“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”/ Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...

TIRANA- Në Shqipëri, ish kryeministri Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, pritet të shkojë nesër në Prokurorinë e Përgjithshme ku ai është thirrur të paraqitet para prokurorëve që hetojnë mbi çështjen e tij. Kjo është hera e dytë që ai thirret në Prokurorinë e posaçme, që kur vitin e shkuar, u vu nën hetim, për procedurat e ndjekura në rastin e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani. Ai dyshohet të ketë favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga ish pronarët e truallit, mbi të cilin më pas, u ngrit një kompleks pallatesh.
Prokuroria nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar mbi arsyet për thirrjen e zotit Berisha, por sipas burimeve, pritet që atij t’i komunikohet akuza. Deri më tani zoti Berisha ka qenë vetëm një i dyshuar për “korrupsion”, ndërsa dhëndri i tij, Malltezi, i cili fillimisht u arrestua duke u lënë në burg, por më pas në “arrest shtëpie”, dyshohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, të kryer në bashkëpunim me ish kryeministrin si dhe “pastrim parash”. Atij i janë vënë nën sekuestër dhe një sërë pasurishë të patundshme.
Nëse do t’i komunikohet një akuzë, atëherë zoti Berisha do të ketë për drejtësinë, statusin e të pandehurit. Thirrja e tij në Prokurorinë e Posaçme është konfirmuar indirekt dhe nga një mesazh telefonik që sipas mediave i është dërguar deputetëve nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, përmes të cilit ai i fton të mblidhen para godinës së SPAK-ut. “Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht. për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtesisë”, shkruan ai në mesazhin e tij.
Në tetor të vitit të shkuar, ndaj zotit Berisha u vendos masa “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim të lëvizjes jashtë vendit”. Por ish kryeministri e shpërfilli atë duke e konsideruar në shkelje të kushtetutës. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme kërkoi më pas “arrestin në shtëpi”, ndërsa parlamenti u shpreh në favor të heqjes së imunitetit ndaj zotit Berisha, në fund të muajit dhjetor.
Gjatë gjithë kësaj kohe ish kryeministri dhe avokatët e tij, kanë shfrytëzuar të gjitha hapësirat ligjore për të kërkuar heqjen e masës së sigurisë, duke pretenduar se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë apo dhe prova. Por të trija shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, i kanë refuzuar kërkesat e tyre, sikundër dhe atë për pjesmarrjen e zotit Berisha në punimet e parlamentit.
Sipas Prokurorisë, duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryeministër, zoti Berisha dyshohet të ketë miratuar ligje dhe akte nënligjore duke i përshtatur sipas nevojave të ish pronarëve të truallit të ish kompleksit Partizani, dhe se përmes kontrolleve administrative është ushtruar presion ndaj strukturave shtetërore që të përshpejtonin procedurat si dhe vënien e këtyre strukturave në dispozicion të zoti Malltezi për realizimin e privatizimit.
Ish kryeministri i ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë duke deklaruar se ndaj tij “nuk ka asnjë provë, por vetëm trillime, mashtrime, falsifikime. Ka vetëm zbatim të porosisë politike”. Në mënyrë të përsëritur, ai ka sulmuar SPAK-un duke e cilësuar si “vegël të kryeministrit Rama” apo “organizatë kriminale”./ VOA
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij i ka bërë thirrje qytetarëve që ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje m...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij të përnatshëm ka publikuar mesazhin ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme ka denoncuar se krimi...
Isaac Herzog TIRANA- Presidenti izraelit Isaac Herzog është nisur mbrëmjen e sotme drejt Ballkanit ku sipas zyrës së tij, do ...
Fredi Beleri HIMARË- Fredi Beleri doli nga burgu në Shqipëri të hënën më 2 shtator dhe të hënën m&e...
TIRANË- Nën drejtimin e ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, Ministria e Jashtme e Shqipërisë do të organizojë samitin e...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktivitet...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktiviteti...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktivitet...