Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kan&e...
“Nuk jeni vetëm”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve ndërsa kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në...

Cher i është drejtuar gjykatës në Los Angeles për të kundërshtuar kërkesën e nuses së saj, Marieangela King-Allman, për t’u emëruar kujdestare ligjore e djalit të këngëtares, Elijah Blue Allman.
Elijah, 50 vjeç, ndodhet aktualisht në një spital psikiatrik në New Hampshire, ku po merr trajtim, ndërsa përballet edhe me probleme ligjore dhe të shëndetit mendor, pas dy arrestimeve në fillim të këtij viti.
Marieangela King-Allman, 39 vjeç, kishte paraqitur më 18 gusht kërkesën për të marrë kontrollin ligjor mbi çështjet personale dhe pasurinë e bashkëshortit të saj. Cher e kundërshtoi kërkesën më 28 gusht, përmes avokatit të saj.
Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, Cher pretendon se familja beson se Marieangela po përpiqet të rikthehet në jetën e Elijahut për shkak të parave dhe famës.
Sipas këngëtares, edhe spitali ku ndodhet Elijah, si dhe pjesëtarë të tjerë të familjes, janë kundër emërimit të Marieangelës si kujdestare e tij.
Një nga arsyet e përmendura është se çifti kishte nisur më herët procedurat e divorcit. Cher pretendon gjithashtu se Marieangela nuk e ka ndihmuar Elijahun apo kujdestaren e tij, Kayti Pease, gjatë periudhës kur ai po përballej me vështirësi, përpara arrestimit në New Hampshire.
Ndërkohë, në muajin korrik, spitali psikiatrik kishte kërkuar që për Elijah të caktohej një kujdestar ligjor, si për çështjet që lidhen me mirëqenien e tij personale, ashtu edhe për administrimin e pasurisë.
Sipas dokumenteve të Cher, spitali kishte sugjeruar që këtë përgjegjësi ta merrnin gjysmëvëllezërit e Elijahut, Chaz Bono dhe Devon Allman.
Seanca gjyqësore e planifikuar të mbahej të martën në Los Angeles është shtyrë deri më 1 dhjetor, pasi Elijah dhe përfaqësuesi i tij ligjor nuk ishin të pranishëm.
Çështja pritet të rikthehet për shqyrtim në dhjetor, ndërsa përplasja ligjore mes Cher dhe nuses së saj vazhdon.
DJ Gimbo po përjeton një moment të dhimbshëm në familje, pasi është ndarë nga jeta gjyshja e tij, Ruka (Mavraj) Osmanaj,...
Këngëtarja e famshme, Ariana Grande, i ka dhënë fund turneut të saj “Eternal Sunshine” në Londër, në një...
Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë shqetësuese që, sipas saj, ka zgjatur prej më shumë se pesë...
Prona e Will Smith në Calabasas nuk është thjesht një vilë luksoze. Ajo është një kompleks gjigant privat që ngja...
Aktorja britanike Daisy Edgar-Jones ka rrëfyer një histori të veçantë për dashurinë e saj të adoleshencës ndaj ...
Një deklaratë e Fabrizio Corona-s ka tronditur botën e showbiz-it italian dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes një n...
Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, i dha fund beqarisë mbrëmjen e kaluar, duke kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Ajbin,...
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka festuar dje, më 1 shtator, 60-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të...
Janë publikuar pamjet e para nga momenti më me emocionues i mbrëmjes, ku këngëtarja Kida po kurorëzon zyrtarisht dashurinë ...
ITALI- Millie Bobby Brown ka tërhequr vëmendjen me veshjen e saj në liqenin e Komos pas një mbrëmjeje ditën e premte, me një ...