Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
TIRANË - Angazhimi i marrë nëpërmjet këtij kodi parashikon një fushatë me reklama që nuk cenojnë integritetin apo përhapin informacione të pavërteta për kundërshtarin politik dhe çdo grup të shoqërisë, si dhe një fushatë transparente me sponsorizime dhe financime të deklaruara, etj..
Kodi u firmos nga dy partitë e mëdha që dominojnë fushatën elektorale, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dhe parti të vogla e të reja që janë regjistruar në këto zgjedhje si, Partia e Lirisë, Partia Mundësia, Nisma Thurje, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi vlerësoi angazhimin e partive politike për vetrregullim dhe kërkoi që dokumenti të mos mbetet vetëm formal, por të zbatohet dhe të nxisë një sjellje të përshtatshme të liderëve të politikës për një garë elektorale të drejtë dhe të ndershme.
“Ne nuk mund të bëhemi hipokritë të mos pranojmë realitetin”- tha ai duke shtuar se “duke qenë një angazhim vullnetar ajo që mund të bëjë KQZ është sjellja në vëmendje e këtij dokumenti”.
Toni Gogu nga PS-ja tha se kodi përputhej me vlerat e familjes së tij politike, ndërsa Albana Vokshi nga PD-ja u shpreh skeptike për zbatimin e tij nga socialistët dhe e quajti dokumentin si të pamjaftueshëm për të garantuar zbatimin e parimeve etike në praktikë.
“PS ka përdorur administratën për të bërë ‘like’ dhe ‘share’”- tha ajo duke kërkuar nga KQZ që të merrte masa në rast të shkeljes së kodit.
Edhe përfaqësuesit e partive të vogla shprehën rezerva për zbatimin e këtij kodi duke sjellë në vëmendje thyerjen e parimeve dhe standardeve që parashikohen në të nga partitë e mëdha politike.
Pranimi i rregullave të etikës në fushatën online erdhi pas një konsultimi të gjërë mes partive dhe shoqërisë civile me nxitjen e Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (International IDEA), Instituti Demokratik Amerikan (NDI) dhe Qendra për Sundimin e Ligjit pranë Universitetit të Helsinkit.
Në mënyrë vullnetare partitë nënshkruese zotohen që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të ruajnë integritetin e zgjedhjeve duke zbatuar rregulla dhe parime për fushatë të ndershme dhe transparencë financiare.
Po ashtu pranojnë se do të bëjnë një fushatë që nxit diskurs politik gjithëpërfshirës duke mos prodhuar apo shpërndarë deklarata me paragjykime diskriminuese ndaj grupeve të caktuara për shkak të gjinisë, origjinës racore ose etnike, fesë, besimit, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual.
Partitë angazhohen të mos nxisin dhunë, të mos shpërndarjen informacione të pasakta në lidhje me procesin zgjedhor, të mos prodhojnë e shpërndajnë përmbajtje keqinformuese duke përdorur Inteligjencën Artificiale, llogari të rreme apo bot-e automatike për të manipuluar opinionet e zgjedhësve, etj..
Angazhimet parashikojnë edhe transparencë politike ku përfshihet mospërdorimi i reklamave politike të sponsorizuara nga interesa të padeklaruara dhe mosangazhimi i palëve të treta ndërmjetëse për dhënie mesazhesh për fushatë ku nuk identifikohet burimi ose sponsorizuesi i mesazhit.
Partnerët nxitës të këtij kodi etike vlerësojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rol vendimtar në monitorimin e reklamave politike, duke përfshirë edhe reklamat online, në kuadrin e garantimit të integritetit të zgjedhjeve./BIRN
TIRANA- Kontrata me studion “Kasowitz Benson Torres’ e firmosur nga kryebashkiaku dhe vëllai i tij Arbër Veliaj është pub...
LEZHA- Kryeministri njëherësh dhe kryetari e Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar sot turin e tij në qarkun e Lezhës,...
Edi Rama LEZHË - Kryeministri Edi Rama, po zhvillon këtë të martë një takim me të rinjtë në Lezhë, ku do ...
TIRANA- Kandidati i partisë Socialiste për deputet në zgjedhjet e 11 majit Ardit Bido ka reaguar në rrjetet sociale pas kallëzim...
Ilir Meta TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sot një audiomesazh nga qelia e burgut për zgjedhje...
VALENCIA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë zyrtare për të marrë pjesë dhe për t&e...
Foto ilustruese TIRANË - Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, Birn Albania dhe Qendrës për Fuqi...
AUSTRI- Emërimi i Fate Velaj si ambasador në Austri ka marrë vëmendjen e mediave austriake, të cilin e kanë quajt...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në eventin e sotëm ku po prezantohen fituesit e Startup Grant 2024 ka dh&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në eventin e sotëm ku po prezantohen fituesit e startup dhe Startup Grant 2024. Rama gja...