Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Në Tiranë, këshilli për legjislacionin vendosi sot të kërkojë kryetares së Kuvendit futjen në rendin e ditës të seancës plenare më të afërt të mocionit mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Vendimi u mor njëzëri nga shumica dhe opozita në mbledhjen, ku u shqyrtua vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi si të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e Kuvendit për mosdërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese.
Vendimi i 10 korrikut e detyron shprehimisht Kuvendin, që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Xhaçka, si organi i vetëm që ngarkon Kushtetuta, për të gjykuar mbi këtë çështje, dhe për të konstatuar papajtueshmërinë.
Mocioni mbi mandatin e zonjës Xhaçka pritet të kalojë sërish në seancë plenare të Kuvendit më 12 shtator, para se të mbërrijë në Gjykatën Kushtetuese për gjykim. Kjo është hera e tretë që çështja e mandatit të zonjës Xhaçka kalon në seancë plenare, pasi dy herë të tjera Kuvendi me shumicë socialiste vendosi mosdërgimin e saj në Gjykatë Kushtetuese.
Me vendimin e 10 korrikut, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dhe e shpalli si të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e 11 prillit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionit mbi mandatin e zonjës Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese. Deputetët socialistë miratuan kalimin e këtij mocioni në seancën plenare të radhës, “në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, siç u shprehën përfaqësues të tyre në këshillin e legjislacionit.
“Duke qenë se në vendimin e vet Gjykata Kushtetuese e ka urdhëruar Kuvendin, (seancën plenare, që merr vendime) të dërgojë mocionin prkatës në Gjykatën Kushtetuese, ky këshill legjislacioni duhet t’i propozojë kryetares së Kuvendit të përfshijë këtë projekt-vendim në rendin e ditës së seancës më të afërt”, tha mes të tjerash në mbledhje deputetja socialiste, Klotilda Bushka.
Nga 20 qershori i dy vjetëve më parë një grup deputetësh të opozitës i drejtuan Kuvendit një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, me pretendimin se ajo në kundërshtim me Kushtetutën ka përfituar të drejta pasurore nga pasuri të shtetit përmes shoqërisë tregtare në pronësi të bashkëshortit të saj.
Pas pak ditësh një mocion të ngjashëm dorëzoi edhe një grup tjetër deputetësh opozitarë. Mocionet u bashkuan në një shqyrtim nga Këshilli i Mandateve dhe Kuvendi me shumicë socialiste rrëzoi raportin e opozitës dhe miratoi raportin e vet në nëntor 2022, sipas të cilit nuk plotësoheshin kriteret kushtetuese për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe nuk e dërgoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese.
Të nesërmen opozita iu drejtua kësaj gjykate për zgjidhje të mosmarrëveshjes dhe konfliktit të kompetencave mes saj dhe Kuvendit, dhe në vendimin e janarit 2023 Gjykata vlerësoi se Kuvendi duhet ta sillte çështjen për gjykim në Kushtetuese.
Por pas një shqyrtimi me ekspert dhe një seri mbledhjesh nga marsi 2023 deri në prill 2024, u vendos që çështja t’i kalonte seancës plenare, ku edhe u vendos përsëri me shumicë votash mosdërgimin në Gjykatë të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e shpalli të papajtueshëm me Kushtetutën dhe Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
“Mua më bëhet shumë qejfi që keni ndryshuar qëndrim sot. Ju shpallët pavarësinë ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Madje edhe pas publikimit të vendimit të Gjykatës, qëndrimi i mëparshëm i grupit tuaj parlamentar ishte që ‘Gjykata Kushtetuese të thotë çfarë të dojë, ne do të bëjmë çfarë të duam’”, tha deputeti opozitar Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD-së.
Opozita e kërkoi papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Xhaçka dy vjet më parë, kur e quajti konflikt interesi faktin që kompania e bashkëshortit të saj, ish deputetit Artan Gaçi, mori statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel turistik në jug të vendit.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën parashikohet të ngrihet hoteli. Trualli i blerë nga zoti Gaçi prej personave privatë rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit përmes falsifikimit të dokumentave, teksa sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Ish kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro u arrestua për dyshimet mbi pronësinë e kësaj sipërfaqeje toke./ VOA
Olta Xhaçka TIRANA- Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Invest...
TIRANA- Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve “Diplo 2024”, Ministri për Evropën dhe Pu...
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë me dije sot se një podcast i ri do të nisë....
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë më ndjekësit lajmin se një podcast i ri do të nisë...
TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit është shoqëruar me debate mes socialistëve dhe demokratëve. Në dis...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se deputetja Olta Xhaçka ka shkelur Kushtetut&...
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se flakja e 500 punëtorëve nga Kurum është një lojë që duhe...
Olta Xhacka TIRANË- Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar mandatin e deputetes so...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me konferencën e Ambasadorëve &...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për një marrëdhënie të re me shtetet si Indonezia apo Filipinet, që sipa...