Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Garo ka folur në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Marin Cani pas një përleshjeje me thika mes nxënësve të shkollës "Fan Noli" në mjediset e këtij institucioni të arsimit.
Garo në emër të Partisë Demokratike shprehu ngushëllimet për familjen Cani ndërsa i uroi shërim të shpejtë të riut tjetër të plagosur. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ajo shtoi se jo që e bën tragjik rastin nuk është vetëm, humbja e një jete të re, por fakti se policia, institucionet, ministria e Brendshme, nuk sigurojnë dot as territore të kufizura dhe lehtësisht të kontrollueshme si shkollat.
Garo raportoi se10 ditë më parë është dashur ndërhyrja e dy mësuesve të gjimnazit ‘Petro Nini’ për të çarmatosur një nxënës që vinte në shkollë me thikë dhe sopatë në çantë. Ajo shtoi se policia e ka fshehur ngjarjen sepse sipas saj për ministrin Hoxha dhe Rilindjen kanë rëndësi statistikat, jo siguria dhe as jeta.
Ajo theksoi se fëmijët tanë janë në rrezik dhe se shkollat ku ata studiojnë janë territore të humbura dhe të pakontrolluara. Zëdhënësja e PD-së shtoi se ministrja aktuale e Arsimit, Manastirliu e ka gjetur zgjidhjen sipas saj dhe thotë se krimi parandalohet kur opozita mos ti thotë më qeverisë me zë të lartë në Kuvend se po vidhni dhe po e shkretoni Shqipërinë.
DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PD, FLORIANA GARO:
14-vjeçari ka humbur jetën tragjikisht, dhe një moshatar dhe shok i tij është i plagosur rëndë, pas një përleshjeje me thika mes nxënësve të shkollës Fan Noli në mjediset e këtij institucioni të arsimit.
Nuk është vetëm mosha e re, as përleshja me armë të ftohta e adoleshentëve në një shkollë të Tiranës, por është klima e pasigurisë, e terrorit, që sundon në Tiranë që prej një jave dhe që rikthehet në intervale alarmante. Së pari, në emër të Partisë Demokratike i shpreh ngushëllimet e mia si nënë familjes Cani. Gjithashtu të riut tjetër të plalgsur i urojmë shërim të shpejtë!
Ajo që e bën tragjik rastin nuk është vetëm, humbja e një jete të re, por fakti se policia, institucionet, ministria e Brendshme, nuk sigurojnë dot as territore të kufizura dhe lehtësisht të kontrollueshme si shkollat.
10 ditë më parë është dashur ndërhyrja e dy mësuesve të gjimnazit ‘Petro Nini’ për të çarmatosur një nxënës që vinte në shkollë me thikë dhe sopatë në çantë. Policia e ka fshehur ngjarjen sepse çfarë ka rëndësi për ministrin Hoxha dhe Rilindjen janë statistikat, jo siguria dhe as jeta.
Ajo që e bën qesharake Rilindjen është se, kur në krye të Ministrisë së Brendshme dhe të Arsimit ishin Taulant Balla dhe Evis Kushi, ata paraqitën një “paketë të sigurisë” në shkolla. Me kamera, me zhurmë, me rrahje gjoksi dhe premtime ajo paketë, nga e sigurisë është kthyer në të “Pasigurisë”.
Fëmijët tanë janë në rrezik. Shkollat ku ata studiojnë janë territore të humbura dhe të pakontrolluara. Ministrja aktuale e Arsimit, Manastirliu e ka gjetur zgjidhjen sipas saj. Thotë se krimi parandalohet kur opozita mos ti thotë më qeverisë me zë të lartë në Kuvend se po vidhni dhe po e shkretoni Shqipërinë.
Ky është plani i tyre. Mos e ngrini zërin kur ne vjedhim! Ne e themi dhe do ta përsërisim. Një polici politike, pavarësisht se kë ka në ballë, Ballën apo Hoxhën, që bëhet mur egërsie përballë opozitarëve dhe kamxhik mbi qytetarët e thjeshtë nuk e siguron rendin publik.
Ajo ka vetëm një qëllim: të sigurojë pushtetin e drejtorëve dhe qeveritarëve. Si qytetarë, si nëna e si etër të bijve që mbesin nën thikat apo plumbat e kriminalitetit, kemi të gjithë një detyrë të përbashkët, pavarësisht bindjeve politike: ta rrëzojmë këtë qeveri dhe cdo qeveri që ruan pushtetin e vet më shumë se jetën e njerëzve që duhet të mbrojë.
Kuvend TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar gjatë seancës së sotme të mbahet një minut&eu...
Gjergji TIRANË- Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji gjatë fjalës së saj në seancën e sotme në Kuvend ka komentua...
Gjiknur TIRANË- Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në seancën e sotme në Kuvend propozoi shkurti...
sali berisha TIRANË- Është shtyrë seanca ku pritej të shqyrtohej kërkesa e kreut të PD, Sali Berisha për shfuqizimi...
ilir meta TIRANË- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po mbahet seanca për shqyrtimin e ankimimit të kreut të PL-s&eu...
Sula TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë debatiti p&...
sali berisha TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatë Kushtetuese do të mbahet seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend vijon seanca maratonë dy ditore për buzhetin 2025. Pas seancës s&eu...
TIRANË- Pas më shumë se 10 orësh seancë plenare ditën e sotme është mbyllur rreth orës 10 e 20. Në sean...
Kumbaro TIRANË- Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, për të diskutuar buxhetin për vitin 2025, ka folur edhe M...