Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
KOSOVË - Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka parashikuar të enjten se procesi i numërimit të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, do të mund të zgjasë deri në dy javë, ndonëse nuk është bërë ndonjë vlerësim i saktë.
“Meqenëse nuk kemi filluar në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit për të parë se si po shkon atje procesi, nuk e kemi bërë një vlerësim se sa do të zgjatet tërë procesi për t’u përmbyllur numërimi, por një e përafërt do të jetë 10 ditë, dy javë”, ka thënë Radoniqi.
Në mbledhjen e KQZ-së është bërë e ditur se tashmë ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në 18 komuna, në tetë komuna numërimi pritet të nisë sot, ndërsa në 12 të tjera po bëhen përgatitje.
Kosova i ka mbajtur zgjedhjet e rregulla parlamentare më 9 shkurt.
Me Ligjin e ri për Zgjedhjet në Kosovë, të miratuar më 2023, votat për kandidatët për deputetë do të duhej të nisnin të numëroheshin në mëngjesin e 10 shkurtit, mirëpo zyrtarët e KQZ-së kanë përmendur problemet administrative si arsye për vonesat.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka thënë se shkaktarë për vonesat në numërim janë problemet në ofrim të shërbimeve të teknologjisë informative, siç është lidhja e kamerave me laptopë dhe monitorë.
Ai ka thënë se KQZ-ja është duke angazhuar profesionistë të teknologjisë informative nëpër këto komuna për të përmbushur aspektin e funksionalizimit.
Zyrtarë të KQZ-së i kanë bërë thirrje Buzhalës që të ketë gati një Plan B, në rast se sistemi do të vazhdojë të dështojë, apo të ketë probleme tjera me qasjen në të.
Ai ka garantuar që nëse në ditët në vijim problemet do të vazhdojnë të raportohen, atëherë KQZ-ja do t’i kthehet metodës së vjetër dhe do të hapë tender për t’i siguruar tre lloje formularësh, për të përmbyllur këtë proces sa më shpejt që është e mundur.
Megjithatë, zyrtarë të KQZ-së janë pajtuar njëzëri që të mos luftohet për shpejtësi, por për saktësi të rezultateve.
KQZ-ja është përballur me probleme me serverë edhe në ditën e zgjedhjeve, kur janë numëruar vetëm votat për subjekte politike. Disa kanë aluduar që faqja mund të ketë qenë shënjestër e ndonjë sulmi kibernetik.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se nuk ka informacione shtesë, pasi tani rasti i takon Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit.
Organizatat joqeveritare kanë fajësuar KQZ-në për problemet që kanë dalë prej nisjes së numërimit të votave.
Partitë në pushtet e kanë fajësuar Qeverinë, ndonëse ajo është kundërpërgjigjur, duke thënë se nuk është përgjegjëse për serverët e KQZ-së, dhe se softueri i është dhuruar KQZ-së nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ndërsa akuzat drejt ekzekutivit i ka konsideruar përpjekje të ulët “për të shkaktuar huti, me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij”.
Pas 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me mbi 40 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me rreth 22 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 17 për qind të votave, pasuar nga koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate me rreth 7 për qind të votave.
Asnjëra parti nuk i ka siguruar votat e nevojshme për të formuar Qeverinë – pasi nevojiten votat e 61 deputetëve – prandaj njohësit e çështjeve politike kanë paralajmëruar se Kosova mund të përballet me turbulenca politike në ditët dhe javët në vijim./REL
foto ilustruese KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik...
Foto ilustruese TIRANË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nxjerrë të tjera shifra sa i takon numrit të emigrantëve të r...
Ajola Xoxa TIRANË - Në Tiranë, një nga kryeqytetet më modeste në Evropë, ku paga mesatare është 600 euro n&eum...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi para gazetarëve në oborrin e Kuvendit se kryeministri Edi Rama e anuloi vizit&eum...
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme Ku...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, foli sot para gazetarëve në oborrin e Kuvendit ku vijoi me akuzat ndaj qeverisë dhe ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ministri Taulant Balla foli në Kuvend për pagesat që ka b...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha për mediat në oborrin e Kuvendit, se do të paraqisja n&...
TIRANË- Pas tensioneve në Kuvend kryeparlametarja, Elisa Spiropali rinisi seancën e sotme për disa minuta ku njoftoi se do të shtyhet...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat jashtë Kuvendit gjatë kohës së nd&...