“Topi i Artë”/ Lënia jashtë e Raphinha-Pedri, shpërthen Deco: Skandal global
“Topi i Artë” këtë sezon është një dilemë shumë e madhe, pasi është e vështirë të...
“Topi i Artë” këtë sezon është një dilemë shumë e madhe, pasi është e vështirë të...
Një autobus turistik që udhëtonte nga Holanda drejt Austrisë është përfshirë në një aksident të rë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndryshimet në qeveri, ku Besfort Lamallari u largua nga ministria e Brendshme, ndërsa do të zëve...
Pak para zgjedhjeve për Parlamentin e Berlinit, grupi i hakerëve Rhysida vodhi të dhëna, shantazhoi Senatin e Berlinit dhe, pasi përp...
Në futboll, shpesh 40 gola mund të mos mjaftojnë, ky është rasti i Kylian Mbappe, i cili edhe pse mbylli sezonin e fundit në La ...
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot ndryshime në qeveri. Bëhet me dije se në mbledhjen e qeverisë, të parashikuar p...
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë në...
Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
Dy mjekët e arrestuar në hetimin për vdekjen e Giorgos Mazonakis pritet të paraqiten para prokurorit sot, të prem...
Një dron sekret kinez, i njohur si WZ-X ose “Përbindëshi i Malanit”, ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve ushtarak&eum...
Angelina Jolie po përgatitet për një ndryshim të madh në jetën e saj. Pasi të gjashtë fëmijët e saj janë tashmë të rritur, aktorja 51-vjeçare ka në plan të largohet nga Los Angelesi dhe të kalojë një pjesë të kohës në vende të ndryshme të botës. Për planet e saj të reja ajo ka folur në një intervistë të re për “L’Officiel”. Jolie ka lindur në Los Angeles, ku edhe ka rritur gjashtë fëmijët e saj – Maddox, 24 vjeç, Pax, 22, Zahara, 21, Shiloh, 20, si dhe binjakët Knox dhe Vivienne, të cilët tashmë janë 18 vjeç.
Aktorja kishte deklaruar më herët se, për shkak të situatës familjare pas divorcit nga Brad Pitt, nuk kishte mundur të largohej nga Los Angelesi derisa fëmijët e saj më të vegjël të bëheshin madhorë. Tani, me Knox dhe Vivienne që kanë mbushur 18 vjeç, kjo pengesë nuk ekziston më. Një nga shenjat më të qarta se ajo po përgatitet të largohet nga qyteti erdhi në maj, kur Jolie nxori në shitje pronën e saj në Los Feliz të Los Angelesit për 29.85 milionë dollarë.
“Për mua, kjo shënon fundin e një periudhe”, ka thënë Jolie, duke iu referuar ndryshimeve që e presin.
Largimi nga Los Angelesi, megjithatë, nuk do të thotë se aktorja tashmë ka zgjedhur një adresë të re të përhershme. Përkundrazi, Jolie thotë se e tërheq ideja për të jetuar mes disa vendeve të ndryshme.
“Do të doja të kisha një shtëpi për familjen time, një vend ku të jenë fotografitë dhe kujtimet e familjes. Por më pas do të doja të jetoja për një kohë si nomade”, ka shpjeguar ajo.
Një rol të rëndësishëm në planet e saj do të ketë Kamboxhia, vend me të cilin Jolie është e lidhur prej më shumë se dy dekadash. Ajo ka një shtëpi atje dhe ka bërë të ditur se dëshiron t’i rikthehet më shumë punës në terren, si dhe angazhimit përmes fondacionit të saj.
“Shtëpia ime në Kamboxhia do të shërbejë gjithashtu për disa muaj në vit si rezidencë e dedikuar kulturës khmere”, ka thënë aktorja.
Jolie planifikon t’i kushtojë më shumë kohë edhe projektit të saj të modës, “Atelier Jolie”, të cilin dëshiron ta zgjerojë përtej Shteteve të Bashkuara. Pas lokacionit të parë në New York, një prej vendeve të ardhshme mund të jetë Brazili.
“Gjithmonë kemi shpresuar që Atelier të bëhej një projekt global. Brazili mund të jetë lokacioni i parë që do ta hapim jashtë SHBA-së”, ka deklaruar ajo.
Ideja e saj, siç shpjegon, është të udhëtojë në pjesë të ndryshme të botës dhe të bashkëpunojë me artistë dhe krijues vendas.
Për Jolie, largimi nga Los Angelesi nuk do të nënkuptojë thjesht zhvendosjen nga një qytet në tjetrin, por fillimin e një mënyre krejtësisht të re jetese – me më shumë udhëtime, qëndrime në Kamboxhia, angazhim humanitar dhe zhvillimin e markës së saj në vende të ndryshme të botës.
Trendi i fotove në stilin e viteve ’80 ka pushtuar rrjetet sociale, me personazhe të njohur që po rikthehen pas në kohë pë...
Shtëpia e ankandeve njoftoi këtë të enjte se “fustani i famshëm i hakmarrjes” i veshur nga Princesha&nb...
Një mbrëmje e mbushur me emocione për Penélope Cruz dhe Javier Bardem në Festivalin e Filmit në Venecia. Çifti i aktor&eu...
Një oficere burgu në Britani ka shmangur dënimin me burg pasi u përfshi në një lidhje tre-mujore me një të burgosur, t&e...
Aktori Jul Deda ka reaguar pas zërave dhe pretendimeve që kanë qarkulluar së fundmi në lidhje me largimin e tij nga emisioni “F...
Ndryshimi fizik i Rina Balajt ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve gjatë kohëve të fundit, duke sjellë edhe aludime se këng...
Sara Kolami dhe Ylli Limani kanë ndezur kureshtjen e ndjekësve, pasi të dy janë parë së fundmi duke shijuar pushimet në t&e...
Meghan Markle është fotografuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar që prej zhvendosjes së saj me P...
Xheneta Fetahu ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me thashethemet që qarkulluan me shpejtësi së fundmi për gjendjen e saj shën...
Jamie Carragher i ka befasuar të gjithë kur, në transmetim të drejtpërdrejtë, bëri shaka për një çësh...