Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

KOSOVA- Kanë mbetur edhe tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur ndërkohë, se janë bërë të gjitha përgatitjet që ditën e dielë, 09.02 të zhvillohet procesi zgjedhor. 28 forca politike garojnë në këto zgjedhje, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues, prej të cilëve 105 mijë janë qytetarë që votojnë jashtë Kosovës. KQZ, njoftoi se tashmë janë shtypur edhe fletëvotimet me një numër total prej 1,752,650 fletëvotimesh, numër ky më i vogël sesa numri i votuesve.
Pse ka më pak fletëvotime se votues?
Numri më i vogël i fletëvotimeve lidhet me faktin, se në të gjitha zgjedhjet e mëparshme dalja e qytetarëve në zgjedhje nuk ishte me shumë se 50% e votuesve me të drejtë vote. "Sipas vendimit të KQZ-së janë shtypur 1.752.650 fletëvotime, prej të cilave 1.664.100 për votimin në vendvotime të rregullta, 28.450 për votimin me kusht; 38.650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21.450 për votimin në përfaqësi diplomatike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Bazuar në Listën Votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2.075.868 votues, prej të cilëve 1.970.944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104.924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës. "Andaj, sipas vendimit të KQZ-së, 323.218 apo 15.57% fletëvotime do të jenë më pak se numri i votuesve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Rohde: Të sigurohet proces zgjedhor i sigurt
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi një donacion me server dhe pajisje nga Gjermania, pajisje përcjellëse që do të ndihmojnë për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se ky donacion siguron proces zgjedhor të sigurt, fuqizon organet e administrimit të zgjedhjeve duke rritur besimin e publikut. Rohde shprehu bindjen e tij se procesi zgjedhor i së dielës do të zhvillohet pa vështirësi.
"Demokracia dhe zgjedhjet e lira janë themeli i një shoqërie prosperuese. Ne dëshirojmë të fuqizojmë të ardhmen tonë dhe demokracinë që siguron lirinë individuale për të gjithë ne. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë përparime të madh në ngritjen dhe demokratizim. Prandaj digjitalizimi i procesit zgjedhor do të jetë kyç për këtë progres. Ky donacion prej më shumë se 140 mijë eurosh siguron që edhe këto zgjedhje aktuale dhe në të ardhmen të jenë të sigurta në Kosovë”, tha ambasadori Rohde. Ai u shpreh i bindur, 100%, se ditën e dielë Kosova do të ketë zgjedhje pa vështirësi.
Rritje e standardeve zgjedhore në Kosovë
Vlerësim për donacionin gjerman vjen nga KQZ. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se "kjo mbështetje e shtetit gjerman do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe avancimin e standardeve zgjedhore në Kosovë”. "Pranimi i këtyre serverëve modern shënon zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore. Kjo mbështetje është e çmuar dhe do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës tonë dhe avancimin e standardeve zgjedhore në Kosovë. Gjithashtu, duke pasur parasysh rolin e KQZ-së, ky donacion është një investim i madh edhe në integritetin e procesit zgjedhor dhe në besimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor”, tha Radoniqi, i cili së bashku me ambasadorin gjerman Jörn Rohde, inkurajuan qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të dalin të votojnë ditën e dielë.
Fushata zgjedhore në kulmin e saj
Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve, subjektet politike po vazhdojnë fushatën zgjedhore ku nuk mungon gjuha nxitëse dhe e urrejtjes ndërmjet kundërshtarëve politikë. Rrjeti i organizatave joqeveritare që monitoron procesin zgjedhorë, DnV, thotë se "ka vazhduar përdorimi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike”, dhe për këtë shkak është shtuar edhe numri i gjobave ndaj tyre nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa PZAP. Shifra e gjobave ndaj partive politike tashmë ka arritur në rreth gjysmë milioni euro. "Numri i aktiviteteve ku është përdorur gjuhë fyese, nxitëse apo e urrejtjes, pothuajse është dyfishuar”, sipas DnV.
Edhe Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), u ka kërkuar subjekteve politike që të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore. Ajo kërkon nga subjektet politike "zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos përdorur dhe ekspozuar të dhënat personale në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak”./ DW
TIRANA- Një projekt energjitik i mbështetur nga ish-ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, dyshohet se po shërben si ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e organizuar nga Banka e Shqipërisë lidhur me prezantimin e planit...
Adriana Kalaja TIRANË - Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK 31 zyrtarë t&eu...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën ku u diskutua për një skemë të re mbështetjej...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Shqipëria është zgjedhur të organizojë të organizojë Kongre...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama është shprehur se sektori i bujqësisë është më i ekspozuari ndaj risqeve. G...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se objektivi i qeverisë është që eksportet bujqësore do ...
TIRANA- Është hedhur shorti elektronik për gjykimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Pasi çështja e tij ka ka...
Hekuran dhe Asim Gjoni TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli sot live në rrjetet sociale ku iu përgjigj komentuesve. Ndër të tjera Rama u pyet se kur...