Artan Kola, këngëtari i njohur i muzikës popullore, rrëfen një histori jete që nis shumë larg famës dhe skenës së “Big Brother VIP”. Ai e nisi këngën në vitin 1981, jo për famë, por sepse, siç thotë vetë, “nuk dija të bëja asgjë tjetër”. Në 2000, karriera e tij do të merrte një tjetër drejtim. “Dasma e Malësorit” u kthye në një hit që, edhe pas 25 vitesh, vazhdon të këndohet në dasma. Më pas erdhi “Bjeri gajdes gajdexhi”, një këngë që mori përmasa të papritura, deri në Kinë.
Artani tregon se vetëm pas shumë vitesh zbuloi se kënga që kishte ripunuar ishte në fakt një krijim i kompozitorit kinez Tish Daija, i vitit 1962. Megjithëse fama i trokiti fuqishëm në derë, Artani thotë se nuk e deshi kurrë jetën publike dhe nuk e vlerësonte veten në vitet e suksesit të madh. Ai tregon se ka ndihmuar qindra këngëtarë përmes studios së tij, pa e vendosur famën personale në plan të parë. Në jetën private, Artani tregon edhe historinë e dashurisë së tij 25-vjeçare, e cila nisi me një gjest të pazakontë: një arush pellushi. Një puthje e papritur ndryshoi gjithçka dhe çifti nuk u nda më.
“Në Big Brother hyra si Artani, dola si një njeri tjetër”, thotë ai. Por qëndrimi në shtëpi nuk ishte aspak i qetë. Debatet, përplasjet dhe mënyra e drejtpërdrejtë e të shprehurit e vendosën shpesh në qendër të vëmendjes.
Ai flet hapur edhe për marrëdhënien me banorët e tjerë, duke e cilësuar Kristin si një lojtar manipulues që e acaronte dhe nuk i jepte rehati. Për Selinën, ndërkohë, Artani ka një tjetër këndvështrim dhe thotë se ajo fitoi shumë në shtëpi.
Pas gjithë eksperiencës, ai pranon se e meta e tij më e madhe ka qenë gjithmonë drejtpërdrejtësia. Një cilësi që, sipas tij, e ka penalizuar gjatë gjithë jetës.
Nga këngëtari i dasmave që u bë i njohur në mbarë publikun, te burri që rrëfen plagët, dashurinë, pendesat dhe përplasjet e tij, Artan Kola sot thotë se Big Brother nuk i dha thjesht famë i dha një tjetër pasqyrë për veten.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
8 Shtator19:55
Shokon ish-banori i Big Brother: Jam abuzuar që 5 vjeç, më kërcënonin me jetën e motrës
Një rrëfim i dhimbshëm dhe i papritur është bërë sot publik nga ish-banori i Big Brother, Qetsor Ferrunaj, në studion e ...
SHOWBIZ
8 Shtator19:40
Rizarta dhe Arbër Çepani shfaqen sërish bashkë! Gazetari ndan një tjetër foto të çiftit
Një fotografi e publikuar nga gazetari Elton Tozaj ka rikthyer vëmendjen te aludimet për një romancë të re në showbiz-in sh...
SHOWBIZ
8 Shtator18:54
Me imazh të përsosur/ Në betejë prej lindjes, ndërron jetë miss Austria
Austria është tronditur thellë nga lajmi për vdekjen e Lucia Sisic, 22-vjeçares që kishte fituar titullin “Miss Austria 20...
SHOWBIZ
8 Shtator16:22
Shoku i Edit, këngëtari Labinot Rexha, dhunohet nga 3 persona! Përfundon në spital
Këngëtari i njohur Labinot Rexha ka bërë të ditur se është përfshirë në një incident në Rahovec, k...
SHOWBIZ
8 Shtator15:35
Ish-banori i BBV rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë: Kam menduar edhe vetëvra*jen
Ish-banori i Big Brother VIP 1, Granit Cana, ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira të jetës së tij. Në një in...
SHOWBIZ
8 Shtator15:07
60 vjeçe, por më seksi se kurrë! Salma Hayek pozon topless në det
Aktorja e njohur Salma Hayek ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të mirëpritur dekadën e saj të...
SHOWBIZ
8 Shtator14:20
Taylor Swift dhe Travis Kelce dalin për darkë, unazat e martesës marrin vëmendjen...
Taylor Swift dhe Travis Kelce shijuan një mbrëmje elegante në New York, në një nga daljet e tyre të rralla që prej martes&e...
SHOWBIZ
8 Shtator11:17
Konflikti me Joz Markun/ Policia shpall në kërkim Eduart Kuçin
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë në Tiranë ku këng&...
SHOWBIZ
8 Shtator00:00
Bashkë për fëmijët/ Cardi B dhe Offset ribashkohen për një festë përrallore
Pavarësisht dramave dhe procesit të divorcit, Cardi B dhe Offset kanë vendosur t'i lënë mënjanë mospërputhjet për n...
SHOWBIZ
7 Shtator23:27
Policia e arrestoi, Hati bën veprimin për Joz Markun, zbulohet lidhja e tyre e papritur
Këngëtari Joz Marku këtë të shtunë është arrestuar nga policia, në lidhje me dhunimin e ish-banorit të &ldqu...