“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
SHOWBIZ
FOTO/ Ronela Hajati publikon për herë të parë imazhin e të dashurit
PiranjatPërditësimi i fundit 9 Shtator 2025, 10:46
Ronela Hajati publikon imazhin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën. Këngëtarja e cila zbuloi pak javë më parë se ishte në një lidhje dashurie, ka publikuar imazhin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.
Ajo zbuloi për herë të parë portretin e djalit zeshkan që ka në krahë, por pa zbuluar emrin e tij.
“Profil professional po fotot e zemrës aty❤️ mundësisht me një bonus brenda ????”, shkroi këngëtarja.
Në muajin korrik Ronela Hajati ka habitur ndjekësit me një postim të papritur në rrjetet sociale ku u shfaq krah mashkullit misterioz, duke ndezur menjëherë spekulimet rreth jetës së saj private.
Ronela shihej në ambiente plazhi duke buzëqeshur krah partnerit, të cilit u kujdes të mos i zbulonte portretin.
Ronela Hajati është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj sentimentale, duke zgjedhur të mbajë larg syrit të publikut marrëdhëniet e saj personale.