“Ish-Këneta” ngrihet në protestë, banorët bllokojnë rrugën në Durrës
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, zhvilloi n&e...
Gjyqtarët e Republikës kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magj...
Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, ka ngritur alarmin për një cenim serioz të sigurisë kombëtare pas skandalit të AKSHI-t dhe dështimit të sistemit ‘Diella’. Zhulali deklaroi se rrjedhja e të dhënave nuk kufizohet në një sektor të vetëm, por prek të gjithë sistemin shtetëror të informacionit, përfshirë edhe sistemet e integruara me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
‘Janë të dhënat në nivel shtetëror dhe këtu përfshihet çdo gjë, sepse këto janë sisteme që janë të ndërtuara dhe integrohen me njëra-tjetrën dhe të gjitha pastaj rrinë në një qendër. Dhe me sa kemi parë dhe çfarë është zbuluar dhe nga dosjet hetimore, është që në të gjitha këto sisteme ka një rrjedhje informacioni, pra informacioni del, regjistrohet diku tjetër, pra këto depozitohen në mënyrë paralele dhe pastaj këto përdoren për forma të ndryshme dhe për motive të ndryshme. Për të shantazhuar njerëz, për t'u marrë para, për të ndryshuar të dhëna, për t'i përdorur në favor të njërit apo tjetrit.
Pra flasim për të gjithë sistemin e të dhënave shtetërore dhe këtu flasim dhe për sistemin e të dhënave në kuadër të NATO-s, i cili është një sistem i mbyllur, i kriptuar, i cili normalisht është, duhet të ketë disa parametra sigurie që të funksionojë, sepse Shqipëria si vend anëtar merr të dhëna dhe transmeton të dhëna. Po ashtu dhe me Bashkimin Evropian. Dhe nëse ky sistem është i cenuar, atëherë ti ke cenuar të gjithë sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pra aq më keq që flasim për rënien në dorë të këtyre të dhënave, të këtyre të dhënave në duart e personave që cilësohen si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, apo që janë të lidhura me trafikun e drogës dhe ne nuk e dimë tjetër se në çfarë influence mund të jenë. Sepse Shqipëria si pjesë e Ballkanit Perëndimor, nuk është ndonjë e fshehtë, ndonjë sekret që ta themi, është, si të thuash, tokë pjellore edhe tërheqëse edhe për aktorë të tjerë malinj si Rusia, Kina, apo vende të tjera që janë dashakeqe. Edhe gjeopolitik, po, po për të gjitha këto arsye, që mundet, ka pra persona që janë të interesuar që t'i shtien në dorë këto të dhëna dhe më pas të abuzojnë me to. Kështu që ne nuk i kemi të dhënat se çfarë ka ndodhur, po dimë që shteti shqiptar në bashkëpunim me aleatët, amerikanët, me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka hedhur miliona dhe miliona euro, mund të themi dhe miliarda tashmë, për me një investim kaq të madh në kaq vite, për sigurinë kibernetike, për sigurinë e këtyre sistemeve dhe në fakt këto dalin sikur të jenë krejtësisht të zhbëra.
Dhe, jo vetëm të keqpërdorur vetë. Puna është kush i ka këto të dhëna në dorë dhe kush i administron. Po ju kujtoj për shembull, përpara shumë vitesh se u dha si lajm, pastaj iku shpejt, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në administrimin e të dhënave të NATO-s ishte punësuar motra e atij vrasësit, Dumanit, që ishte si i penduar.
Mendoni se si duket sikur këta persona nuk mund të arrijnë kurrë në majat e shtetit, po ja që arrijnë, ë, kështu dalëngadalë, edhe pa u kuptuar. Dhe ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama.
Patjetër që ka një sistem. E para ka një sistem alarmi dhe unë mendoj që ky sistem alarmi është ngritur tashmë dhe kjo i është bërë e qartë autoriteteve shqiptare. Mendoj që ky sistem alarmi është ngritur qoftë në kuadër të NATO-s, në, ë, siç e thashë për shkak të kalimit të atyre të dhënave, transmetimit të tyre dhe që duhet të jenë në duar të sigurta, por edhe për të dhënat e tjera, të cilat gjithsesi, edhe nëse nuk janë të dhëna sensitive në kuptimin e, atyre të përdorimit të aleancës ushtarake, politike ushtarake të NATO-s, përsëri përbëjnë një kërcënim të aleancës për sa kohë janë të dhëna që mund të bien në duart e aktorëve malinj, siç e përmenda, dhe që mund të keqpërdoren dhe mund të kthehen të trondisin një vend të tërë.
Për shembull, ka patur raste përpara, ju kujtoj disa raste çfarë ka ndodhur. ë, qe një rast në Maqedoninë e Veriut ku u pa se disa, ishin shpërndarë disa pashaporta që ishin të klonuara, të personave të zakonshëm që jetonin në disa fshatra të Maqedonisë, dhe këto u ishin dhënë disa personave të tjerë që ishin persona me rrezikshmëri shumë të lartë, që mund të kryenin edhe veprimtari të rrezikshme për sigurinë e vendit, terrorizëm.
Pra, si kishin arritur të ndodhnin këto gjëra? Pikërisht duke gjetur këto dobësitë e sistemeve dixhitale, edhe duke penetruar deri tek prodhimi i dokumenteve të identitetit, duke pasur pra dy dokumente paralel dhe kjo u zbulua në Maqedoninë e Veriut dhe e njëjta gjë rrezikon pra të përdoret edhe këtu’, tha ndër të tjera, Ilda Zhulali.
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka treguar sot se ekzistojnë orë të tëra filmimesh, dokumentimesh e fotografish, që trego...
Kreu i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashki, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të drej...
I ftuar në studion e emisionit “Task Forcë”, gazetari Bledian Koka analizoi zhvillimet e fundit lidhur me reformën në drejtë...
Seanca gjyqësore për çështjen Meta–Kryemadhi, e zhvilluar këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kund&e...
Përfaqësuesit e opozitës e akuzuan të enjten kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se në shkelje të Rregullores së Kuvendit, po ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që të mos tejkaloj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili këto ditë mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europ&e...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Nj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar ashpër mazhorancën pas përfundimit të mbledh...
Partia Socialiste i ka dhënë kohë Partisë Demokratike deri të hënën që të marrin pjesë në Komisionin p&...