POLITIKE

Vokshi: Rama po vendos regjim pa llogaridhënie përmes 'ministres' Diella! Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shtator 2025, 21:42

Vokshi: Rama po vendos regjim pa llogaridhënie përmes

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzon ashpër kryeministrin Edi Rama se po vendos një regjim pa llogaridhënie, përmes emërimit antikushtetues të një ministreje digjitale, 'Diella', që sipas saj është një fasadë për të fshehur korrupsionin dhe për të shmangur çdo përgjegjësi ligjore.

Vokshi deklaroi se qëllimi i vërtetë i Ramës është që të heqë firmën, emrin dhe përgjegjësinë nga çdo vendimmarrje, duke përjashtuar SPAK-un dhe publikun nga çdo informacion mbi tenderat, koncesionet apo abuzimet me fondet publike. Ajo e cilësoi këtë si një manovër të rrezikshme për të thelluar autoritarizmin dhe për të mbyllur gojën opozitës dhe qytetarëve.

"Sikurse është njoftuar, seanca fillon me diskutimin për programin qeverisës. Jam përqendruar te disa prej fushave të këtij programi dhe nuk e kam përfunduar ende analizimin e tij. Mendoj se Rama e ka bërë këtë për disa arsye. “Diella” i shërben si një mjet propagandistik. Është një “risi” që ai ka vendosur ta shesë në takime, forume dhe institucione ndërkombëtare si një inovacion: që ai do të luftojë korrupsionin duke vendosur një ministre të bazuar në inteligjencën artificiale.

Deri diku ia ka arritur qëllimit për të tërhequr vëmendjen, sepse është hera e parë që një “ministre” dekretohet në mënyrë antikushtetuese një ministre digjitale. Të gjithë kanë folur për këtë.

Nga ato që kam lexuar nga ekspertë të inteligjencës artificiale, kjo është një situatë shumë e rrezikshme. Sepse, përveç faktit që dekreti është antikushtetues pasi ka një procedurë për emërimin e ministrave që Rama e ka anashkaluar plotësisht kemi të bëjmë me një propozim që presidenti nuk pritej ta kthente mbrapsht, dhe për pasojë ai u dekretua.

Alarmin e kanë ngritur ekspertët për mënyrën se si “Diella” supozohet të veprojë. Rama i ka vendosur një emër dhe një fytyrë, por në thelb nuk kemi më një ministër real. Nëse do të mbledhë tendera apo të merret me prokurime gjë që e dimë se AI programohet atëherë gjithçka do të jetë e programuar që rezultati final të jetë ai që është dashur gjithmonë, por pa një ministër që firmos, pa një ministër që mban përgjegjësi përpara SPAK-ut", tha deputetja në intervistën e ditës, në Syri TV.

Kjo zëvendësohet me Diellën. Po ajo si do të japë llogari? Si do të mbahet përgjegjëse? Rama e ka hequr fare konceptin e llogaridhënies. Ai do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri tani madje mund ta bëjë edhe më shumë. Nuk besoj se ka ndokush që mendon se Rama ka vërtet qëllimin të luftojë korrupsionin. Por tani i ka hequr emrin dhe përgjegjësinë, që askush të mos mund të kërkojë llogari apo të japë llogari para SPAK-ut.

Madje as ne si grup parlamentar i PD-së nuk do të kemi mundësi të kërkojmë llogari për tendera, koncesione, në arsim, në shëndetësi... Më falni, po kush do të vijë të japë përgjigje? Ai e ka hequr mundësinë për llogaridhënie, transparencë dhe informim të publikut. Do të jetë e njëjta gjë me Ramen, por pa asnjë prej mekanizmave që duhet të ekzistojnë në një demokraci. I gjithë programi i PS-së përmban premtime të përgjithshme, por asgjë konkrete. Të gjitha këto të çojnë drejt autoritarizmit. Rama po e vërteton çdo ditë se jemi në regjim.

Mendoj se zoti Berisha i ka përmendur me emra, por ne kemi bërë një analizë dhe raport të plotë për influencën e krimit dhe karteleve në zgjedhje. Kemi bërë një analizë të të gjitha karteleve, siç është ai i Tropojës. Kemi kartelin e Elbasanit “Çelës”. Janë 10 qarqe dhe në të dhjeta janë mbi 20 bashki ku ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë të bandave të drogës.

Në çdo qark ka pasur deputetë, kryesisht nga lista e hapur, të cilët janë evidentuar si përfitues të një numri të lartë votash. Janë 28 emra deputetësh të mbështetur nga këto struktura në të gjitha qarqet; nga këta, 20-25 kanë hyrë në Kuvend. Pra, kemi një parlament ku mbi 20 deputetë mund të konsiderohen përfaqësues të karteleve. Ne nuk do të kemi më fjalën e qytetarëve në Kuvend, por interesat e krimit të organizuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë