Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË - Ndryshimet e të hënës në Kodin Zgjedhor prej parlamentit qartësuan disa afate të procesit zgjedhor në parapërgatitje të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit; regjistrimi i partive garuese në zgjedhje duhet kryer brenda një jave deri më 25 shkurt.
Koalicionet duhen regjistruar deri më 7 mars, ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë duhen dorëzuar në KQZ brenda 12 marsit.
Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor janë ngritur tashmë plotësisht, ndërsa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha sot se këto institucione duhet të jenë të qëndrueshme dhe u bëri thirrje partive që të mos ndryshojnë as komisionerët as sekretarët e tyre deri në shpalljen e rezultateve zgjedhore, siç ka ndodhur vite të mëparshme.
“Sot që flasim të gjithë KZAZ-të janë të gjitha funksionale dhe Komisioni Qendror do të nisë procesin e trajnimit të tyre, duke besuar që nuk do të kemi ndryshime të shpeshta të anëtarësisë së KZAZ-ve”, tha zoti Celibashi.
Prodhimi i fletëve të votimit nis më 25 mars, që vlerësohet si kohë e mjaftueshme që një një pjesë jo e vogël e tyre do të nisen me postë nëpër banesat e shqiptarëve, që do të votojnë nga jashtë vendit.
Deri tani janë miratuar afro 150 mijë kërkesa për votim nga jashtë, kryesisht nga Italia, Greqia, Gjermania, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, ndërsa mbi 36 mijë e 200 kërkesa janë refuzuar për pasaktësi në dokumenta, megjithë teknologjinë e lartë e të shumëllojshme për t’ua lehtësuar këtë proces.
Zoti Celibashi theksoi se ata mund ta përsëritin kërkesën në çdo kohë, duke futur të dhënat e sakta në sistemin PER, dhe se do të dëshironte shumë që kjo shifër refuzimesh të ulej sa më parë.
“Edhe pas refuzimit të parë, ata mund të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars. Para se të ribëjnë aplikimin, ata mund të prenotojnë për asistencë një thirrje telefonike me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Shumë nga ata e kanë bërë dhe ne kemi patur komunikime me ta. Pa përmendur morinë e teknologjive në dispozicion si emaili ynë, ëhatsapp-i dhe MSN përmes Facebook-ut”, tha zoti Celibashi.
Kuvendi miratoi dje ndryshime në Kodin Zgjedhor që afrojnë afatin e regjistrimeve në zgjedhje, saktësojnë procedurat e ankimit në gjykatë për votuesit nga jashtë, lejojnë përdorimin e dokumentave identifikuese për votim përtej afatit të skadimit, mbulojnë shpenzimet postare për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit nga jashtë, si dhe numërimi i tyre nga një komision dypalësh.
Për herë të parë votojnë shqiptarët nga jashtë prej vendeve ku jetojnë, për herë në parandalimin dhe goditjen e krimit zgjedhor merr pjesë edhe SPAK-u, por bashkë me përgatitjet zgjedhore, kanë nisur edhe ankesat e para nga partitë për shkelje ligjore në fushatën që tashmë praktikisht ka nisur.
“Ka disa denoncime nga Partia Demokratike, kryesisht për keqpërdorim të aseteve publike për veprimtari politike. Ka denoncime nga organizata të shoqërisë civile po për këtë natyrë shkeljesh. Disa nga këto i kemi shqyrtuar dhe disa të tjera po i shqyrtojmë. Do të sugjeroja që ankesat e partive të mos dorëzohen të shumta në numër dhe pa përmbajtje të qëndrueshme, por ato të hartohen në mënyrë cilësore dhe me prova, sepse kështu merr peshë dhe seriozitet dhe vet procesi i ankimit”, tha zoti Celibashi.
Në zgjedhjet e 11 majit janë rreth 172 mijë të rinj, (171.878 votues) që votojnë për herë të parë, nga të cilët mbi 57 mijë (57.098 votues) mbushin moshën 18 vjeçare të të drejtës për votim ditën e zgjedhjeve, ndërsa të tjerët e arritën atë moshë në kohën mes dy zgjedhjeve (114.780 votues).
Në regjistrat zgjedhorë gjendën se afro 3.7 milionë votues, ndërsa jozyrtarisht besohet se afro gjysma e tyre jetonë jashtë Shqipërisë./VOA
TIRANË- Helidon Bushati përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se personalisht ka zgjedhur të mos marrë pjesë n&...
TIRANË- Presidenti i PL-së Ilir Meta ka bërë një reagim të gjatë në "Facebook". Ai sjell në vëmendje një...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar deklaratat e fundit të k...
Luçiano Boçi TIRANË - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar këtë të h&eum...
erion veliaj DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit të Durrësit lidhur me hetime...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se deklarata e zëvendëspresidentit amerikan J D Vance se nuk mun...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se kryeministri Edi Rama ishte ai q&e...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ditën e sotme u pyet lidhur nëse i...
TIRANA- Sot ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për garën e Primareve në Partinë Demokratike. Mësoh...
TIRANA- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilirjana Kuçana ka dhënë sot një deklarat&eum...