POLITIKE

Xhixho: Mësuesit shqiptarë jo vetëm më të keqpaguarit në Europë, por janë edhe më të mashtruarit

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2026, 12:31

Xhixho: Mësuesit shqiptarë jo vetëm më të keqpaguarit

Zvpresidentja e PL, Erisa Xhixho, në një deklaratë për media theksoi se situata e mësuesve shqiptarë është sot alarmante dhe e papranueshme.  “Sikur të mos mjaftonte fakti që mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon dhe në Europë, ata po përballen edhe me mashtrime institucionale,” tha Xhixho.

Ajo nënvizoi se vendimi për rritjen historike të pagave, i premtuar nga kryeministri në qershor të vitit 2024, në fakt ka sjellë ulje reale për mbi 11 mijë mësues, duke cenuar të drejtat e tyre të fituara dhe duke krijuar trajtim të padrejtë dhe diskriminues mes punonjësve të arsimit.

Xhixho theksoi se ky vendim ka goditur mësuesit në të gjitha nivelet: nga arsimtarët e arsimit fillor e deri tek ata me kualifikime të avancuara, duke shkaktuar pasiguri ligjore dhe duke minuar motivimin e tyre për të vazhduar punën në sistem.

“Në një kohë kur vendi ka më shumë se kurrë nevojë për mësues, qeveria jo vetëm që nuk ka rritur pagat, por i ka ulur ato, duke kthyer premtimet në mashtrim dhe duke rrezikuar direkt cilësinë e arsimit,” tha Xhixho.

Ajo gjithashtu paralajmëroi se ulja e pagave dhe trajtimi i padrejtë po kontribuon në largimin e mësuesve nga sistemi dhe nga vendi, duke shkaktuar boshatisje masive të shkollave dhe kolaps gradual të arsimit parauniversitar.

“Ky është momenti për një reflektim serioz dhe për hapjen e dialogut institucional me sindikatat dhe punonjësit e arsimit, në mënyrë që të garantohet trajtim i barabartë, respektim i të drejtave të fituara dhe dinjitet për mësuesit,” përfundoi Xhixho.

Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho

Sikur të mos mjaftonte fakti që mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon dhe në Europë, ata janë sot edhe më të mashtruarit.

Vendimi për rritjen historike të pagave të mësuesve të sistemit parauniversitar, siç na e përshkroi kryeministri në qershor të vitit 2024, rezultoi jo vetëm mashtrim, por 11 172 mësues shqiptarë janë përballur me uljen e pagës.

VKM nr. 425 e datës 26.06.2024 i ka penalizuar ata duke u ulur pagën nga 2 mijë deri në 6 mijë lekë të reja. Këtyre mësuesve u është shkelur e drejta e fituar dhe ndihen të diskriminuar në trajtimin me pagë përkundrejt të njëjtës punë krahasuar me kolegët e tyre gjatë ushtrimit të profesionit. Kjo VKM dhe në mënyrë të veçantë Lidhja nr.4, e cila përcakton shtesën e nivelit të kualifikimit, cenon disa të drejta të punonjësve të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin e Punës dhe Kontratën Kolektive.

Për 1515 mësues të arsimit fillor, paga e grupit nga 14 000 lekë është ulur në 10 000 lekë.

Për 4646 mësues me diplomë master profesional, paga e grupit është ulur nga 14 000 lekë në 12 000 lekë.

Për 240 mësues me diplomë “master i shkencave” ose “masterprofesional”, paga e grupit është ulur nga 14 000 lekë në 10 000 lekë. 

Për 360 mësues në arsim fillor, arsim i mesëm i ulët dhe arsim i mesëm i lartë me shkollë të mesme pedagogjike, paga e grupit është ulur nga 14 000 lekë në 80 000 lekë.

Për 4411 mësues të arsimit parashkollor, paga e grupit nga 14 000 lekë është ulur në 10 000 lekë. Këtu përfshihen edhe mësues të klasave përgatitore në arsimin e mesëm të ulët, të cilëve paga e grupit nga 14 000 u është ulur në 10 000 lekë.

Mësuesit e prekur janë trajtuar për vite me radhë në mënyrë të barabartë dhe në përputhje me ligjin, ndërsa ndryshimi i njëanshëm i kësaj trajtese përkeqëson kushtet e tyre të punës dhe cenon paga të fituara ligjërisht. Çdo ndërhyrje që sjell pasoja negative mbi të drejtat e punonjësve përbën diskriminim dhe krijon pasiguri juridike në sistemin arsimor.

Në një kohë kur vendit i duhen mësues më shumë se asnjëherë tjetër, pasi shkollat kanë mungesë të theksuar të stafit pedagogjik, për një pjesë të madhe të tyre paga jo vetëm që nuk u rrit, por u ul, duke e kthyer premtimin në mashtrim dhe duke minuar besimin e punonjësve të arsimit ndaj institucioneve shtetërore.

Situata bëhet edhe më alarmante në një kontekst ku arsimi mbetet i nënfinancuar, me më pak se 2.29% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vend që të investojë në arsim dhe në njerëzit që mbajnë në këmbë sistemin, qeveria merr vendime që ulin realisht të ardhurat dhe dëmtojnë motivimin e mësuesve.

Pasojat e kësaj politike të dështuar po reflektohen drejtpërdrejt edhe në shpopullimin masiv të vendit. Vetëm këtë vit, arsimi parauniversitar ka 17 mijë nxënës më pak, ndërsa në 5 vitet e fundit janë humbur mbi 115 mijë nxënës. Zbrazja e shkollave është e frikshme dhe është pasqyra më e qartë e dështimit të politikave arsimore, sociale dhe ekonomike të kësaj qeverie.

Shkollat po mbyllen, klasat po boshatisen dhe mësuesit po detyrohen të largohen nga sistemi ose nga vendi, ndërsa qeveria vazhdon të injorojë realitetin dhe të mos marrë asnjë masë serioze për ta ndalur këtë hemorragji njerëzore.

Duke reflektuar shqetësimin e qindra mësuesve dhe të Sindikatës së Bashkuar të Mësuesve, i jam drejtuar Kuvendit me një kërkesë për një seancë pyetje-përgjigje me Ministren e Arsimit. Në mbështetje të kërkesave të tyre të drejta, sindikatat dhe punonjësit e arsimit kërkojnë rishikimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe hapjen e një dialogu institucional serioz, që garanton trajtim të barabartë, respektim të të drejtave të fituara dhe dinjitet për mësuesit.

Hapi i parë për këtë është një ballafaqim i hapur me Ministren e Arsimit, e cila duhet t’i japë përgjigje pyetjes: 

Si e shpjegon Ministria e Arsimit faktin që, pas premtimeve për rritje pagash, mbi 11 mijë mësues sot paguhen më pak, ndërsa arsimi vijon të jetë i nënfinancuar dhe shkollat po zbrazen çdo vit e më shumë?

Cilat janë masat që do të marrë Ministria e Arsimit për të korrigjuar këtë vendim diskriminues në pagë të 11 172 punonjësve mësimorë, për të garantuar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të fituara të mësuesve?

Ne kemi nevojë sot më shumë se kurrë për mësues. Me ritmin aktual, kolapsi i sistemit arsimor nuk është larg. Dhe këtë kolaps nuk mund ta shmangim nëse vijojmë t’i mbajmë mësuesit të papaguar dhe të demotivuar. Arsimi është sot urgjencë kombëtare dhe qeveria duhet të mbajë përgjegjësi!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?