
Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka rikthyer vëmendjen e publikut më 5 shkurt me publikimin e një EP-je të re, e cila përmban gjithsej pesë këngë. Projekti i fundit ka ngjallur reagime të shumta në skenën muzikore, veçanërisht për shkak të përmbajtjes provokuese dhe mesazheve direkte që përfshihen në disa prej këngëve.
Njëra nga këngët më të komentuara mban titullin “Diss”, ku Mozzik ka zgjedhur një qasje jo të zakonshme, duke ironizuar fillimisht vetveten, por pa kursyer as emra të njohur të estradës shqiptare. Përveç figurave të artit, reperi ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke iu referuar një situate të ndodhur gjatë vitit të kaluar, e cila në atë kohë kishte marrë vëmendje të gjerë publike.
Këto vargje nuk kaluan pa reagime. Ish-reperi Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku me tone ironike ka komentuar përmendjen e kryeministrit. “Paramendo Albin Kurti duke u munduar t’i bëjë kurthe Mozzikut”, ka shkruar ai, duke nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Duhet theksuar se Fero, së fundmi, në bashkëpunim me reperin S4MM, ka publikuar një këngë të re ku i drejtohen Mozzikut me vargje kritike, duke vazhduar kështu përplasjet verbale mes tyre në muzikë.
Megjithatë, pavarësisht polemikave dhe “diss”-eve, Mozzik ka marrë një valë të madhe komentesh pozitive dhe përkrahjeje nga fansat, të cilët kanë vlerësuar EP-në si një projekt të guximshëm dhe autentik në skenën e hip-hopit shqiptar.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
6 Shkurt13:28
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë me vajzën, nuk isha gati për një fëmijë
Në fund bëhen të gjitha, ndonjëherë shumë më mirë sesa e kishim menduar! Ky është mesazhi që moderatorj...
SHOWBIZ
6 Shkurt13:27
Çiljeta: Para hyrjes në “Ferma VIP”, marrëdhënia me Albanin ishte në kolaps, po humbisja veten
Në një bisedë të sinqertë në podkastin MAM, ku tema kryesore ishte prindërimi dhe jeta personale, Çiljeta Xhilaga u ...
SHOWBIZ
5 Shkurt23:02
Nga punëtor ditor në “mashkulli më i pashëm i Indisë", historia e ‘Justin Bieber-it indian’
Suraj Chavan, i njohur në rrjet si “Justin Bieber-i indian”, është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi u shpall ...
SHOWBIZ
5 Shkurt22:21
Grabitet shtëpia e Leonora Jakupit, si hajdutët i hynë në banesë gjatë Live-t të BBVIP Kosova
Këngëtarja e njohur, njëherësh opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi ka përjetuar një situatë mjaft...
SHOWBIZ
5 Shkurt22:16
“Do mbyll gojën e do rri si në burg”/ Rogerti te Dhoma e Rrëfimit: Nuk më keni njohur nëse mendoni
Rogerti ka folur te Dhoma e Rrëfimit për izolimin e tij te dhoma e reflektimit. Banori shprehet se do mbyllë gojën dhe do rri si në bur...
SHOWBIZ
5 Shkurt22:06
Hiqej si i punësuar i Top Channel / Si Elton Tozaj mashtronte bizneset
Një personazh publik, Elton Tozaj, ish banor i Big Brother Albania, ka mashtruar disa biznese, duke u hequr si punonjës i brendshëm i televizioni...
SHOWBIZ
5 Shkurt19:59
Statistikat flasin qartë/ Ja kush është banori më i kërkuar i BBVA 5
Të dhënat e fundit nga Google Trends për 30 ditët e fundit kanë zbuluar se cilët banorë të “Big Brother VIP Albani...
SHOWBIZ
5 Shkurt19:11
“Kur jam me të jetoj, e kam shumë përzemër”, Selin flet për raportin e saj me Gimbon: Më pëlqen që…
Selin ka folur për raportin e saj me Gimbon, duke zbuluar dhe ndjesitë që ka për të.
Ajo shpreh vlerësimin që ka për ba...
SHOWBIZ
5 Shkurt18:36
“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin
Bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini ka komentuar rrugëtimin e bashkëshortit të saj në Big Brother. Ajo u shpreh për raportet...
SHOWBIZ
5 Shkurt18:22
“Babi e dëboi mamin prej shtëpisë”/ DJ Gimbo flet për ndarjen e prindërve të tij: Mami kishte shkuar te gjyshja
DJ Gimbo dhe Selin kanë patur mbrëmë një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin, ku kanë treguar histori mjaft personale....