“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
ITALI- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar sot në Romë një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali. Berisha tha se ishte po ashtu një mrekulli pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Këto zgjedhje sipas tij janë për ekzistencën e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj. Lideri i PD-së, iu premtoi shqiptarëve se nëse kthehen në Shqipëri nuk do të paguajnë taksë për 5 vitet e ardhshme. Ai premtoi se në 3 muajt e parë të qeverisjes së tij do të vendoset minimumi jetik.
Gjithashtu premtoi se nuk do ketë pension nën 200 euro, rrogë minimale nën 500 euro dhe as nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Sipas tij Shqipëria ka nevojë për transformim të thellë dhe programi i PD-së mund ta arrijë këtë.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mrekullia e dytë e madhe që ndodhi ishte vota juaj, votimi i diasporës. Edhe kjo ishte një mrekulli se nuk mblidhen të gjitha.
Po, se votën tuaj Edi Rama nuk e kontrollon dot me bandat, me Bajrët, me Çelët, me të gjithë me radhë mos t’ua mërzis veshët ju me emrat e vrasësve. Mund të tentojë të blejë 10-15 po nuk u blen dot ju, njerëz të lirë. Ndaj dhe udhëtimi tek ju është udhëtim drejt fitores. Ka tmerr, është penduar.
Shikoni ku arrin, nuk ka skrupull. Nuk njoh pasaportat biometrike italiane, gjermane, franceze, etj. Ju pasaportat biometrike italiane mund t’i përdorni në Shqipëri për çdo gjë, përveç të drejtës kushtetuese të votës, e cila nuk ka asnjë lloj pengese veç frikës së tmerrshme të Edi Ramës nga ju. Ndaj miqtë e mi, këto zgjedhje janë për ekzistencën e Shqipërisë. Këto zgjedhje janë për të ardhmen e saj. Unë u jap vetëm një të dhënë: në vitin 2009-13, 118 mijë emigrantë u kthyen në Shqipëri. Unë u jap fjalën e nderit që ju kursimet tuaja, të ardhmen tuaj të vini ta ndërtoni në Shqipëri. Nuk ka vend si Shqipëria në botë.
Shqipëria është e bukura e dheut. Është vendi më i bukur, më i pasur se në çdo vend tjetër. 5 vite pa asnjë taksë në Shqipëri. I keni paguar ju taksat prej 20-30 vitesh me remitancat që keni dërguar në Shqipëri. Nuk ka taksa. Të ktheheni dhe të ndërtoni suksesin në Shqipëri siç e keni ndërtuar në Itali. Unë e di se ju të gjithë ndani kursimet tuaja mne familjet në Tiranë sepse pensionet e tyre janë qesharake. Një pensionist e ka pensionin sa e ka qeni i shtëpisë në Gjermani. Po, po. Paguan 130 euro për qenin. 100 euro për macen.
Dhe rrin e u thotë, përmbyset Shqipëria nëse rrisim pensionet. Si u përmbytka Shqipëria? Pyesni pak prindërit tuaj, a u dyfishuan pensionet në vitet 2005-2013? Si u bë ajo? Po sigurisht, ata janë aksionerë në pasurinë kombëtare. Ata kanë shkrirë djersën, mundin në pasurinë kombëtare dhe buxheti duhet t’u japë atyre. Dhe unë u garantoj se 3 muajt e parë do përmbyset shpërndarja e të ardhurave dhe buxhetit. Do vendoset minimumi jetik. Nuk do ketë pension nën 200 euro për të ecur në nivelet më të larta të pensioneve në rajon. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Ky është lehtësim edhe për ju se ju përballoni kafshatën e njerëzve tuaj, ilaçet e njerëzve tuaj. Ata duhet të kenë mundësi t’i blejnë vëtë. Pra, do e transformojmë Shqipërinë. Shqipëria ka nevojë për një transformim të thellë. Dhe unë u garantoj se programi ynë do e transformojë Shqipërinë dhe ju do të jeni aksionerë të rëndësishëm, kryesorë të këtij transformimi. Zoti u bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë. Rroftë Shqipëria, rroftë Italia!
Thasët me fletët e votimit KOSOVË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur verifikimin e votave që kanë...
sali berisha ITALI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me shqiptarët e Italisë në Romë. ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme me rublikën e tij SY m'SY ku i është përgjigjur komentit të një ...
SPANJË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij në Madrid ka zhvilluar një intervistë për median spanjolle "L...
KOSOVA- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin për ...
KOSOVA- Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë po marrin pjesë edhe gjashtë subjekte politike nga komuniteti serb. Megjithatë,...
Foto ilustruese KOSOVË - Lista Serbe po merr pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare që po mbahen në Kosovë pas dy vitesh boj...
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas votimit ka shijuar një kafe së bashku me prindërit dhe bashkëshorten e tij. Ai ka...
Foto ilustruese ITALI - Ka nisur takimi i Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me diasporën në Romë. Qindra emigrantë shqiptar&e...
pamje nga patrullimi i eulex KOSOVË- Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se parulla...