Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë
Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave. Kët&e...
Qëndresa e qytetarëve kundër qeverisë ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 131-të radhazi të protestave. Kët&e...
Një anëtar i një bande kriminale nga Glasgou, i cili furnizonte dhe shiste kokainë dhe kanabis, është fshirë nga regjistri i ...
Në kuvend vijon seanca maratonë ku pritet të hidhet për votim reforma e njëanshme e propozuar nga maxhoranca e kryeministrit Edi Rama e...
Protesta e 131-të ka vijuar sot me një format ndryshe nga herët e tjera, duke u zhvendosur pranë godinës së Parlamentit, ku po zhv...
Banorët e një lagjeje në qytetin e Durrësit ankohen për mungesën e pastrimit të mbeturinave. Përmes një denoncimi ...
Një aksident tragjik në punë i mori jetën një 35-vjeçari me origjinë shqiptare në Rasora, në territorin e komun&e...
Kuvendi pritet të votojë sot hartën e re territoriale me 46 bashki, një nismë e kundërshtuar nga opozita. Në seancë pri...
Detaje të reja kanë dalë nga çështja Balluku, ku disa fakte që janë administruar në dosje, kanë detyruar SPAK t&e...
Një punonjës i UPS-it, i cili humbi një email paralajmërues dhe ndryshoi gabimisht rrugën e transportit, bëri që pjesë t...
Një marinar 24-vjeçar i Marinës Mbretërore Britanike është paraqitur në gjykatë, i akuzuar për përgatitje p&...
Një raportim në mediat shqiptare ka ngritur në pikëpyetje fatin e kaparit të koncertit dhe marrëdhëniet mes menaxherit Ceni Kamberi, artistes Nora Istrefi dhe organizatorëve.
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Publik.al ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si janë menaxhuar pagesat dhe marrëveshjet financiare për një koncert të këngëtares Nora Istrefi në Chicago.
Në qendër të denoncimit është Ceni Kamberi, i cili sipas materialeve të paraqitura në redaksi ka vepruar si menaxher i artistes.
Sipas denoncimit, për koncertin në Chicago organizatori kishte lënë një kapar prej 3,500 dollarësh, ndërsa veç kësaj ishte parashikuar edhe një pagesë prej 500 dollarësh për vizën e artistes, si dhe të ardhurat që do të gjeneroheshin nga shitja e biletave.
Pretendimi kryesor i denoncuesit është se kapari është marrë nga menaxheri, ndërsa më pas ka pasur paqartësi dhe kundërshti mbi destinacionin e parave dhe nëse ato i janë kaluar apo jo artistes.
Mesazhet e Norës ngrenë pikëpyetje për kaparin
Në një prej komunikimeve të paraqitura në redaksi, një llogari që identifikohet si e Nora Istrefit i shkruan Ceni Kamberit: “Ceni të lutem thuji pronarit të eventit për kapar. A i ke thon hala?! Tlutem tregom”.
Menjëherë pas kësaj vjen përgjigjja: “Ok Nora e kryn sitmi dergon menjeher tregoj.”
"Ky komunikim tregon se çështja e kaparit ishte diskutuar drejtpërdrejt mes artistes dhe menaxherit dhe se Nora kërkonte informacion mbi pagesën. Në një tjetër komunikim të paraqitur në redaksi, bëhet sërish referencë te pagesa për Norën, ndërsa thuhet se paratë do të dërgoheshin.
Dokumenti i transaksionit: 3,500 dollarë
Një tjetër material i dorëzuar në redaksi është një pamje e historikut të një transaksioni të MoneyGram. Në dokument shënohet data 5 mars 2026, shuma prej 3,500 dollarësh, si dhe statusi “Ready For Pickup”. Në dokument figuron gjithashtu emri Hysen Kameri në lidhje me miratimin dhe marrjen e shumës.
Në komunikimin shoqërues, njëra palë pyet: “Sa ke derguar” dhe përgjigjja është: “$3,500”
Pas kësaj vijon një tjetër mesazh:“Gjysmen e gjith parave me the.”
Materiali, sipas denoncuesit, lidhet me kaparin e kërkuar për koncertin.
Nora kërkon sqarime për paratë
Në një tjetër bisedë, situata bëhet edhe më e drejtpërdrejtë.
Në komunikimin e paraqitur në redaksi, thuhet: “Shkruaj Labit”
dhe më pas: “Gjithcka ne lidhje me koncertin”
Në vijim shfaqet një diskutim për depozitën:“Depozitin qe ja ke qu Cenit”
Ndërsa përgjigjja është: “Ti duhesh me rregullu”
dhe më pas: "Une skam cka bej aty se nuk kam mare asnje pare.”
Ky komunikim është një nga elementët që ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si janë administruar paratë e koncertit dhe nëse ato kanë përfunduar te personi për të cilin ishin destinuar.
“Ke fol me Cenin për paratë?”
Në një tjetër screenshot, një person pyet:
“Një gje me duhet. Ke fol me Cenin per parat apo kurgjo sesht ber?”
Përgjigjja është: “Jo nuk i ka sjell.”
Në të njëjtën pamje shfaqet edhe një mesazh zanor prej 48 sekondash. Këto komunikime, sipas denoncuesit, janë pjesë e materialeve që tregojnë se edhe vetë artistja kishte kërkuar sqarime mbi paratë dhe nuk kishte dijeni të plotë se kur dhe sa ishte marrë apo dërguar.
Pretendimi për anulimin e koncertit në momentin e fundit
Sipas denoncimit, konflikti nuk është kufizuar vetëm te pagesa. Denoncuesi pretendon se Ceni Kamberi e ka ndaluar Norën Istrefi që të udhëtonte për koncertin në Chicago në momentet e fundit, ndërsa më pas paratë nuk janë kthyer te organizatori dhe as nuk i janë dorëzuar artistes.
Sipas të njëjtit denoncim, menaxheri i kishte komunikuar organizatorit se situata më mirë të mbyllej duke mbajtur paratë, pretendim ky që kërkon verifikim të mëtejshëm përmes dokumenteve dhe dëshmive të palëve të përfshira.
Pas konfliktit, Nora u nda nga menaxhmenti
Denoncuesi pretendon gjithashtu se pas kësaj situate Nora Istrefi ka ndërprerë marrëdhënien e menaxhimit me Ceni Kamberin.
Në materialet në denoncim, çështja paraqitet si pjesë e një konflikti më të gjerë mbi mënyrën e menaxhimit të pagesave, tarifave dhe marrëveshjeve me organizatorët e koncerteve.
George, Charlotte dhe Louis, fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton, nuk përdorin gjithmonë mbiemrin e tyre zyrtar në jetën ...
Vitet kalojnë, por Nebahat Çehre duket sikur ka gjetur mënyrën për t’i sfiduar ato. Aktorja që për publikun shqiptar ...
Psikologia Anxhela Peza ka komentuar çështjen e videove intime dhe akuzave që kanë qarkulluar së fundmi, duke u ndalur edhe lajmet p&...
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një moment të fri...
Michael Douglas ka rrëfyer një nga momentet vendimtare në fillimet e lidhjes së tij me Catherine Zeta-Jones, duke zbuluar se aktorja i k&eum...
Aktorja Zendaya është përfshirë në një debat në rrjetet sociale pasi nuk u ngrit në këmbë për të p&e...
Melimtx ka rikthyer vëmendjen e fansave me një seri fotosh të reja në Instagram, duke tërhequr sërish vëmendjen me pamjen d...
Ola po feston 24-vjetorin dhe një nga urimet më të veçanta ka ardhur pikërisht nga personi që i qëndron pranë në...
Aktoret e njohura turke Tuba Büyüküstün dhe Beren Saat prej vitesh janë përfolur si rivale por një deklaratë e re e akto...
Dasma e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës duket se ka pasur edhe një “surprizë” të papritur! Mes atmosferës festive, t&eu...