Sot në orën 10:00 protestë para Gjykatës Penale! Qytetarët kërkojnë lirimin e protestuesve
Aktivistët dhe qytetarët kane paralajmëruar sot se do të protestojnë para Gjykatës Penale, për të kërkuar lirimin...
Aktivistët dhe qytetarët kane paralajmëruar sot se do të protestojnë para Gjykatës Penale, për të kërkuar lirimin...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.6 lekë, në shitje me 79.8 lekë. Euro do të blihet me 91...
Aktivistë dhe qytetarët protestues kanë paralajmëruar mobilizim masiv për protestën e 100-të, e cila pritet të zhvillo...
Shqipëria do të mbizotërohet sot nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakter...
Pas thuajse dy vitesh, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i është rikthyer shpalljes së procedurave konkurruese për zonat...
Dashi Qetësia do mbizotërojë ne çdo moment gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me mire se kurr&e...
Me flakadanë, flamuj kuq e zi e thirrjet “arrestoni Ramën”, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet. Për 96 ditë...
Policia ka sekuestruar një automjet tip “Range Rover” pas një ndjekjeje në zonën e Vlorës, në kuadër të heti...
Mbahet sot protesta e 96 qytetare, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama. Ka nisur marshimi i ...
Sot shënohet dita e 96 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit m&...
Tapeti i kuq i Festivalit të 83-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia ka nisur të mbledhë emrat më të njohur të kinematografisë, ndërsa një prej çifteve që tërhoqi menjëherë vëmendjen ishte George dhe Amal Clooney.
Çifti u shfaq në Sala Grande me një elegancë klasike, duke zgjedhur të dy veshje në të zeza. George Clooney u paraqit me një smoking të zi prej materiali të mëndafshtë, të kombinuar me këmishë të bardhë dhe papion, duke sjellë në tapetin e kuq imazhin e një ylli të vërtetë të Hollywood-it.
Në krah të tij, Amal Clooney u shfaq me një fustan të zi të personalizuar nga Haider Ackermann për Tom Ford. Fustani me prerje të gjatë dhe të ngushtë kishte detaje të mbledhura dhe rripa shumë të hollë, ndërsa një tjetër palë rripash zbriste elegantisht nga shpatullat drejt krahëve, duke i dhënë veshjes një efekt modern dhe tepër sofistikuar. Një e çarë në pjesën e pasme të fustanit i dha mundësinë Amal të zbulonte këpucët e zeza me majë dhe taka të holla prej lëkure patentë. Ajo e kompletoi pamjen me një çantë të zezë në formë zarfi dhe bizhuteri të çmuara, mes tyre vathë me diamante dhe smeralde, një unazë dhe një byzylyk diamanti.
Për look-un e bukuroshes brune nuk munguan as elementët e saj karakteristikë. Flokët me nuanca të arta u stiluan të lëshuar, me onde voluminoze, ndërsa grimi u fokusua te sytë me një smoky eye në tonalitete rozë.Por për George Clooney, mbrëmja në Venecia ishte shumë më tepër se një tjetër dalje në tapetin e kuq. Aktori 65-vjeçar u nderua me Luanin e Artë për Arritje në Karrierë, një prej vlerësimeve më prestigjioze të Festivalit të Venecias. Gjatë ceremonisë hapëse, Clooney e priti çmimin me humor, duke bërë shaka për faktin se një vlerësim për “arritje në jetë” mund të jetë edhe një kujtesë për moshën.
“Kur të thonë se do të marrësh një çmim për arritje në karrierë, janë vërtet vetëm dy gjëra që të vijnë në mendje. E para: çfarë nderi i jashtëzakonshëm është ky. E dyta: a dinë ata diçka që unë nuk e di? Mos kanë folur me mjekët e mi?”, tha aktori, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Megjithatë, fjalimi i tij mori një kthesë më emocionale kur Clooney foli për njerëzit që kanë pasur rëndësi gjatë rrugëtimit të tij. Në mënyrë të veçantë, ai iu referua bashkëshortes së tij, Amal.
“Jam mirënjohës për miqësitë që kam krijuar gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar se sa shumë e dua gruan time. Sa krenar jam për të”, u shpreh ai.
George dhe Amal janë martuar në Itali në vitin 2014 dhe janë prindër të binjakëve Ella dhe Alexander, tashmë 9 vjeç. Duke ruajtur edhe një herë sensin e humorit, aktori bëri shaka edhe për fëmijët e tyre.
“Meqë ra fjala, fëmijët e mi janë dy njerëzit e vetëm që menduan se isha i mirë te Batman”, tha Clooney, duke iu referuar rolit të tij si Bruce Wayne në filmin e vitit 1997.
Pas momenteve humoristike, aktori dhe regjisori foli për një çështje shumë më serioze: rëndësinë e artit, gazetarisë dhe lirisë së shprehjes.
“Po jetojmë në një moment kur njerëzit në pushtet, njerëzit me më shumë para, po na thonë të kemi frikë nga njëri-tjetri”, tha Clooney, duke shtuar se historia ka treguar se të parët që përpiqen të heshtin regjimet autoritare janë gazetarët që bëjnë pyetje dhe artistët që refuzojnë përgjigjet e thjeshta.
Sipas tij, historitë dhe arti kanë një fuqi të veçantë për të krijuar empati dhe për t'i bërë njerëzit të shohin njëri-tjetrin përtej frikës dhe paragjykimeve.
“Filmat nuk i ndalojnë luftërat, nuk ulin inflacionin dhe nuk rregullojnë zgjedhjet, por bëjnë diçka të jashtëzakonshme. Na kujtojnë se një i huaj nuk është kurrë thjesht një i huaj dhe se ai mund të jetë heroi në historinë e dikujt tjetër”, u shpreh aktori.
Çmimi iu prezantua Clooney-t nga bashkëprotagonistja e tij në Jay Kelly, Laura Dern. Në ceremoni u përcoll edhe një mesazh nga Brad Pitt, me të cilin Clooney ka ndarë ekranin në serinë Ocean's. Pitt zgjodhi ta shoqëronte urimin me humor, duke e cilësuar mikun e tij si “një kërcimtar vërtet të keq”.
Ndërkohë, gjatë një konference për shtyp të zhvilluar më herët, Clooney ka treguar se në të ardhmen e afërt synon t'i kushtohet më shumë aktrimit sesa regjisurës.
Aktori kishte menduar gjithashtu për mënyrën se si do ta festonte këtë arritje. Clooney tregoi se ai dhe Amal do të dilnin për darkë së bashku, duke shtuar me shaka se bashkëshortja e tij do të kishte veshur një fustan shumë të bukur dhe se, për këtë arsye, do të duhej të zgjidhnin me kujdes vendin ku do të shkonin.
Kylie Jenner ka reflektuar mbi një nga blerjet më të mëdha të pasurive të patundshme që ka bërë në moshë...
Influencuesja japoneze e njohur si “Rurutan” ka treguar se hyri fillimisht në industrinë e seksit për të shlyer një borxh...
Disa postime të Beatrix Ramosajt në Instagram kanë rikthyer për pak kohë vëmendjen te një prej historive më të ko...
I gjithë opinioni publik është tronditur thellësisht nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-banorit të...
Një dedikim plot dashuri ka shoqëruar ditëlindjen e Loredana Zefit, e cila sot feston 31-vjetorin e lindjes. Partneri i saj, futbollisti Karim...
Para se të pranojë çmimin për Arritje Jetësore këtë të mërkurë, George Clooney ka shijuar një mbrë...
Céline Dion është shfaqur jashtë një hoteli në Paris, ku ka kënduar dhe kërcyer për fansat e saj, vetëm pak ...
Një urim ditëlindjeje i Kader Kicajt për gjyshen e saj ka rikthyer në vëmendje një nga pjesët më të ndjeshme të...
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, ka paralajmëruar largimin nga rrjetet sociale dhe tërheqjen nga jeta publike, duke bërë të...
Mund ta themi me plot gojë dhe bindje të plotë se trofeu për dasmën e vitit i takon me meritë, Kidës dhe Ajbit. Mes njerë...