Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vota e diasporës është në rrezik. Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se shumica po e refuzon amendamentin që të votojnë edhe shqiptarët që nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar.
Berisha shtoi më tej se PD nuk do të lejojë asnjë votim dhe asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti i propozuar.
Pjesë nga fjala e Berishës
Negociatat janë, Partia Socialiste kërkon të përjashtojë të gjithë shqiptarët me të drejtë vote jashtë Shqipërie, që nuk disponojnë dokumente shqiptare dhe ky është një akt antidemokratik, antikushtetues.
Pasja apo jo e letërnjoftimit apo pasaportës shqiptare nuk ka asnjë implikim me qenien apo jo shtetas shqiptar.
Pra, mund të jesh shtetas shqiptar dhe të mos kesh pasaportë shqiptare, por të kesh dokumente të një, dy apo tre vendeve të tjera që lejojnë dyshtetësi.
Nuk e pranojnë socialistët.
Kështu që unë e deklaroj këtu, asnjë votim, asnjë ndryshim nuk bëjmë nëse nuk pranohet ky amendament i yni, që është krejtësisht pa asnjë lloj anësimi politik, por strikt për të respektuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë vendit.
Për ne, ky është kushti.
Vota e diasporës vihet në rrezik nëse përjashton dy të tretat e shqiptarëve jashtë vendit.
Ti e bën me këtë qëllim këtë, se këta e shohin që diaspora e urren PS-në. Shqiptarët e kanë turp të kujtojnë narkoshtetin që ka ndërtuar Edi Rama në Shqipëri.
Shqiptarët nuk ia falin të largojë 1 milion persona në 10 vite.
Këta menduan se do ishte ndryshe, por u del krejt tjetër. Ndaj dhe duan tani t’i kufizojnë.
Artikuj te sugjeruar
M.B.
POLITIKE
5 Shkurt12:55
"Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat!" Berisha: Media vizive marrin lista me emra, se kë duhet të ftojnë në studio
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama do t...
POLITIKE
5 Shkurt12:38
Berisha: Falënderoj kancelarin e ardhshëm për ftesën, mbështetja e CDU-së është nxitje për fitoren e PD
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët theksoi rëndësinë e ...
b.z
POLITIKE
5 Shkurt12:30
Emigracioni/ Berisha: Me PD-në në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë për të ecur drejt Perëndimit
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp me gazetarët, u ndal te emigracioni. Berisha u shpreh...
M.B.
POLITIKE
5 Shkurt10:57
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca ndaj Berishës dhe Malltezit
TIRANA- Është shtyrë sërish seanca paraprake për kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e ...
b.z
POLITIKE
5 Shkurt10:34
KESH padit në GJKKO Gazmend Bardhin për shpifje dhe fyerje
Gazmend Bardhi
TIRANË - Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH) SH.A. ka paditur kreun e Grupit Parlamentar Gazmend Bard...
M.B.
POLITIKE
5 Shkurt10:29
“Mbushim ujë me bidona si në Somali!” Rama-komentuesit: Mos shiko gjërat me gjyzlykët e “bretkosave të kënetës”, Shqipëria po merr vlerësime
TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale i cili thotë se nuk ka ujë të ...
M.B.
POLITIKE
5 Shkurt10:26
Vendimi i Apelit të Posaçëm legjitimoi kontrollet ndaj saj, Ajola Xoxa rekurs në Gjykatën e Lartë
TIRANA- Bashkëshorta e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë kund...
e. d
POLITIKE
5 Shkurt10:15
Reforma e pensioneve, Rama: Vazhdojmë me bonuse, ndërhyjmë në skemë pa prishur themelet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për reformën e sistemit të pensioneve tha se duhet të udhëhiqet nga tre udhërr&eum...