizmit të gazetarit dhe jo ketegorikisht pse lexojnë akt padinë e skapit të partisë ndaj meje sepse unë kohë më parë kam deklaruar publikisht se vetë do ta beja publike me njëherë atë piramidë mashtrimi po të mos ishin aty brenda emrat e qindra personave që jetojnë dhe që nuk janë më. Por reagimi im lidhet së pari me faktin se për hir të profesionit të tij dhe detyrimeve që ka ndaj publikut unë besoj se gazetari besnik i profesionit të tij nuk mund të sillet si zëdhënës i pa paguar i Spakut as dhe i ndonjë institucioni tjetër sepse takspaguesit ju paguajnë zëdhënës dhe zyrë shtypi skapit dhe institucioneve te tjera

Në konceptin tim një gazetar që i shërben profesionit të tij nuk mund të shëndrohet kurrë në zëdhënës të këtij apo atij institucioni sepse dëshmon se është vendosur totalisht në kontrollin e tij dhe nuk është më zëdhënës i profesionit të tij dhe interesit publik. Unë vlerësoj se kjo rrugë do ishte rruga e asgjesimit të mediave të lira. Ndaj dhe unë i ftova gazetarët që në interesin e tyre më të mirë të zbatojnë kodin e tyre që u kërkon që në informacionet e tyre të jenë objektivë pra të hapur për të gjitha burimet apo në rastin konkret palët. Ky është thelbi i reagimit dhe shqtësimit tim.

Por nuk e mohoj se në prononcimin tim të djeshëm ka një kërcënim dhe ky kërcënim është i njëjtë për çdo njeri që ka kryer krim dhe konkretisht jam shprehur: ‘Konstatoj se tek tuk prej tyre( fjala është për gazetarë) që keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do t’i trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë.’ 

Del qartë se këtu fjalën e kam jo për gazetarë të vërtetë, por për individë delinkuent të vërtetuar si gjobvenës edhe nga drejtësia, por në vend të ndeshkimit ligjor për krimin që kanë kryer mbahen peng nga Dumani për t’i keqperdor siç don ai vetë. Unë mendoj se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarin, por janë kriminel që zenë pusi njëlloj si hajduti ordiner për të grabitur këtë apo atë qytetar apo biznismen. Pra vlerësoj se vet gazetarët e ndershëm duhet të kenë një qendrim të qarte ndaj tyre. Si përfundim edhe një herë i garantoj gazetarët se vlerësoj shumë rolin, sakrificat dhe kontributin e tyre.

Ky është prononcimi im i djeshëm!

1-Por meqë jam në këtë çështje, kam një kërkesë të njerëzishme ndaj gazetarëve. Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre në debatin për këtë dosje dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin. Por në këtë rast, më duhet të ju them gazetarëve dy gjëra. Konstatoj se tek tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj.

Me këtë unë ju them kaq; do të trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë. Me të tjerët të cilët janë profesionistë, kontribuojnë çdo ditë, mendoj se në dinjitetin e tyre është të marrin guximin, kur lexojnë pasazhe të piramidës së mashtrimit, të shtrojnë pyetje Sali Berishës, Jamarbër Malltezit se është në kodin e gazetarëve se si qëndron e vërteta. Ne jemi të gatshëm të ju përgjigjemi çdo pyetje që ata kanë, në mënyrë që të mos bëhen viktima të keqpërdorua të një materiali fund e krye, krim politik.

E them këtë sepse, unë besoj se nëqoftëse një gazetar apo gazetare, ulet në një studio dhe lexon njëlloj sikur të ishte zëdhënës i Dumanit 1 mln eurosh pyetje, i ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës, Arben Kraja dhe Millonajit, simotrës biologjike, mendoj se e fyen veten keq. Ai ose ajo, para se të lexojë, para se të bëjë deklarata që janë fund e krye mashtrim, para se të marrë përsipër të bëhet zëdhënës i mashtrimeve, le të zgjedhë çfarë të dojë nga ajo dosje dhe të pyesë, ose avoketërit, ose Sali Berishën, ose Jamarbër Malltezit. Dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë transparencë për çdo pyetje.

Thashë edhe njëherë, këtu nuk bëhet fjalë për gjobëvënësit e Linda Ramës, për Bolinot, jo. Ata do të trajtohen njëlloj si anëtarë të oerganizatës kriminale, Skapi i Partisë. Por këtu bëhet fjalë për të gjithë gazetarët e tjerë të cilët me përkushtim, raportojnë njoftojnë, kryejnë detyrën e tyre.

berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan