Banorët e Treganit denoncojnë gjendjen e rrugës: Nuk mund të shkojmë në shtëpi!
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ku ngre shqetësimin për djegien e mbetjeve në disa zona të...
Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke mars...
Armëpushimi energjetik i shpallur nga Donald Trump të dielën u vu në provë dhe dështoi në terren përpara përfundimi...
Sadleva Bodo pritet të marrë detyrën e Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Kupi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, ...
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...
Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs dyshohet se ka pësuar një dëmtim në kokë pas një rrëzimi në burgun federal FCI Fort Dix, në New Jersey. Sipas raportimeve të mediave amerikane, 56-vjeçari është transportuar me ambulancë nga institucioni mëngjesin e së shtunës.
Burime nga burgu kanë bërë të ditur se Combs ishte i vetëdijshëm dhe komunikonte kur u kthye në institucion, përpara agimit. Megjithatë, rrethanat e incidentit dhe shkalla e dëmtimit të tij nuk janë bërë ende të ditura.
Përfaqësuesi i reperit, Juda Engelmayer, deklaroi për “Daily Mail” se ekipi i tij ishte në dijeni të raportimeve dhe po përpiqej të konfirmonte rrethanat e ngjarjes.
“Shëndeti dhe mirëqenia e Sean janë shqetësimi ynë i menjëhershëm”, u shpreh ai.
Sipas TMZ, ende nuk dihet se si ka ndodhur rrëzimi që dyshohet se i shkaktoi dëmtimin në kokë. Ndërkohë, “Daily Mail” ka kërkuar një reagim edhe nga përfaqësuesit e burgut federal.
Diddy do të qëndrojë më gjatë në burg?
Lajmi për incidentin vjen në një kohë kur reperi po vuan dënimin me burg, pas procesit gjyqësor që tërhoqi vëmendjen e gjerë të publikut.
Vitin e kaluar, Combs u dënua me katër vjet e dy muaj burg pasi juria e shpalli fajtor për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për qëllime prostitucioni përtej kufijve shtetërorë. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të organizimit kriminal dhe trafikimit seksual.
Sipas të dhënave të Byrosë Federale të Burgjeve, data e parashikuar e lirimit të tij është ndryshuar disa herë. Aktualisht, lirimi është planifikuar për më 2 mars 2028, rreth gjashtë javë më vonë se data e mëparshme, 21 janar 2028.
Arsyet e këtij ndryshimi nuk janë bërë të ditura zyrtarisht. Sipas raportimeve të fundit të mediave amerikane, Combs është rikthyer në izolim, pas publikimit të pretendimeve se ai po gëzonte trajtim të privilegjuar brenda burgut.
Një raportim i “NBC News”, duke iu referuar personave që kanë qëndruar në të njëjtin sektor me reperin, pretendonte se disa të burgosur i shërbenin atij duke i përgatitur ushqime, duke pastruar qelinë dhe duke i ofruar masazhe.
Gjithashtu, sipas këtyre pretendimeve, Combs mund të ketë pasur akses në një telefon celular dhe në një tablet të modifikuar, përmes të cilit dyshohet se ka ndjekur dokumentarin e reperit 50 Cent, i cili trajton akuzat dhe polemikat që lidhen me të.
Katër persona që kanë qëndruar në të njëjtin sektor burgu kanë pretenduar gjithashtu se reperi kishte akses në pije alkoolike të futura kontrabandë, si dhe në shërbime të tjera që nuk konsiderohen të zakonshme për të burgosurit.
Sipas të njëjtave raportime, këto privilegje dyshohet se financoheshin përmes të burgosurve të tjerë, të cilëve u rimbusheshin llogaritë e blerjeve nga persona jashtë burgut.
Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Përfaqësuesi i Combs ka deklaruar se nuk ka asnjë mënyrë për t’i verifikuar në mënyrë të pavarur thashethemet e publikuara.
Ndërkohë, Byroja Federale e Burgjeve ka refuzuar të komentojë mbi kushtet e izolimit të reperit, duke argumentuar se për arsye privatësie dhe sigurie nuk diskuton rrethanat e trajtimit të personave të burgosur.
Këngëtarja e njohur amerikane, Britney Spears, ka rrëfyer se vazhdon të ndihet e hidhëruar për 13 vitet që kaloi nën kuj...
Një tjetër deklaratë ka ardhur lidhur me videot private të kompozitorit Adrian Hila, të cilat prej ditësh kanë qenë n&...
Filmi “Digger”, me protagonist aktorin amerikan Tom Cruise dhe regji të fituesit të çmimit Oscar, Alejandro González I&ntild...
Selin ka publikuar një fotografi të ëmbël me Gimbon, ku dyshja shfaqen para pasqyrës në një moment mjaft të afërt...
Këshilluesi i stilit, Liri Nikqi ka zbuluar disa detaje nga dasma e vëllait të Bebe Rexhës, e cila është bërë mjaft vira...
Dua Lipa mund të nisë një kapitull të ri në Itali, duke u zhvendosur nga Londra në Milano në fillim të vitit 2027. Sipas...
Princi Harry ka folur hapur për një periudhë të vështirë të jetës së tij, duke treguar se pas largimit nga Britania...
Dasma e vëllait të këngëtares shqiptare Bebe Rexha është vënë në qendër të vëmendjes këto dit...
Të gjithë jemi kuriozë se kush do të jenë banorët ose opinionistët e edicionit të gjashtë të “Big Brothe...
Trajnerja Linda Kalemi ka rrëfyer arsyet që e çuan drejt ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin kishte ndërtuar një jetë...