Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka mbajtur ditën e sotme fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend. Gjatë fjalës së tij Peleshi u shpreh se ky sesion pritet të jetë i ngarkuar me aktivitet parlamentar në komisione, seanca parlamentare dhe aktivitete brenda dhe jashtë vendit, si dhe me një angazhim të shtuar në zonat elektorale, duke pasur parasysh stinën politike parazgjedhore.
Ai shtoi se secili ka një rol të pazëvendësueshëm në përmbushjen e detyrimeve ndaj votuesve, tani dhe në realizimin e ambicies për votën e diasporës, e cila do të bëhet realitet në zgjedhjet politike të pranverë. Peleshi theksoi se miratimi i Ligjit të Buxhetit 2025 shënon një arritje të rëndësishme, duke u bazuar në rritjen ekonomike të qëndrueshme, konsolidimin fiskal dhe mbështetjen për sektorët strategjikë.
Ai tha se prioritetet e buxhetit përfshijnë forcimin e infrastrukturës, modernizimin e shërbimeve publike dhe avancimin e programeve sociale në arsimi, shëndetësi dhe mbrojtje sociale. Sipas tij imazhi i Shqipërisë sot është përmirësuar ndjeshëm në arenën ndërkombëtare. Ai tha se nga një vend me pak takime në kancelaritë e BE-së, sot Shqipëria është pritëse e samiteve të BE-së dhe NATO-s.
Peleshi shtoi se grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pret të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i dhënë KQZ-së kohën e nevojshme për implementimin e tyre. Ai tha se qeveria ka alokuar fonde për të garantuar një proces votimi falas për diasporën. Peleshi tha se zgjedhjet politike janë gjithmonë një moment vendimtar dhe se Partia Socialiste ka ditur të reflektojë mbi rezultatet dhe të punojë për përmbushjen e ambicies historike: anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.
Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi:
Ky sesion pritet të jetë i ngarkuar me aktivitet parlamentar në komisione, seanca parlamentare dhe aktivitete brenda dhe jashtë vendit, si dhe me një angazhim të shtuar në zonat elektorale, duke pasur parasysh stinën politike parazgjedhore.
Secili prej nesh ka një rol të pazëvendësueshëm në përmbushjen e detyrimeve ndaj votuesve, tani dhe në realizimin e ambicies për votën e diasporës, e cila do të bëhet realitet në zgjedhjet politike të pranverës. Në sesionin e kaluar, Kuvendi miratoi 36 akte, duke arritur konsensus në 4 prej tyre ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Kuvendi ka një rol kyç, krahas qeverisë dhe institucioneve të pavarura, në avancimin e reformave.
Miratimi i Ligjit të Buxhetit 2025 shënon një arritje të rëndësishme, duke u bazuar në rritjen ekonomike të qëndrueshme, konsolidimin fiskal dhe mbështetjen për sektorët strategjikë.
Prioritetet e buxhetit përfshijnë forcimin e infrastrukturës, modernizimin e shërbimeve publike dhe avancimin e programeve sociale në arsimi, shëndetësi dhe mbrojtje sociale.
Këto prioritete janë mbështetur nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke synuar konvergjencën me vendet e BE-së. Mirëadministrimi, transparenca dhe investimet strategjike synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Falë punës së Kuvendit, Shqipëria sot disponon 3 herë më shumë burime se në vitin 2013 dhe një ekonomi dyfish më të madhe. Pavarësisht retorikës destruktive dhe pengesave, Kuvendi ka hapur rrugën për progres ekonomik dhe shoqëror.
Shqipëria ndodhet në një moment historik. Në tetor 2024, vendi hapi negociatat për grupkapitullin e parë të anëtarësimit në BE, që trajton shtyllat kyçe të shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe reformës në drejtësi. Kuvendi ka luajtur një rol të rëndësishëm në hartimin e udhërrëfyesve kryesorë për reformën në drejtësi, administratën publike dhe axhendën e reformave.
Hapja e negociatave për grupkapitullin e gjashtë në dhjetor 2024 ka rikonfirmuar pozicionin e Shqipërisë si një partner strategjik. Këto hapa dëshmojnë vullnetin politik për të avancuar reformat dhe për të integruar vendin në BE. Imazhi i Shqipërisë sot është përmirësuar ndjeshëm në arenën ndërkombëtare. Nga një vend me pak takime në kancelaritë e BE-së, sot Shqipëria është pritëse e samiteve të BE-së dhe NATO-s.
Punët e Shqipërisë nuk kanë përfunduar. Reformat si ajo në drejtësi kanë dhënë rezultatet e para, por ka ende shumë për të bërë. Ne si deputetë duhet të kontribuojmë në ndërtimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për reformimin e vendit. Komisionet për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, si dhe për Dezinformimin, janë instrumente të rëndësishëm që përforcojnë angazhimin për forcimin e shtetit dhe mirëqeverisjen.
Rreth 45 mijë shqiptarë nga diaspora janë regjistruar për të ushtruar të drejtën e votës nga vendet ku jetojnë. Vota e diasporës ka qenë një angazhim i përhershëm i Partisë Socialiste.
Konsensusi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është një moment pozitiv i politikës konstruktive.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pret të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i dhënë KQZ-së kohën e nevojshme për implementimin e tyre. Qeveria ka alokuar fonde për të garantuar një proces votimi falas për diasporën. Zgjedhjet politike janë gjithmonë një moment vendimtar. Partia Socialiste ka ditur të reflektojë mbi rezultatet dhe të punojë për përmbushjen e ambicies historike: anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.
protesta TIRANË- Një protestë po organizohet pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e ndodhur pak dit&e...
Dogjani TIRANË- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha për ngjarjet krimin...
Kuvend TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali mbajti sot fjalën ne foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca...
Kuvend TIRANË- Pak minuta më parë ka nisur seanca plenare në Kuvend ku ka nisur sesioni i ri parlamentar. Opozita priti me i...
Marco Alberti TIRANË- Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Alberti pason diplomatin Fabrizio...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhje, KQZ u është drejtuar me një letër Këshillit të Ministrav...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka marrë fjalën në nisjen e sesionit të ri pa...
kuvendi TIRANË- Ka nisur sesioni i ri parlamentar. Seanca e sotme plenare është hapur me himnin kombëtar të Republikës s&eum...
gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 31 janar në orën 09:00 seancën gjyqësore pë...
foto ilustruese TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp, theksoi dy parime të ...