
Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka folur hapur për herë të parë mbi frikën që ndiente në fillimet e karrierës për të zbuluar publikisht origjinën e saj, duke pranuar se kishte frikë se kjo mund t’i mbyllte dyert në industrinë e muzikës në Greqi.
E ftuar në emisionin “The 2Night Show”, Foureira tregoi se ishte rritur me bindjen se origjina e saj shqiptare mund ta pengonte të kishte të njëjtat mundësi si të tjerët. “Kur rritesh, kjo frikë të futet brenda. Mendoja se nëse thosha se jam nga Shqipëria, nuk do të më jepeshin mundësi të barabarta. Ky ishte realiteti që përjetoja,” u shpreh ajo.
Këngëtarja kujtoi edhe momentet e vështira që përjetonte familja e saj, duke treguar se nëna shpesh qante për komentet dhe paragjykimet që përballej vajza e saj. “Nëna ime më përqafonte dhe qante duke më thënë: “Vajza im, çfarë të kanë bërë? Ti nuk ke bërë asgjë””, rrëfeu Foureira.
Ajo shtoi se mbështetja e njerëzve pranë saj e ndihmoi të vazhdonte rrugën në muzikë, derisa publiku e vlerësoi për talentin dhe jo për origjinën. Gjatë intervistës, artistja ndau edhe historinë e njohjes me partnerin e saj, ish-futbollistin Alberto Botía. Ajo tregoi se e pa për herë të parë rreth dhjetë vite më parë, kur ai, asokohe pjesë e Olympiacosit, kishte shkuar në lokalin ku ajo performonte pas një fitoreje të skuadrës.
“Kur e pashë, mendova: ‘Sa i pashëm është, mos është aktor apo model?’. Nuk e dija fare kush ishte,” tha ajo me humor. Më pas, Botía i dërgoi një mesazh në Instagram, ku e përgëzonte për performancën. Foureira iu përgjigj dhe prej aty nisi historia e tyre e dashurisë. “Filluam të flisnim, dolëm bashkë dhe gjithçka nisi natyrshëm. Në nëntor festojmë 10 vjet bashkë,” zbuloi këngëtarja. Çifti kanë një djalë, Hermesin, i lindur në shkurt të vitit 2023, dhe vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të njohura të showbiz-it grek.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
30 Qershor23:01
Përplasja mes Can Yaman dhe ish-producentit rikthehet në qendër të vëmendjes, aktori shpërthen me akuza të forta
Një intervistë e fundit e producentit të njohur turk Faruk Turgut ka rihapur konfliktin e vjetër me aktorin Can Yaman. I pyetur nëse do...
SHOWBIZ
30 Qershor22:47
Selin Bollati dhe DJ Gimbo zbulojnë një hap të ri në lidhje: Tashmë jetojnë bashkë
Për herë të parë që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë dhënë nj...
SHOWBIZ
30 Qershor20:13
Dea Michellee tallet me Erion Braçen për vezët që iu hodhën mbi makinë. Deputeti i përgjigjet dhe e bllokon
Influencerja Dea Michellee është përfshirë në debat në rrjetet sociale edhe me një tjetër deputet të Partisë...
SHOWBIZ
30 Qershor17:49
“Po bëj shumë gjëra në heshtje”/ Selin Bollati: Nëse ky është momenti im unë dua ta jetoj
Të ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, kanë qenë Selin Bollati dhe Dj Gimbo, në daljen e tyre të...
SHOWBIZ
30 Qershor16:22
“Nuk jemi si më parë” Londrimi thyen heshtjen për raportin me Elijonën dhe Klodin
Pas shumë zërave që qarkullonin prej kohësh në rrjet, lidhur me një distancim të mundshëm mes ish-konkurrentëve t&e...
SHOWBIZ
30 Qershor12:45
Aktorja fituese e çmimit BAFTA, e filmit “The Good Life”, Penelope Keith ndahet nga jeta në moshën 86 vjeçare
Dame Penelope Keith, aktorja britanike fituese e çmimit BAFTA, e njohur më së miri për komedinë e BBC-së "The Good Life" , ka ...
SHOWBIZ
29 Qershor19:57
VIDEO/ Martohet vajza më e bukur në botë. Pamje nga momenti i ceremonisë
Tilan Blondeau, francezja 25-vjeçare që dikur u cilësua si "vajza më e bukur në botë", është martuar me të fejuar...
SHOWBIZ
29 Qershor19:16
Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet nënë e vetme me IVF: Fëmijës i duhet një nënë e lumtur
Xhuli Nura ka reaguar pas kritikave të shumta që ka marrë për zgjedhjen e saj për t’u bërë nënë e vetme p&eum...
SHOWBIZ
29 Qershor19:12
Filmi për Michael Jackson vendos rekord historik, bëhet biografia më fitimprurëse e të gjitha kohërave
Edhe 17 vite pas ndarjes nga jeta, emri i Michael Jackson vazhdon të dominojë industrinë e argëtimit. Filmi biografik “Michael”,...
SHOWBIZ
29 Qershor17:48
“Ishte natë e paharrueshme”, Egli Tako flet për eksperiencën në Big Brother
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ka rikthyer në vëmendje përjetimet e saj gjatë qëndrimit në shtëpin...