
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho denoncon ne një mesazh në facebook, mungesën e fondeve për analiza pas datës 20 të çdo muaji dhe thekson se qytetarët meritojnë llogaridhënie nga Ministria e Shëndetësisë, jo propagandë.
"Deklarata e Ministres së Shëndetësisë se pas datës 20 të çdo muaji qytetarët nuk mund të kryejnë analiza për shkak të mungesës së fondeve është skandaloze dhe shumë e rëndë.
Po flasim për një qeveri që nuk i kursen paratë për luks dhe projektet e klientëve të saj: për rrugët e florinjta, 3.8 miliardë euro; për inceneratorin inekzistent, 450 milionë euro; për “Kopshtin Eden” estetik të kryeministrit, 4.2 milionë euro apo vetëm 33 mijë euro. Para ka, por asnjëherë për shëndetin e qytetarëve.
Sikur këto para të ishin investuar në shëndetësi, sot nuk do të dëgjonim deklarata të turpshme se në QSUT nuk bëhen analiza pas datës 20.
Me pak fjalë, nëse një qytetar sëmuret sot me datë 28 mars, nuk mund të kryejë asnjë ekzaminim, asnjë analizë pranë QSUT.
Si mund të pranohet kaq hapur që sistemi shëndetësor nuk funksionon çdo ditë për ata që kanë nevojë?
Shëndeti nuk është luks, por shërbim jetik dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Ky shtet ka rënë, sepse çdo shërbim ia ka kaluar privatit dhe ka hequr dorë nga përgjegjësia ndaj qytetarëve.
Që në dhjetor e kam ngritur këtë shqetësim përpara Ministres dhe përgjigjja ka qenë: “do ta zgjidhim”. Kam kërkuar interpelancë, por Kuvendi funksionon si drejtori e qeverisë dhe nuk vijnë të përballen.
Kërkoj me urgjencë që interpelanca që kam kërkuar me Ministren e Shëndetësisë të futet në seancë. Duhet llogaridhënie dhe boll më me propagandë!", u shpreh Xhixho.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
28 Mars19:11
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Po ndikohet nga lufta në Iran
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të shtunë, në njësinë nr.2; u shp...
POLITIKE
28 Mars18:54
“Jepuni fund punësimeve nepotike dhe të jeni më aktivë”, zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat
Pas përcaktimit të detyrave si në qeveri ashtu edhe në parti, kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS Edi Rama u ka kërkuar ...
POLITIKE
28 Mars18:41
“Ti mos e hap gojën fare”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura
Edhe pse deputetja Elisa Spiropali u tregua e gatshme për një debat mes socialistësh për sa i përket mungesës së saj në ...
POLITIKE
28 Mars15:12
Berisha: PD është dhe do të jetë midis qytetarëve, ky është qëndrimi ynë!
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike vijon dialogun dhe takimet intensive me qytetarët, duke u pozicionuar si e vetmja for...
POLITIKE
28 Mars14:34
Bordi i Transparencës rriti çmimin e naftës 218 lekë për litër/ Berisha thirrje qytetarëve: Revoltohuni, bllokoni rrugët
Bordi i Transparencës së Hidrokarbureve ka vendosur sot rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 l...
POLITIKE
28 Mars14:31
“Nastradini po na mashtron”, Berisha: Do rrisim pagat dhe pensionet! Patronazhimin do ta shpallim krim shtetëror!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se partia e tij të vij&e...
POLITIKE
28 Mars13:44
Erion Braçe bën 2.7 milionë hapa në Tiranë, Rama e lë jashtë grupeve të punës
Erion Braçe ka treguar përmes një postimi se përgjatë 1 viti ka bërë 2.7 milionë hapa nëpër Tiranë.
...
POLITIKE
28 Mars12:43
FOTO-LAJM/ Rama ul Elisa Spiropalin në fund të sallës pranë Zegjinesë
Në pamjet e regjisë së PS-së dhënë për mediat nga mbledhja me Grupin Parlamentar, duket se janë kujdesur të duket...
POLITIKE
28 Mars12:36
“Rama ka vetëm një rrugë, dorëheqjen”/ Berisha njofton protestën e radhës
Kreu i PD, Sali Berisha ka njoftuar ditën se kur do të mbahet protesta e radhës e opozitës. “Më 17 prill e gjithë Shqip&eu...
POLITIKE
28 Mars12:28
“Agasi për llogari të kunatit merrte peng biznesmenët në AKSHI-n e Lindave”, Berisha: Rama u ka dorëzuar klaneve lejet e ndërtimit…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku ka akuzuar qeverin&eu...