SHOWBIZ

Amir Rrahmani konfirmon romancën me Dritën, por fansat e ngacmojnë për Era Istrefin!

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2025, 13:01

Amir Rrahmani konfirmon romancën me Dritën, por fansat e

Pas gati 1 viti lidhje, Amir Rrahmani konfirmon lidhjen me Drita Stublla. Çifti, i cili u zbulua nga disa foto paparacë, ka publikuar për herë të parë një foto së bashku, duke konfirmuar kështu këtë romancë. Muaj më parë, dyshja është fotografuar rrugëve të Napolit duke ecur dorë për dore, duke mos lënë më vend për dyshime rreth romancës së tyre. Prej muajsh kanë qarkulluar zëra për një lidhje mes tyre, por deri tani asnjëri nuk e kishte konfirmuar publikisht.

Pamjet e fundit kanë zyrtarizuar marrëdhënien, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Mesa duket, lidhja është konsoliduar, aq sa Drita të shpërngulet në Napoli, ku futbollisti është i angazhuar.

Rrahmani, i cili është një nga figurat kryesore të futbollit kosovar dhe një lojtar kyç te Napoli në Serie A, duket se po gjen ekuilibrin perfekt mes karrierës së tij profesionale dhe jetës private. Por teksa ylli i skuadrës së Kosovës ka publikuar një foto me partneren, komentet e kanë ngacmuar për lidhjen që ai ka pasur me Era Istrefin. Të shumtë kanë qenë ndjekësit që janë shprehur se me Erën ai ka humbur dashurinë.

Amir Rrahmani konfirmon romancën me Dritën, por fansat e

Në komente në “Instagram”-in e tij, por edhe në “Tik-Tok”, të shumë kanë qenë komentet, por edhe fotot që ai ka pasur më herët me Era Istrefin. Sakaq, si Drita dhe Amiri kanë preferuar që mos të merren me këto komente, por të shijojnë këtë romancë mes tyre. Drita Stublla njihet për aktivitetin e saj në botën e modës e rrjeteve sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish dhe shpesh komentohet për stilin dhe postimet e saj.

Fotografitë e publikuara i kanë bërë menjëherë kryefjalë të mediave rozë, ndërsa fansat e futbollistit dhe blogeres kanë reaguar me shumë kuriozitet ndaj këtij çifti të ri të njohur. Dyshja duket se janë bashkë prej më shumë se 10 muajsh dhe kjo u konfirmua nga një video e bërë virale në “TikTok” në fillim të vitit. Pak vite më parë, Drita ka qenë në një lidhje edhe me djalin e Hashim Thaçit, Endrin.

Fillimisht u aludua se dy të rinjtë ishin në lidhje, gjersa një tregues i mirë për këtë ngjarje ishin rrjetet sociale, përmes të cilave u pa se Endrit Thaçit nuk i ikë asnjë postim i bukuroshes Stublla pa e pëlqyer në “Instagram”. Megjithëse këto spekulime asnjëherë nuk u konfirmuan, shpejt qarkulloi edhe lajmi për ndarjen e tyre. Për këtë gjë ka reaguar bukuroshja përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk mund të përfundohet diçka që as që ka nisur. “Nuk mund të përfundosh diçka që nuk ka ndodhur kurrë”, është mbishkrimi i një fotografie.

Kujtojmë se para Dritës, Amiri kishte një lidhje të konsoliduar me Era Istrefin. Pas gati 1 vit lidhje, Era dhe Amir Rrahmani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, duket se kanë mbyllur këtë raport tërësisht në qetësi. Vetëm pak kohë më parë, dyshja ëmbëltonte “Instagram”-in, me postimet e tyre dhe dedikimet plot romanticitet, por duket se tashmë të gjitha gjurmët e kësaj lidhjeje janë zhdukur.

Amir Rrahmani konfirmon romancën me Dritën, por fansat e

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan