Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sot një audiomesazh nga qelia e burgut për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë edhe për kryeministrin Rama dhe partinë socialiste.
Meta thotë se në vitin 2021 kreu i qeverisë kandidoi i teti në qarkun e Durrësit, ndërsa këtë vit është kyçur në listat e mbyllura bashkë me gjithë anonimët. Meta shton se programi qeverisës i partisë socialiste sipas tij ka sjellë shpopullimin e vendit, dhe kreu i qeverisë nuk ka asnjë kontribut për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Sipas Metës, programi i koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore", do t'i japë fund Narkoekonomisë, ekonomisë klienteliste dhe kriminale në shërbim të pakicës dhe Shqipëria do të jetë prodhuese dhe eksportuese, në interesin e të gjithë shqiptarëve.
Audiomesazhi i plotë i Metës:
Fitorja i zgjidh të gjitha!
Prandaj të gjithë faktorët opozitarë tani kanë vetëm një rrugë, për t’i dhënë një zgjidhje historike së ardhmes së Shqipërisë, duke ndëshkuar përgjithmonë pengmarrësit e demokracisë, llogaridhënies, parlamentarizmit, integrimit uuropian të vendit, por edhe pengmarrësit jo vetëm të Partisë Socialiste, por edhe të opozitës në veçanti.
Atij që e keqpërdori pushtetin për të blerë, korruptuar e shantazhuar drejtuesit e opozitës dhe që sot nxjerr lotë “krokodili” për primaret e PD-së, të cilat janë si dita me natën me përzgjedhjet e tij personale në errësirë si Kryetari i Organizatës me anonimët pafund, shumica të rekomanduar nga bandat e njohura.
Po kështu, ai kërkon të shmangë vëmendjen nga asgjësimi përfundimtar që po u bën socialistëve të paktë që i kishte mbajtur deri tani, sa për shenjë.
Ai që në 2021–shin kandidoi i teti në Durrës dhe kishte kopsitur rezultatin me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 Majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me gjithë anonimët, që nesër s’mund t’i kërkojnë dot llogari për humbjen. Ai të cilit, as socialistët nuk ja njohin për fytyrë të paktën 3/4 e Ministrave, ka hallin e kontributeve të 2 apo 3 demokratëve të papërfshirë në listat e opozitës.
Ai që është kyçur sy më sy me vetveten dhe e ka tmerr të dalë me gazetarë të pavarur, ka hallin e demokracisë.
Ndaj opozita e ka rrugën e qartë për të korrigjuar edhe çështjen e listave të mbyllura njëherë e përgjithmonë.
Ishte Edi Rama ai që kushtëzoi qëllimisht me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 listat e mbyllura, pikërisht për të shndëruar Kuvendin, siç është sot, në një “noter” të korrupsionit të tij skizofrenik. Ndaj fitorja plotësisht e mundshme me 84 mandate e opozitës, garanton edhe hapjen e plotë të listave përgjithmonë edhe pa Ramën.
Për këtë, garanci është Partia e Lirisë që ka qenë kundër këtij projekti të mbylljes së listave që në vitin 2008.
Për këtë garant është edhe vet premtimi publik i Z. Berisha, i cili ka deklaruar se është pro listave të hapura.
Për këtë, garant do të jenë edhe gati 40 deputetë të opozitës që do të zgjidhen nga listat e hapura më 11 Maj.
Ndaj të përqëndrohemi të gjithë tek programi ynë i shkëlqyer që i jep fund Narkoekonomisë, ekonomisë klienteliste dhe kriminale në shërbim të pakicës dhe të votojmë për një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese, në interesin e të gjithë shqiptarëve.
Arritjet më të mëdha integruese nuk kanë aspak lidhje me shakaxhiun dhe penguesin e integrimit, i cili s’ka asnjë meritë në liberalizimin e vizave, arritja më e madhe në Bashkimin Europian, që u realizua nga koalicioni PD - LSI.
Dhe mos harroni që publikisht ai paralajmëronte Bashkimin Europian, se kjo do të sillte largimin e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian dhe kjo ndodhi, por shumë vite më vonë si rezultat i programit të tij shpopullues.
Asnjë kontribut nuk ka ai për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kur besoj nuk e keni harruar dhe një miting dëshpërues që bëri pas kësaj ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë.
Dhe po kështu të gjithë e dinë “kontributin” e tij në vizitën historike të Presidentit Bush, ku ai, në Krah të Kryeministrit Berisha në atë kohë, shpalli edhe Pavarësinë e Kosovës nga Tirana.
Ah për pak harrova, i vetmi kontribut i tij është që shpiku vjedhjen e orës të Presidentit Bush që u bë lajm botëror pikërisht nga xhelozia. Ndaj të gjithë të përqëndrohemi në programin tonë të shkëlqyer që është në interest të të gjithë shqiptarëve.
Të gjithë të përqëndrohemi në një Fitore Madhështore që garanton Shqipërinë Madhështore, pikërisht Shqipërinë si fuqi eksportuese.
VALENCIA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë zyrtare për të marrë pjesë dhe për t&e...
Foto ilustruese TIRANË - Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, Birn Albania dhe Qendrës për Fuqi...
AUSTRI- Emërimi i Fate Velaj si ambasador në Austri ka marrë vëmendjen e mediave austriake, të cilin e kanë quajt...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në eventin e sotëm ku po prezantohen fituesit e Startup Grant 2024 ka dh&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në eventin e sotëm ku po prezantohen fituesit e startup dhe Startup Grant 2024. Rama gja...
TIRANË- Bashkimi Evropian ka miratuar fondet e parafinancimit për Shqipërinë me vlerë 64.5 milionë euro. Këto fonde vi...
foto ilustruese IZRAEL- Institucioni i ri do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, konfir...
qendrat ne shengjin ITALI- Ministri i Brendshëm në Itali, Matteo Piantedosi ka deklaruar se ardhjet e emigrantëve në mënyrë ...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka paditur gazetarët e emisionit...
edi rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama u pyet nga komentuesit edhe për drejtimin e bashkisë së Tiranës, pas arrestimit t&...